TIRANE- Vetëm pak minuta pas përfundimit të seancës së djeshme në kuvend, 11 deputetë të LSI e PDK me në krye dy kryetarët e tyre Ilir Meta e Nard Ndoka, u futën në grevë urie. Deklarata e tyre erdhi menjëherë pas mungesës së reflektimit sipas tyre nga dy partitë më të mëdha PD e PS për ndryshimet në kodin zgjedhor. “Do të hyjmë deri në vetëflijim”, paralajmëroi jashtë dyerve të parlamentit deputeti i LSI Dritan Prifti.
Greva
Të 11 deputetët nuk e kanë lënë sallën e seancave plenare pas orës 19.30, kohë në të cilën përfundoi ditën e djeshme edhe aktiviteti i Kuvendit. Ata janë akomoduar në sallë, por ndërkohë, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ka marrë masa që deputetët grevistë të mos kenë kushtet për një deputet. Kështu, atyre u është hequr sistemi i ngrohjes dhe praktikisht presupozohet se kanë kaluar një natë të ftohtë. Rreth orës 23.00 të mbrëmjes, deputeti i PDK, Nard Ndoka tregon situatën. “Na e kanë hequr sistemin e ngrohjes por ndriçimi vazhdon akoma” tha ai.
“Nuk na lejohet dhe është mbyllur dhoma e deputetëve që është free për internetin”, tregon ndër të tjera deputeti i LSI-së, Nikollaq Neranxi. Por deputetët grevistë janë të bindur për të vazhduar grevën. Ata qëndruan në sallë përgjatë gjithë natës së djeshme ndërkohë që gjatë ditës së sotme do të priten të tjera zhvillime.
Protesta
E ndërkohë që brenda deputetët e LSI e PDK kanë filluar grevën e urisë, jashtë me dhjetëra aktivistë të LRI mes të cilëve duken drejtuesit e saj, Erisa Xhixho, Besian Pesha, por edhe bashkëshortja e kreut të LSI-së, Monika Kryemadhi kanë filluar protestën. “Nuk do të ikim që këtu”, thotë për Gazetën Monika Kryemadhi. Por rreth orës 22, protesta e tyre ka përfunduar, ndërkohë që Kryemadhi thotë se protesta do të rifillojë dhe do të vazhdojë përgjatë gjithë ditës. Vetëm pesë orë pasi Komisioni i Reformës Zgjedhore miratoi me konsensusin e PD-PS Kodin e ri Elektoral, Ilir Meta dhe Nard Ndoka shpallën nga foltorja e Kuvendit fillimin e grevës së urisë nga ana e deputetëve të partisë së tyre.
Prej orës 19:30 të pasdites së djeshme, 11 ligjvënës: Ilir Meta, Pëllumb Xhufi, Ndre Legisi, Petro Koçi, Nikollaq Neranxi, Spartak Braho, Nard Ndoka, Ndue Shpani, Ymer Tola, Jak Ndokaj dhe Frrok Gjini, janë të ngujuar kësisoj në sallën e punimeve plenare si shenjë proteste ndaj hartimit të Kodit Zgjedhor nga PD-ja e PS-ja. Në mbështetje të deputetëve grevistë, me qindra mbështetës e simpatizantë të LSI-së e PDK-së nisën sakaq po dje në mbrëmje protestat me moton; “Në mbrojtje të Kushtetutës, jo vjedhjes së votës”. Ndërkohë, ambasadorë të vendeve të Bashkimit Europian në Tiranë kanë kërkuar takim me përfaqësues të LSI-së jashtë grevës për t’u njohur me pretendimet e grevistëve.
31 KomenteTrego/Fshih të gjitha përgjigjet ndaj komenteve
i kane heqe ngrohjen :D mire qe nuk i nxjerr jashte me shjelma b....ve per okupim abuziv te parlamentit :D
Jo sistem ngrohje qe s'duhet te kene, por mundesisht t'ju fryjne aty ndonje tufan, ju e dini, ka ca pajisje qe fryjne ere e te duket vetja sikur je tek stacioni i trenit ne Milot.
Po ç'gomere qe lind ajo toke mo te shkreten !
Ky akt do te rrise shume kredibilitetin e polit te trete. humbes jane PD e PS
Dhe Kadare do te shkruaje vazhdimin II te "Dhe krushqit jane te ngrire".
Neper qytetet perkatese : Skrapar e Fushe-Arrez, do te ngrihen permendore ku çdo 5 maj do te vendosen lule ne nderim te deshmoreve te atdheut.
Dhe lopet ilegale te qytetareve do te shkojne te nesermen te mbushin gjinjte me qumesht te fresket lule deshmoresh.
Dhe atdheu do te jete me i forte se kurre.
Tek ne vazhdon akoma politika me parlamentaret tane e tipit "jo, dua akullore tani jo mbas bukeeeeeeeee se po nuk me dhe tani akullore do thyej xhamat dhe do pres gishtin". Ata duhen cuar ne kopesht njehere, burre e grua, dhe ty shpjegohet qe parlamentin e kane te gjithe kalamajte dhe nuk mund ta privatizojne ata si cift, njeri nga brenda e tjetra nga jashte, dhe qe duhet ti lene dhe kalamajte e tjere te lozin me parlamentin.
Nderkohe prisni nje batare me shkrime te reja tek Panorama.
Po më vjen habi me çnjerzillëkun e treguar këtu prej komentuesve.
kërkesat e partive përkatëse janë shumë të drejta: kërkojnë përfaqësuesit e tyre në komisionet e votimit për tu siguruar që votat të mos vidhen. Ku ka ndonjë gjë për ironi, për shpoti apo tallje?
Sado që reputacioni i të qenit deputet ka rënë dukshëm aty, këta ma do mendja e kanë mbledh mirë mendjen që nëse hyjnë t'i përmbahen asaj që kanë marrë përsipër. Ndryshe do dëmtohen përgjithnjë nga reputacioni i humbur.
Heqja e ngrohjes thjesht çnjerëzore! Edhe kush pa, ajo "aristokratja", "nëna e dhembshur" që shpërndan aparatet e diagnostikimit të kancerit të gjirit nëpër republikë. Zhaba!
Ilir Meta , greve urie ne parlament,
HEU BRE BURRA ERDHI DIT E ARBRIT
Ilir Meta mund te kete te drejte ,por kjo, greva e urise, qe ai ka ndermend te bej , duket shume anakronike ,me ta cpif .
Studenti i dhjetorit ,-thote , e cer pastaj ? Te gjithe kane qene studenta dhjetori !
Me mire thuaj du pushtet me zor !
Ky me duket si i cmendur,o do te behet kryeminister o ska .!
Ikane bere ato partite e tyre si firma bisnesi ! Iliri eshte pathetic ,qesharak me shume se sa bindes ! Zoti i shtofte inotin te dhina tu qesh !
Cnjerezi ?!
Per keta 11-te kungujt e papjekur qe jane ngujuar, dua te them vetem kaq : keta jane palaço qe duhen shporrur per leckash jo vetem nga Kuvendi por edhe nga Tirana fare. Te zhduken njehere e mire nga ai vend.
Dhe pastaj vijne qelbaniket dhe te perrallisin per "teorine e ngujimit" qe gjoja e ka shpikur maloku i trashe. Si ta merr mendja ty, ia beson Shqiperine Petro Koçit apo Ndue Kurrkushit (si e kishte emrin ky) kur veprojne si rrugaçer e si harbute ? Ilir Meta thyente vazot e Kuvendit duke bere peshengritje e duke iu versulur nje gruaje. Qelbaniket.
Po pse gri sallate une ketu ? A ka mbetur me gje per te thene per ato fytyra ?
ANXHELA DALANI VDIQ, NEN RRENOJA...
ILIR META, GREVE URIE.............
Po ata nuk kanë mbirë në bahçenë tënde që i quan kunguj ore...
Nuk e marr vesh më pas si e lidh grevën e urisë me ngujimin? Ku hyjnë "malokët" këtu?
Pastaj, çfarë të shqetëson ty prej grevës? Për mua, vetë hapi i ndërmarrë tregon shumë. Nuk shkojnë përditë deputetët në grevë urie, në çdo lloj shteti të botës.
Kjo punë më tej, i bën dhe keq imazhit të Shqipërisë në EU edhe më tej. Nuk besoj ama se e kanë fajin grevistët për këtë.
Të shohim vërejtjtet e Evropit. Përpara syve të tyre, të gjithë shqiptarët jemi katnarë e malokë, mo e vra mendjen.
"Të shohim vërejtjtet e Evropit. Përpara syve të tyre, të gjithë shqiptarët jemi katnarë e malokë, mo e vra mendjen."
Pikerisht ashtu Jul. Edhe nuk ka fare asnje medyshje ne kete mes. Madje per ata shyqyr qe erdhi ky rast ne dere, se do justifikojne edhe ca nderhyrje e sterzgjatje te tjera ne misionet e tyre shpetimare ne kete "xhungel njerezore" qe e ushqejne moralisht
jo pa ngohje qe ti lere, po te vere dhe roje rreth dhomes qe mos te kalojne trastat fshehurazi
ketu s'behet greve se eshte e drejte apo jo, ketu behet greve se humbet karrigia.
I.Metes do ti beje mire pak diete pasi eshte bere katror e koken nuk po e mban me dot (nga fukaralleku e ka).ka apo nuk ka te drejte te beje greve kete nuk dua ta komentoj por nuk dua te le pa kujtuar se ky personazh do bente te njejten gje me PD po te ish ne krye te PS .e sa per Ndoken....nuk u ngop ky derdimen sharlatan i njemij flamureve me aq kohe qe ish minister i semundjes..
sa per kredibilitetin qe do te rrise ky akt kam shume rezerva ta pranoj ..pasi mendoj se opinioni popullor ka ndryshuar ne shqiperi nuk sensibilizohet me me akte te tilla, mor edhe sikur ndonjeri prej tyre te bente edhe vetvrasje(e dhente zoti)
Nderkohe, gazetari perton te na njohe dhe ne me pretendimet e lartepermendura.
Ka me shume rendesi temperatura e ambjentit, "presupozohet se kane kaluar nje nate te ftohte", megjithese lexuesit qe nuk e perjetoi mbreme naten Tiranase mund t'i interesoje nje presupozim me i detajuar, plus minus 2 grade.
ata ishin njembedhjete.......e do kujtohen cdo vit me njembedhjete janar......
Ilir Meta ashtu si edhe kryeministri rojne me historine e dhjetorit ,njeri me dy gishta perpjete kur nuk eshte nevoja ,sepse simboli i dy gishtave vlente vetem per ate kohe ,dhe sot dygishtat larte jane qesharak,tjetri kerkon ngujim ,greve urie si ne dhjetor te 92 ,si forme e re e kundershtimit ndaj diktatures ,te dy keto forma simbolesh te shprehej ,te kundershtimit ,dhe pozicionit kunder-jane te vjetra te konsumuara !
Iliri mund te vrasi mendjen per nje rruge tjeter ,si si te mund te rrise elektoratin e vet realisht ,qe te mund te kete me shume vota ne parlament .
Me zor dhe me greva urie do me ngrite elektorat ti Mete ? Ti Mete je nje karierist ne politike ,puno ma mire me Moniken .
Shi cer argumentash nxjerr Meta kunder dy kundershtareve per pushtet.:
Berisha ish doktor i Hysni Kapos dhe Edi nipi i Spiro Kolekes ,ndersa une-thote Meta ,ish studenti i dhjetorit , do ti rrezojme keta diktatore ,bertet Meta ,!!! Dhe si ? me greve urie ne parlament ! Ky eshte gabim .
Berisha edhe Edi mund te jene qen bir qeni..por nuk jane argumenta se ku ka qene njeri dhe kush daja i tjetrit .
Si Hysniu dhe Spiroja kane qene zoterinje te nderuar ,qe nuk kane lidhje me te sotmen.
Mete germo germo se qenin e ngordhur do te gjeshe !!
Mund njeri te shpjegoje çfare pretendojne partite e vogla? Greva eshte thjeshte sepse i nxjerr jashte loje kodi i ri zgjedhor ??
PARTI TE VOGLA, te vogla, te voglaaaaaaaaaaaa
PORDHE TE MEDHA TE MEDHA TE MEDHAAAAAAAAAAAA
Greve e urieee???? jo jo eshte greve per karrige!!
C'po me kujtohet ajo kenga:
Pune se pari, kjo eshte nje ceshtje thjesht politike dhe si e tille nuk duhet et bllokoje punimet e kuvendit ku varen gjera me te rendesishme se sa karriget e atyre qe kane hyre ne ate greve urie (qe duhet thene se nuk te krijojne asnje lloj respekti).
Kjo greve duhet te ishte hapi i fundit i tyre. Une nuk kam pare ndonje proteste popullore per kete ceshtje (gje qe u premtua nga LSi), po asnje mini-proteste para parlamentit (pervec mbreme) nuk eshte bere deri me sot. Epo atehere, me cfare te drejte "pushton" sallen e legjislativit (dhe ankohesh edhe per ngrohjen!!!).
Meta duhet te kishte hyre ne greve dhe atehere kur shiti Majkon per karrigen e zv-kryeministrit, dhe ne shume raste te tjera kur ka bere pazare majtas e djathtas. Per ata te tjeret nuk ja vlen te flasesh se ata jane "Bir Selman i nenes...". Nuk them se Berisha e Rama nuk po ja fusin ketyre partive, por dhe keto parti e kane bere balte, dhe ne fund te fundit kjo eshte politika!!!
Evropa duket se nuk do te perfshihet ne politikat e brendshme te partive tona per kontestimin e kodit elektoral duke thene qe problemet vine nga mungesa e besimit midis partive per kete ceshtje.
Birisha nderkohe mundohet ta paraqese si ceshtje te brendshme te opozites greven e urise:
Nderkohe me duket se do futet dhe Ypi ne greve urie per faktin qe ne gjuhen tone kemi me shume sende qe kane te bejne me vrasjen te cilat jane te gjinise femerore sesa te gjinise mashkullore.
Vertet eshte per te qare. Cfar bejne linguistet tane? Pse ata i tolerojne akoma keto padrejtesi? Pse nuk ia nderrojne gjinine ketyre fjaleve vrasese dhe ti bejne qe te kene gjini mashkullore, qofte me prapashtesa apo dhe me nje urdher egzekutiv nga qeveria nese eshte e nevojshme? Mos valle duhet te ndodhe nje Gerdec tjeter para se ata te marrin masat e duhura gjuhesore, apo akoma nuk e kane kuptuar ata qe femra jone eshte gati per te gjitha?!
Budalleqet e Ilir Mete's s'kan fund...
Vetem ne Shqiperi ku politikanet tone barbar, injorant, te prapambetur e Osmanlli...mund te ndodhin idiotizma si kto. Ne ndonje vned tjeter...policia do ishte brenda ne salle brenda minutit...dhe idiote do nxirreshin me shkelma jasht salles se parlamentit.
Ilir Meta eshte perfaqsimi i injorances dhe prapambetjes politike Shqiptare...ja ka kaluar me kohe edhe Sali Berishes.
...
per mua kretarja e parlamentit eshet me negativja ne jeten politike shqiptare ne fillim e mendova pozitive edhe pse jam me ide te majta turp per te edhe kur deputeti i partis demokratike ofendoi arta dade ajo si grua ehd kryetare parlamenti nuk e mori ne mbrojtje te qenurit grua dhe jo si deputete e majte por turp per jozefina topalli
Ju grupi keni nevoje per nje edukim kulturor,per nje integrim me te jere me politiken shqiptare.Ve re qe asimilimi i ndjenjave,i politikes,ekonomise e kultures,ne ate qe ju nxjerr ne pah si nje individ bosh mund te kete ardhur nga prezenza juaj jashte.
...
Te mirat e greves se urise:
1. Per here te pare Topalli heq ngrohjen nga kuvendi, pasi pa reklamen e bojaxhiut: kurse energjine.
2. Salla e kuvendit, ku gjithnje themi se ka pak deputete, do te kete deputete edhe kur nuk eshte ne pune.
3. Shqiptaret do te dalin ne proteste perpara kuvendit, edhe pse kjo nuk eshte as per uje, as per drita, as per siguri, por e organizuar nga dy parti politike.
4. Ilir Meta do dobesohet
Te keqijat e greves se urise:
Me duket vetja si ne 92-shin kur partia ne pushtet bente ca te donte dhe askujt tjetri nuk i shkonte ndermend per nje fjale si "negociate" apo "marreveshje" dhe "tjetri filozofik" bente ose protesta, ose greva urie, por pa asnje rezultat, pervec heqjes se imunitetit sic ndodhi me te ndjerin Azem Hajdari.
Perfundimi i greves se urise:
Nuk kemi mesuar dhe nuk do te mesojme per nja ca vjet te tjera, qe t`u veme lakun politikaneve qe te mos tallin te ndenjurat me asnje por te punojne paksa
Ashtu si cdo aktor tjeter politik ne Shqiperi, edhe LSI-ja ka nevoje per mbeshtetje nderkombtare ne kete beteje por kam pershtypjen qe me kete futjen ne greve urie s'ka per ta pasur. Per te huajt eshte e pakuptueshme sesi nje deputet mund te zgjedhi nje rruge te ketille duke hedhur poshte te gjithe sistemin.
... e per me teper qe te dale kunder vullnetit te shumices se votuar nga populli
Po G99 me ligjin e ri do kete te njejtin fat te ketyre partive te vogla qe po grevojne apo e kam gabim?