Login



Register

2 prilli, variantet mbi shtypjen e protestës dhe kërkesat për ndjekje penale

Metropol

Pyetjet e përgjigjet e plota mbi raportin e komisionit për vrasjet e 2 prillit në Shkodër
Ministri i Brendshëm Gramiz Ruçi jep kundërargumentet mbi veprimin ndaj protestës

Në një seancë të posaçme Kuvendi i Shqipërisë ka diskutuar mbi situatën në Shkodër pas vrasjes së 2 prillit, ndërsa janë paraqitur variantet mbi hetimet. Metropol zbardh sot raportin e komisionit parlamentar, si dhe përgjigjet që kreu i këtij komisioni u dha pyetjeve të deputetëve. Ndërsa paraqitet dhe reagimi i Gramoz Ruçit në atë kohë Ministër i Brendshëm.

Në kushtet e vështira të një mungese të paarsyeshme të bashkëpunimit të njerëzve që kanë parë me sy ngjarjet e Shkodrës, grupet e hetimit vazhdojnë punën hetimore, por tani plotësohet dhe me ndjekjen penale të 4 personave. Ndërkohë janë në fazën e eksperimentimit balistik armët e bllokuara që janë përdorur. Megjithatë, nga vlerësimi i përgjithshëm i të dhënave të deritanishme, komisioni mendon se ngjarjet që ndodhen menjëherë pas zgjedhjeve në Shkodrës, e kanë origjinën në mospërgatitjen e mjaftueshme të elektoratit për të pranuar pa tensionime sa fitoren aq dhe humbjen e zgjedhjeve. Ky pësim duhet të bëhet mësim për partitë politike, sidomos për një pjesë të përkrahësve të tyre, në mënyrë që rezultatet e zgjedhësve të pranohen ashtu si janë dhe format e punës, pas tyre të organizohen në përshtatje me ligjet e shtetit juridik dhe të pluralizmit, siç është realisht. Këtu e shohim burimin e atyre demonstrimeve të 1 dhe 2 prillit në Shkodër. Brenda mundësive që pati komisioni për shqyrtimin e kësaj ngjarjeje, të dhënat e grumbulluara na lejojnë të insistojmë edhe një herë në atë që ngjarjet e 2 prillit duhet të ishin parandaluar. Në këtë drejtim rolin kryesor determinant duhet ta luante Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Rrethit, i cili duhej të ndërhynte më energjikisht, kur iu kërkua ndihmë nga dega e Punëve të Brendshme, që bashkë me forcat politike dhe organizatat e tjera të qetësonin tensionet e forcave të pakontrolluara, të grumbulluara para komitetit të PP-së të rrethit dhe për t’i shpërndarë ato. Drejtuesit e Komitetit të PP-së së rrethit duhej të mbanin qëndrim aktiv dhe të mos qëndronin mbyllur e të ndaheshin nga masa e demonstruesve, por të dilnin para tyre për t’i qetësuar. Po kështu drejtuesit e PD-së së rrethit, me gjithë angazhimin, duhej të gjenin mënyra dhe forma pune për të qetësuar zemërimin e demonstruesve. Nga ana tjetër drejtuesit e forcave të rendit të rrethit të Shkodrës, duhej të parapërcaktonin më drejtë e saktë veprimet që do të kryenin në vend, meqenëse situatën e prisnin, për shpërndarjen e drejtuesve në përputhje me dekretin e Presidiumit të Kuvendit Popullor të datës 5-1-1991. Forcat e Rendit duhej të përcaktonin mjete të tjera për ndarjen e demonstruesve në përputhje me dekretin. Në këto kushte mungesa e udhëzimeve, që duhej të ishin nxjerrë për zbatimin e këtij dekreti, nga Ministria e Punëve të Brendshme, ngarkon këtë të fundit me përgjegjësi. Në vijim të këtij arsyetimi del përgjegjësia konkrete për shkeljen e dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor të janarit 1191, nga drejtuesit e Punëve të Brendshme të rrethit, kryetari, shefi i policisë, zëvendësi i tij, të cilët janë marrë në përgjegjësi penale. Përgjegjësi mbajnë dhe personat që kanë qëlluar me armë në njerëz, gjë që mbetet ende objekt i hetimeve. Drejtuesit e hetuesisë së përgjithshme, për zvarritjen e hetimeve pavarësisht nga vështirësitë që paraqesin, dhe për pasojë mosnxjerrjen e shpejtë të shkaktarëve të së vërtetës mbajnë përgjegjësi. I propozojmë Kuvendit, që kryetari i hetuesisë së përgjithshme, Qemal Lame, të lirohet nga kjo detyrë.

Drejtuesit e Prokurorisë së Përgjithshme, që nuk luajtën si duhet rolin e tyre, siç e kërkojnë ngjarje kaq të mëdha, ngarkohen me përgjegjësi. Komisioni propozon lirimin nga detyra të Prokurorit të Përgjithshme Rrapi Mino. Mendojmë se organet përkatëse të marrin masa administrative për përgjegjësit e grupeve të hetuesisë dhe Prokurorisë, të ngarkuar direkt me hetime si dhe për hetuesinë dhe Prokurorinë e rrethit Shkodër. Ministri i Punëve të Brendshme edhe pse ishte i ri në këtë detyrë, në kohën e ngjarjeve mban përgjegjësi për mosdhënien e udhëzimeve konkrete se si duhej vepruar në atë rast dhe për mungesën e analizës që duhej të kishte bërë në Kolegjiumin e ministrisë. Propozojmë që ministri i Brendshëm, për këtë arsye dhe duke qenë se nuk është i specialitetit të lirohet nga kjo detyrë. I rekomandojmë Këshillit Popullor të rrethit të Shkodrës që të analizojnë atë, të gjykojë për përgjegjësinë e drejtuesve të Komitetit Ekzekutiv. I rekomandojmë Qeverisë së ardhshme të marrë masat e nevojshme, që ngjarjet si ajo e Shkodrës të mos përsëriten. Gjithashtu të marrë masa urgjente në bashkëpunim me të gjitha ministritë dhe organet e rrethit, të hartojë një program konkret për të rregulluar e shëndoshur gjendjen mjaft të rënduar të rrethit të Shkodrës.

Shkollat e Shkodrës duhet të vazhdojnë rregullisht mësimin dhe të zbatojnë rregullat e disiplinën. Në shkollat “29 Nëntori” e “Jordan Misja” të bëhen analizat në Këshillin Pedagogjik për rregullin, disiplinën e për nxjerrjen e nxënësve në manifestime. I rekomandojmë KM-së që të nxjerrë akte nënligjore për të përcaktuar funksionet që kanë të drejtë të mbajnë armë. Gjithashtu të përshpejtojë punën në përgatitjen e akteve ligjore që kanë të bëjnë me statusin dhe paprekshmërinë e organeve të ruajtjes së rendit. Komisioni i Posaçëm parlamentar i bën thirrje popullit të Shkodrës forcave të tij politike, sindikatave organizatave shoqërore, komuniteteve fetare për një angazhim më të madh në stabilizimin e gjendjes dhe në dhënien e një ndihme më të organizuar forcave të rendit dhe për të vendosur qetësinë në qytetet dhe fshatrat e Shkodrës.

Pyetje përgjigjet

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme dha informacionin e dërguar nga kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Shkodrës, i cili u pushua nga puna dhe u mor në përgjegjësi penale.

Pyetje: Në ç’ konkluzion kanë arritur ekspertët specialistë për plagën e Arben Brocit?’ Fjala është për llojin e armës që e ka shkaktuar atë.

Përgjigje: Plaga e hyrjes së predhës është 2.5 x 1.8 cm, që nuk i përgjigjet asnjë arme të njohur, të përdorur nga forcat e rendit. Deri tani nuk është përcaktuar lloji i armës. Ka interpretim të ndryshëm lidhur me këtë çështje.

Pyetje: Flitet se është dhënë urdhër për të hapur zjarr me armë. Ç’materiale ka hetuesia për këtë?

Përgjigje: Nuk ka të dhëna që të vërtetojnë dhënien e urdhrit për hapje zjarr.

Pyetje: A ka ndonjë mendim konkret pse u organizua mitingu fill pas zgjedhjeve të 31 marsit?

Përgjigje: Siç u tha edhe në material, ky ishte një reaksion nga grumbuj njerëzish të ndryshëm që me sa duket nuk pranonin rezultatin e zgjedhjeve, një reaksion jonormal, sigurisht, siç u tha në fillim të materialit. Aty del dhe përgjegjësia e partive politike.

Pyetje: Kush e organizoi këtë miting? Flitet se drejtues të Partisë Demokratike u ndodhën aty. A është e vërtetë apo jo dhe nëse kanë qenë aty, me ç’probleme u morën ata?

Përgjigje: Se kush e organizoi mitingun, sigurisht ky ‘është një problem i hetuesisë. Hetimet akoma vazhdojnë dhe deri tani nuk ka dalë ndonjë gjë. Natyrisht, kjo lidhet dhe me mos dëshminë e njerëzve të ndryshëm që pyeten, ku asnjeri nuk flet. Kurse lidhur me drejtuesit e Partisë Demokratike që u ndodhën atje, në datën 1 prill ka qenë Azem Hajdari në Shkodër, është kthyer dhe në datën 2 prill ka vajtur prapë. Ai nuk qenka tani këtu në sallë që ta thoshte vetë me ç’probleme u morën ata. Shokë të tjerë, kush ka qenë atje, ndoshta mund ta dinë e mund të thonë me se u morën. Nuk ka të dhëna nga ana e hetuesisë se me se u morën.

Pyetje: A ka të dhëna, fakte ose ndonjë mendim konkret që pse u vranë të katër vetat, kur thuhet se u zhvillua miting paqësor, par nuk thuhet se kush e organizoi atë?

Përgjigje: Të dhëna të sakta se kush i vrau të katër vetat nuk ka. Pikërisht ky është dhe objekti i hetuesisë, domethënë ajo me këtë punë po merret. Hetimet dhe ndalimet që ka bërë deri tani, ekspertimi i armëve, i cili vazhdon, e të tjera, me të gjitha këto bëhet përpjekje për të vajtur drejt së vërtetës.

Sigurisht, dyshimet janë të shumta, ka shumë llafe sikur janë vrarë nga forcat e rendit, nga forca të treta etj., me pak fjalë interpretohet, par faktet janë të këtilla që mund të themi se deri tani nuk është zbuluar vrasësi.

Pyetje: A ka të dhëna se kush e dogji godinën e Komitetit të Partisë së Punës dhe për ç’arsye u dogj ajo, kur dihej që Komiteti i Partisë nuk kishte lidhje me këtë miting?

Përgjigje: Në këtë drejtim po hetohet dhe të gjithë dëshmitarët që merren në pyetje, asnjëri nuk flet. Nuk e dimë pse nuk flasin, ç’presion i detyron që të mas flasin. Domethënë fakte nuk jepen.

Pyetje: Kush e nxiti apo e orientoi manifestimin para Komitetit të Partisë së Punës të rrethit të Shkodrës?

Përgjigje: Edhe në drejtim të nxitësve dhe të organizatorëve ka një grup hetimor që merret posaçërisht me këtë çështje. Megjithatë nuk ka arritur akoma në asnjë konkluzion. Edhe kjo me të njëjtin arsyetim, që nuk dëshmon njeri.

Pyetje: Ka zvarritje të qëllimshme në nxjerrjen e rezultatit përfundimtar?

Përgjigje: Nuk na rezulton të ketë zvarritje të qëllimshme. Sigurisht, vështirësitë e hetimit lidhen me gjendjen e krijuar në Shkodër, me gjendjen që njerëzit nuk flasin.

Pyetje: Në qytetin e Shkodrës thuhet se nxënësit e shkollave janë nxitur nga persona madhorë për të dalë në demonstratë. Çfarë thotë hetuesia dhe Dega e Brendshme për këtë?

Përgjigje: Nuk dëshmon njeri ekzaktësisht, sepse kanë frikë. Nxënësit nuk flasin, as mësueset nuk flasin. Të dhëna, të folura anonime se i kanë detyruar mësuesit, njerëz të tjerë (2-3 veta) i kanë detyruar dhe mësuesit dhe nxënësit ka, po puna është se asnjeri nuk dëshmon me emër.

Pyetje: Kam vërejtje për kronologjinë e ngjarjeve, konkretisht për momentin e vrasjes së Arben Brocit. Duhet theksuar se ai u vra në momentin që kishte qetësuar demonstruesit, se ishte thirrur nga policia për ndihmë, dhe në distancë nga Komiteti i Partisë.

Përgjigje: Për vrasjen e Arben Brocit hetimet vazhdojnë. Këtu ka disa versione. Ka të dhëna që është vrarë që në fillim, kur demonstruesit nuk ishin shpërndarë. Ka të dhëna të tjera që është vrarë kur demonstruesit janë shpërndarë. Pra, asnjë dëshmi nuk përputhet me njëra-tjetrën. Secili thotë një variant më vete.

Pyetje: Në datën 1.4.1991, ora 3 e gjysmë të mëngjesit, “forca të paidentifikuara” kanë shtënë me breshëri disa herë në disa anë të qytetit për të festuar fitoren e PP. Ky veprim ka eksituar masat.

Përgjigje: Nga të dhënat e hetuesisë nuk ka dëshmi e fakte që të vërtetojnë këto thënie. Gjithashtu nuk ka dëshmi që kjo ka eksituar masat. Kjo është përgjigja e hetuesisë.

Pyetje: Kush mban përgjegjësi personale për informimin e rremë që është dhënë në televizion në datat 2-3-4-5 prill?

Përgjigje: Informimi i fillimit është bërë sipas njoftimit që ka ardhur nga kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Shkodrës.

Pyetje: A i ka bërë analizë teknike Qeveria këtij problemi, kur dhe si? Po Presidenca a e ka bërë?

Përgjigje: Qeveria ka bërë analizë fillimisht në datën 4 prill nga një informacion me të dhënat që ekzistonin deri atëherë. Ka vënë detyra për organet përgjegjëse dhe ka ngarkuar ato për hetimin e ngjarjes. Pas përfundimit të hetimeve është lënë detyra e analizës tjetër. Kurse Presidenca ka marrë informacione dhe ka vënë detyra për organet vartëse.

Pyetje: Ka të dhëna për ndikim të partive politike në këtë ngjarje?

Përgjigje: Të dhëna të sakta, fakte që hetuesia të thotë se është implikuar kjo ose ajo parti, nuk ka. Fakte nga ana e hetuesisë për këtë nuk ka.

Pyetje: Ka të dhëna që të jetë urdhëruar goditja dhe vrasja e viktimave?

Përgjigje: Nuk ka të dhëna. Disa pyetje më duket se përsëriten, par kanë një nuancë tjetër.

Pyetje: Ka të dhëna që të jetë qëlluar nga lart dhe nga pas?

Përgjigje: Nuk ka asnjë goditje nga lart-poshtë: Dy goditje janë bërë nga pas, një nga përpara, kurse në drejtim të Arbenit anash. Plagët janë të gjitha horizontale, në vijë të drejtë.

Pyetje: Ka thashetheme që Azem Hajdari ka qenë në Shkodër më 1 prill deri natën vonë dhe më 2 prill është nisur në mëngjes nga Tirana në Shkodër me gazetarë të huaj. Sipas hetuesisë, ka ndonjë influencë të tij në këtë ngjarje?

Përgjigje: Zoti Hajdari mund t’i përgjigjej vetë kësaj pyetjeje, po ai nuk është këtu. Sidoqoftë, më 1 prill ka qenë dhe më 2 prill ka vajtur me gazetarë atje. A ka influencë të tij në këtë ngjarje? Na e pret mendja që po të kishte influencë të tij në këtë ngjarje, ajo nuk do të zhvillohej, por me sa duket nuk ka influencuar dot. Në një nga diskutimet atje u tha se ka folur një herë përpara PD për të qetësuar grumbullin e njerëzve, por me sa duket nuk e kanë dëgjuar. I thashë këto ngaqë nuk është, se po të ishte prezent, mund të përgjigjej vetë.

Pyetje: Kemi dëgjuar se edhe nga demonstruesit ka pasur të armatosur. Ç’thonë hetimet për këtë?

Përgjigje: Të dhëna konkrete për armë nga demonstruesit nuk ka, por një polic është goditur me armë zjarri. Është vërtetuar se demonstruesit kanë pasur lëndë plasëse dhe djegëse.

Pyetje: Ç’punë është bërë nga organet e hetimit për gjetjen e shkaktarëve të djegies së godinës të Komitetit të Partisë?

Përgjigje: Është ngarkuar një grup që merret posaçërisht me këtë punë, hetimet vazhdojnë, asnjë nuk flet.

Pyetje: Cili është qëndrimi i mësuesve ndaj nxënësve që organizuan dhe morën pjesë në demonstratë?

Përgjigje: Nuk flasin, kanë frikë me sa duket.

Pyetje: Thuhet se në organizimin e demonstratës, si dhe në hedhjen e parullave destabilizuese kanë dorë anëtarët e komisionit drejtues të Partisë Demokratike. A ka të dhëna hetimore për këtë?

Përgjigje: Nuk ka të dhëna hetimore.

Pyetje: Ngjarjet e 1 prillit fillojnë që në orën 3 e gjysmë me qitje, për fitoren e Partisë së Punës në votime. Ka të dhënë për këtë?

Përgjigje: Nuk ka të dhëna hetimore që të faktojnë këtë.

Pyetje: Ngjarjet e 2 prillit fillojnë me manifestimin paqësor të nxënësve të dy shkollave të mesme para Komitetit të Partisë së Punës dhe vazhdojnë me thirrjen që shefi i policisë u bën drejtuesve të Partisë Demokratike të rrethit për të ndihmuar në shpërndarjen e manifestuesve. A është e vërtetë kjo?

Përgjigje: Nuk na rezultoi kështu. Nxënësit erdhën më vonë ose rrugës u bashkuan me ata që shkuan në shesh.

Pyetje: Dikush në shesh ka thënë që do të vijnë edhe nxënësit më vonë. A vërtetohet kjo?

Përgjigje: Ka dhe versione të tjera që thonë se manifestimi filloi direkt me nxënësit. Kjo nuk na doli gjatë punës që bëri komisioni atje.

Pyetje: Nga sa dëgjuam, ju më tepër jeni marrë me pasojat, kur analiza nis nga shkaqet. Kush e mblodhi turmën te selia e Partisë Demokratike, pse u mblodhën, kush e drejtoi?

Përgjigje: Në fakt, si dhe hetuesia, ne jemi marrë me pasojën, sepse ajo është e dukshme, edhe e rëndë, sigurisht, par pa lënë shkakun në harresë. Vetëm se shkaku fshihet me fanatizëm, nën presionin e frikës kudo në Shkodër. Kush e ka futur këtë frikë? Nuk e di tani, par në këtë drejtim hetohet, për t’u gjetur shkaqet, nxitësit. Nuk gjendet sot as kush e risolli, për shembull, trupin e Arben Brocit përsëri në shesh. Ky është një akt që i shërben vërtet nxitjes së turmës. Mbasi vdiq, pse duhej ta sillnin të vdekur e ta .ekspozonin aty? Kjo vetëm për të nxitur. Mirëpo as ata njerëz që e sollën, që janë parë me siguri nga shumë veta dhe dihet kush janë, nuk dalin të thonë cilët janë.

Pyetje: Çfarë qëndrimi mbajtën krerët e degës së Partisë Demokratike me manifestuesit?

Përgjigje: Ditën e parë u morën direkt me qetësimin e njerëzve në shesh. Nga referimet e drejtuesve të Partisë Demokratike në Shkodër, thuhet se ata që organizonin demonstrimin atje, u bërtisnin dhe i akuzuan si bashkëpunëtorë të policisë e të komunistëve, prandaj, thonë ata, ditën e dytë ne ishim të konsumuar nga dita e parë, kështu që nuk na dëgjonin. Megjithatë, drejtuesit e Partisë Demokratike shkuan bashkë me drejtuesit e organizatave të tjera politike në Komitetin Ekzekutiv dhe bashkë me drejtuesit e këtij komiteti ndoqën problemet e përpunuan masat që do të merrnin.

Aty u dha mendimi që të merreshin përfaqësues nga demonstruesit, por nuk arritën ta bënin këtë, sepse ngjarjet precipituan shpejt dhe nuk u arrit që të frenoheshin.

Pyetje: Manifestimi, si i kundërligjshëm, a nuk i rëndon organizatorët? Këtë na sqaroni.

Përgjigje: Po. Manifestimi i kundërligjshëm i rëndon, par organizatorët janë akoma të panjohur, nuk dihet cilët janë, hetuesia s’i ka gjetur akoma.

Pyetje: Kemi dëgjuar se në Radio-Shkodra është bërë thirrje për përmbysjen e pushtetit. Dy të panjohur kanë tentuar të japin këtë lajm, par drejtori i Radios nuk i ka lejuar.

Përgjigje: Drejtori nuk i njeh cilët janë këta dy persona.

Pyetje: Thuhet që në ngjarjet e Shkodrës ka pasur edhe nga krerët e Partisë Demokratike të qendrës. A mund të hidhet dritë mbi këtë?

Përgjigje: Ka pasur në datën 1 dhe 2 prill, par ata që kanë qenë, është mirë të referojnë vetë, kur nga ata ka deputetë që janë këtu. Të dhëna që të kenë influencuar në këto drejtime nuk ka.

Pyetje: Ç’efekte do të bënte dënimi pa faj i organeve për revoltat e tjera që mund të lindin?

Përgjigje: Shqetësimi që ngrihet këtu është me vend. Edhe Komisioni i posaçëm parlamentar e ka pasur parasysh shumë këtë çështje. Ne jemi munduar të ndikojmë mbi grupet hetimore që të mas influencohen nga qenia jonë atje, ose nga ajo që këtë problem po e ndjekim dhe ne. Në mbledhjet e tyre, sigurisht, u kemi thënë që shikoni faktet, të zbatohet ligjshmëria, të mas ketë asnjë shkelje dhe të veprohet në bazë të atyre fakteve që keni konstatuar dhe shikoni. Edhe nga të dhënat që japin grupet e prokurorisë, deri që ligjshmëria është zbatuar në këto hetime. Duke qenë kështu, sigurisht, jemi përpjekur që të mas dënohet njeri pa faj. Por kjo, natyrisht, nuk lë mënjanë që fajtorët të zbulohen. Edhe në këtë drejtim puna e hetuesisë zhvillohet. Këtë duhet ta kuptojnë edhe njerëzit, edhe forcat e rendit.

Pyetje: Sa i saktë është deklarimi i ndonjë deputeti për numrin 54 të plagosurve, apo është i rremë?

Përgjigje: Të dhënat ekzakte që ka hetuesia janë ato të parat: 14 të plagosur, nga të cilët 11 qytetarë dhe 3 nga forcat e rendit. Kush pretendon se ka më shumë, edhe ata që kanë refuzuar që janë kaq e aq, nuk dorëzojnë lista. Sigurisht, ka njerëz të tjerë që nuk janë të plagosur, par të dëmtuar në forma të tjera, që nuk duan të vijnë në hetuesi. Ndoshta fshihen nga frika se i marrin e i pyesin, se futen në telashe etj. Në Shkodër flitej (nga takimet që bëmë) se janë 50, janë 59 apo 40, par lista ekzakte të dorëzuara në hetuesi nuk ka. Kush i ka, është mirë t’i dorëzojë.

Pyetje: Për këto grumbullime a janë zbatuar rregullat e përcaktuara me ligj?

-Përgjigje: Nuk janë zbatuar. Grumbullimet janë të jashtëligjshme.

Pyetje: Përse të mas thuhet në raport se Arben Broci është ndër të thërriturit për të shpërndarë grumbullimet paqësore dhe që u vra duke kryer këtë punë?

Përgjigje: Përgjigjja për këtë u dha në pyetjet më lart.

Pyetje: Si shpjegohet që shumica dërrmuese e anëtarëve të Komitetit të Partisë kanë qenë të armatosur dhe pse nuk u janë marrë armët që më 2.4.1991?

Përgjigje: 3-4 veta kanë pasur armë “Trofe “.

Pyetje: A janë bërë ekspertizat e armëve të tyre, për të parë cilat kanë shtënë, cilat jo?

Përgjigje: është bërë ekspertiza dhe del se asnjë armë nuk ka shtënë. Madje nga të dhënat e hetuesisë thuhet që ato kanë qenë me pluhur e të papastruara.

Pyetje: Në një artikull të Rudolf Markut thuhet se Arben Brocin e ka vrarë Xhorxhi Grabova. Ç’mund të konkludohet për këtë ?

Përgjigje: Artikulli nuk qëndron. Në takimet që patëm me të gjithë drejtuesit e partive politike, të Partisë së Punës, të Partisë Demokratike etj., u tha që ky artikull nuk qëndron, dhe nga të dhënat e hetuesisë del që artikulli nuk ka pasur bazë, nuk është i vërtetë.

Pyetje: Ç’mund të thuhet paraprakisht, jemi para veprimeve terroriste, veprimeve të bëra me dashje apo para veprimeve të bëra nga pakujdesia?

Përgjigje: Siç duket këtë pyetje na e ka bërë ndonjë specialist. Hetimet vazhdojnë. Sigurisht, djegia e Komitetit të Partisë është një akt i dënuar nga të gjithë. Emërtimet “me dashje”, “terroriste” ose “nga pakujdesia” mund t’ia bësh çdo ngjarjeje në mënyrë të veçantë, por që t’i përkufizosh të gjitha bashkë ne e kemi të vështirë. Sidoqoftë këtë do t’ua lëmë hetimeve, të cilat vazhdojnë dhe do t’u japin emrin e tyre. Komisionit të posaçëm parlamentar dhe Kryesisë së Kuvendit Popullor u kanë ardhur një sërë letrash nga kolektiva, persona etj. Ato janë shumë. Me disa prej tyre mund t’ju njohim shpejt e shpejt, që Kuvendi tê ketë njëfarë imazhi. Në njërën prej tyre thuhet:

Shokut Kastriot Islami, Kryetar i Kryesisë së Kuvendit Popullor.

Efektivi i Rajonit të Policisë Nr. 2 Tiranë, si mbarë populli shqiptar, po ndjek me vëmendje punimet e Kuvendit të parë pluralist në vendin tonë. Ne ju urojmë suksese e mbarësi në punën tuaj. Jemi të shqetësuar dhe u detyruam t’ju shkruajmë, pasi në datën 26.4.1991 nëpërmjet televizionit dhe shtypit dëgjuam e lexuam njoftimin e paraqitur nga Komisioni i posaçëm parlamentar i ngritur nga Kuvendi Popullor për të ndjekur ecurinë e hetimeve , rreth ngjarjeve në Shkodër. Nga ky njoftim konstatojmë se Komisioni është munduar të paraqesë drejt tablonë e ngjarjes, par jo te autoreve të saj dhe ne mendojmë se për këtë arsye ky njoftim është i njëanshëm. Në këtë njoftim nuk del se cilët ishin nismëtarët e grumbullimit të paligjshëm në datën 1.4.1991, ku janë hedhur paru lia irrituese, si: “nuk e duam komunizmin”, etj. Pra, siç mund te konstatohet lehtë nga kushdo, në këtë material, në mënyrë të njëanshme, jepen vetëm pasojat dhe jo shkaqet, shkaktarët e grumbullimit. (Ka reagime nga sa/la)

Kastriot Islami -Ju lutemi, mos flisni pa leje! Eshtë një grup parlamentar, të cilit i kemi dhënë detyrën të hartojë një informacion. Eshtë një material që e kanë paraqitur 10 veta me firmë. Këtë e ka gjykuar vetë komisioni i posaçëm parlamentar, të cilin e miratuat ju. Bëni vërejtje mbasi të mbarojë informacioni.

Ajli Alushani -Ne, si komision parlamentar, kemi menduar t’ju japim 3-4 nga këto materiale dhe pastaj Kuvendi le ta çmojë.

Në një letër tjetër thuhet: Për ne është naivitet konkluzioni se turma u irritua nga qëndrimi i forcave të rendit. Na falni për fjalën ndoshta të papërshtatshme që përdorëm, par duam t’ju kujtojmë se grumbullimet e paligjshme, aktet vandaliste me pasoja të rënda sociale e ekonomike kanë ndodhur në disa raste muajt e fundit dhe populli jo vetëm i dënoi me forcë, par dhe kritikoi forcat e rendit për gjakftohtësi të tepruar etj (Ka përsëri reagime nga salla dhe deputetë që kërkojnë të flasin. )

Kastriot Islami -Ju lutem, mas flisni pa le je! Të procedojmë siç ka vendosur komisioni i posaçëm parlamentar. (Ka insistim nga disa deputetë për të folur pa lejen e Kryetarit të seancës.)

Përgjijet e Gramoz Ruçit

E premte, 3.5.1991 Seanca e pasdites

Gramoz Ruçi -1 nderuar Kryetar, Të nderuar deputetë,

Para se të jap shpjegime për ngjarjet e Shkodrës, desha të shpreh mendimin tim në lidhje me propozimin që bëri komisioni parlamentar për shkarkimin tim nga detyra e Ministrit të Punëve të Brendshme. Është problem tjetër nëse Kryeministri, Presidenti ose Kuvendi do të më ofrojnë një vend të tillë në Qeverinë e re dhe nëse unë do ta pranoj, dhe është gjë tjetër propozimi që bëhet nga komisioni parlamentar. Për arsyet që do të them më poshtë dhe shpjegimet që do të jap, më duket i pabazuar.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe unë personalisht kam qenë i informuar për grumbullimin e paligjshëm të datës 1 prill në Shkodër me ata pjesëmarrës, kërkesa e paru lia që është informuar edhe Kuvendi nga komisioni i posaçëm parlamentar në informacionin e parë.

Meqenëse kishte shkaqe për të menduar për një grumbullim tjetër të jashtëligjshëm në datën 2 prill, ministria ka dhënë porosi që, në radhë të parë, të bëheshin përpjekje me forcat politike dhe ato të pushtetit të rrethit që të evitohej grumbullimi dhe, së dyti, për respektimin e kërkesave të ligjit për mbledhjet e grumbullimet të angazhoheshin forcat e vetë rrethit. Në datën 2 prill, në orët e para të orarit të punës, jam informuar se në Shkodër ishte realizuar grumbullimi i paligjshëm dhe turmat po demonstronin përpara Komitetit të Partisë së Punës. Më vonë, rreth orës 9, më ka informuar kryetari i tyre ata kanë vendosur që të përgjigjen si grup në mënyrë unanime. Ndërsa për sa u përket diskutimeve, i rifillojmë në orën 17.00.

Drejton Kryetari i Kuvendit, Kastriot Islami

Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Shkodrës se gjendja është e rende, pjesëmarrja në demonstratë është e madhe, një mase e konsiderueshme janë të irrituar kundër forcave të rendit, me këto forca që kemi është e pamundur të sigurojmë qoftë edhe objekte të tjera, ndaj kërkoj forca, si dhe pyeti nëse të vinte në lëvizje transportuesit e blinduar. Ju përgjigja se forca nuk do t’i dërgoheshin, ndërsa çështja e transportuesve të blinduar ishte në kompetencë të tij.

Megjithatë, duke rivlerësuar informacionin, bashkë me shokët drejtues që ishin të pranishëm kur tala me kryetarin e degës, vendosëm të nisej Drejtori i Drejtorisë së Policisë dhe një force e gatshme. Mbas marrjes së këtij vendimi nuk mora më informacion tjetër se shkova në mbledhjen e Presidencës, e caktuar një dite më pare, ku do të raportoja për gjendjen dhe problemet në shkallë vendi pas zgjedhjeve.

Para se të futesha në mbledhje, pyeta në telefon zëvendësministrin, i cili më tha se sa po më njoftuan që në Shkodër ka një të vrarë, par nuk kam informacion për rrethanat e vrasjes.

Duke raportuar në mbledhjen e Presidencës, më informojnë nga Ministria se në Shkodër janë vrarë edhe dy qytetarë të tjerë, është djegur Komiteti i Partisë së Punës, si dhe janë plagosur disa të tjerë, numri i të cilëve nuk dihet. Dy fjalë e shpjegime për njoftimin e Ministrisë për mjetet e propagandës. Njoftimi, siç u tha edhe nga komisioni parlamentar, është përpiluar nga zëdhënësi i Ministrisë se Punëve të Brendshme mbi bazën e informacionit të Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës, i cili nuk mund të ishte përfundimtar për dy arsye: e para, situata vazhdonte të shtjellohej dhe, e dyta, informacionin e dha kryetari i Degës së Punëve të Brendshme, që ishte në kryerje e sipër të detyrës, gjendja psikologjike e të cilit nuk mund të mas merret në konsideratë. Megjithëkëtë, në kushtet që u krijuan, opinioni duhej informuar paraprakisht dhe ky qe qëllimi i vetëm i njoftimit.

Për këto arsye që u përmendën, në njoftim nuk shprehej se ç’pasojë erdhi, e para, cila e dyta apo e fundit. Renditja e fjalëve në njoftim, që interpretohet si radhë për kohën e pasojave, nuk ka pasur për qëllim radhën e ardhjes së tyre, që ishin vërtetuar në atë kohë e të tjera që u vërtetuan edhe më vonë.

Radhitja me qëllim, siç dyshohet, për të dezinformuar opinionin se vrasja e katër personave justifikohet nga djegia e komitetit të Partisë së Punës, do të ishte naivitet. Një dezinformim i tillë nuk do t’i rezistonte as momentit fillestar për qytetin e Shkodrës dhe aq më tepër për opinionin në shkallë vendi.

Dua të sqaroj Kuvendin se dy ditë pas ngjarjes së Shkodrës unë si Ministër i Brendshëm kam raportuar para Qeverisë, ku kronologjia e ngjarjes ishte ashtu siç ka ndodhur dhe që këtu e bëri prezent informacioni i parë që iu dha këtij Kuvendi nga komisioni i posaçëm parlamentar.

Vlerësimi, masat dhe konkluzionet tona paraprake:

Mbi bazën e informacionit që kishim, analizuam situatën dhe vendosëm të shihej gjendja në vend nga një grup kuadrosh nën drejtimin e një zëvendësministri, që kishte si synim kryesor analizën e ngjarjes, zbulimin e shkaqeve, të shkaktarëve dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Mbi bazën e informacionit të marrë paraprakisht, qysh në datën 4 prill u vendos pezullimi nga puna i kryetarit të degës dhe shefit të policisë të rrethit të Shkodrës, mbasi paraprakisht dilte se nuk kishin marrë masat e duhura për të parashikuar, parandaluar e përballuar situatën e pritshme e që me vonë u bë fakt.

Ekipi i kuadrove të dërguar në Shkodër u plotësua nga të tjerë të profilizuar, që e prekën më në detaje punën e Degës së Brendshme të Shkodrës në përgjithësi, par pa e shkëputur atë nga ngjarjet konkrete.

Për dobësitë e konstatuara u vendos shkarkimi i kryetarit të degës, i shefit të policisë, nxjerrja në lirim e rezervë, transferim e ulje në detyrë të disa kuadrove të tjerë. Por këto analiza nuk ngarkuan në përgjegjësi asnjë kuadër ose punonjës tjetër për vrasjen e katër qytetarëve. Sigurisht që ky nuk është një konkluzion i organit, par rezultat i një analize të bërë duke pyetur persona dhe kryer verifikime të tjera. Konkluzionin do ta japë hetimi i plotë i çështjes që përfshin eksperimentime shkencore dhe analizën e tërësisë së provave që do të grumbullohen.

Nga analizat nuk rezultoi ajo që është përfolur shumë dhe me të drejte, po jo dhe pa teprim, qe dikush te ketë dhënë urdhër për të hapur zjarr qe të vriten njerëz. Dëshiroj dhe e quaj të domosdoshme të sqaroj, në radhë të parë, Kuvendin se as mua nga vartësit e mi dhe as unë nga eprorët e mi nuk kam kërkuar dhe nuk më është kërkuar që në një situatë të tille të qëllohet me armë zjarri dhe se gjatë kohës së ngjarjeve të Shkodrës Presidenca ka qenë në mbledhje dhe unë në raport tek ajo.

Së dyti, forcat e rendit janë ndodhur dhe herë të tjera para rasteve analoge, madje edhe me ngacmuese për ndjenjat e popullit dhe drejtuesit e tyre nuk kanë dhënë urdhër për të shtënë me armë zjarri mbi ta.

Së treti, një urdhër që sjell pasoja të tilla, për vetë rrugën që ndjek kur jepet nga komanda, siç është Ministria, qoftë edhe nga kryetari i degës, nuk shmang dijeninë për përmbajtjen e tij të shumë kuadrove dhe punonjësve të tjerë, gjë që e bën më të konstatueshëm faktin edhe një analizë e thjeshtë, për më tepër e arrin këtë një hetim i mirëfilltë.

Së katërti, dhënia e urdhrit për të qëlluar në turmë do të ishte i papranueshëm për cilindo pjesëtar të forcave të rendit. Papranueshmëria ka të bëjë me formulimin e qartë që i është bërë nga neni 5 i dekretit “Për përdorimin e armëve”, ku shprehet: “Armët e zjarrit nuk lejohet të përdoren në vende publike, ku ka mbledhje e grumbullime njerëzish dhe vihet në rrezik jeta e tyre”.

Ky formulim, përveç porosive të dhëna herë pas here organeve të bazës, është i plotë për të mas qëlluar me armë zjarri mbi turmën e njerëzve. Rregullorja që do të merret për zbatimin e paragrafit që u citua, as mund të mendohet se do të zgjerojë kompetencat e forcave të rendit.

Megjithatë, nga ana ime, me marrjen e detyrës së re, për rregulloren që bëhet fjale edhe në konkluzionet e komisionit parlamentar, kam ngritur grupin e punës për kufirin më vete dhe për policinë më vete, grupe këto që kanë punuar atë mbasi kanë marrë edhe mendimin e specialistëve të bazës, i kanë ripunuar dhe ato tashmë janë të miratuara.

Do të më falni të shpreh ne lidhje me kërkesën e mësipërme të dekretit një përfundim që arrin kushdo djegia e komitetit të Partisë së Punës nuk do të justifikonte dhe nuk justifikon vrasësit. Megjithëkëtë, ne si organe që mbajmë armë, par dhe te ngarkuar posaçërisht me gjurmimin, zbulimin dhe nxjerrjen e së vërtetës, jemi përpara faktit të dhimbshëm të të katër të vrarëve, duke u kufizuar për të përmendur pasojat e tjera të Shkodrës.

E ndiejmë se vështirësitë janë të mëdha, par jo të pakapërcyeshme. Natyrisht, punën e udhëheq hetuesia. Paanshmëria e saj dhe gjithanshmëria e hetimeve janë kusht përcaktues për të arritur tek e vërteta. Me provat materiale, siç janë plumbat, ajo i ka më të mëdha mundësitë të përcaktojë se cila armë, pra, cili person, të paktën nga radhët e forcave të rendit, ka sjellë pasojën. Kjo është shumë e rëndësishme. Par për të pasur tablonë e plotë të shkaqeve, nuk do të mjaftonte as kjo dhe as identifikimi i autorëve të djegieve e shkatërrimeve. Këto kanë pasuar njëra-tjetrën. Fillimi ishte tek organizimi i turmave në një demonstratë të paligjshme. Në fakt fillimi është më i hershëm, që në datën 1 prill, me mendimin që është shprehur nga pjesëtarët e tùrmës për t’u mbledhur përsëri në datën 2 prill.

Tabloja do të ishte e plotë kur të marrë përgjigje pyetja: cilat forca ishin të interesuara për këtë ngjarje, që ka një fillim të kundërligjshëm dhe një pasojë tragjike? Janë partitë politike të interesuara? Ne, Ministria e Punëve të Brendshme, nuk i përgjigjemi dot pozitivisht kësaj pyetjeje. Ndër të tjera ka një arsye që mendoj se vlen të merret me konsideratë nga ne dhe hetuesia e më gjerë. Kjo qëndron qoftë dhe te parullat që janë hedhur. Ka nga ato parulla, si “Shkodra Republikë”, që nuk .mund të ketë parti politike në Shqipëri t’i përkrahë. Janë të tjerë ata qe përpiqen e dëshirojnë që Shkodra të jetë tjetër nga ajo që është. Ose, ndërsa hetuesia jonë nuk futet dot as pas 2 ditësh për të kryer detyrën, telekronisti i Malit të Zi, siç del nga kronika e filmuar që dha televizioni i tij, u ndodh në vend dhe i përgatitur për të filmuar ngjarjen. Ose një moment tjetër: kush përfitonte nga transmetimi nëpërmjet Radio-Shkodrës i lajmit që Tirana ra etj.? Atëherë lind pyetja: kush janë këto forca brenda apo jashtë kufijve të Shqipërisë të interesuara për këtë tragjedi?

Është detyra jonë, bashkë me organet e tjera të specializuara, që të zhbirojmë të vërtetën, të cilën do të përpiqemi ta arrijmë, pavarësisht nga vështirësitë që shtrihen edhe në kohë. Par për këtë na duhet edhe kontributi i forcave politike, edhe ai i popullit të Shkodrës, që jemi të bindur se nuk do ta kursejë, siç nuk e ka kursyer asnjëherë. Jo për të vënë para përgjegjësisë dy apo tre persona kërkohet të sqarohet kush i shtyu nxënësit e dy shkollave për të dalë në demonstratë. Jo për të bërë aludime të kota, jo për të shpërndarë përgjegjësinë e forcave të rendit, par për të shkuar tek e vërteta kërkojnë shpjegime nga ekspertë të shumë fushave e më të mirët e vendit: ç’lloj arme ka shkaktuar vdekjen e Arben Brocit, që më tepër del se është goditur nga brinja sesa nga prapa apo nga shpina, plaga e të cilit nga përmasat nuk justifikon armët që disponojmë? ç’mjet apo armë i ka shkaktuar tri plagë në shpinën e një viktime tjetër, dy prej të ci lave janë sipërfaqësore, ndërsa e treta, megjithëse vdekjeprurëse, nuk ka as daljen dhe as mbetje plumbi apo materiali tjetër në trup sipas rezultatit të autopsisë? Plumbi i gjetur në trupin e viktimës së tretë, i kujt pistolete është? Kështu, shkallë-shkallë mendojmë se e vërteta do të ‘ndriçohet plotësisht dhe bashkë me të edhe përgjegjësitë. Sa parashtrova më lart; qëndrojnë edhe në themel të shkaqeve pse nuk është mbledhur kolegjiumi i Ministrisë së Punëve të Brendshme për të bërë analizën përfundimtare. Pra, para nesh këto e të tjera probleme janë objekt i punës sonë dhe i organeve tona për të na çuar në këtë analizë të shumëpritur përfundimtare dhe për përgjegjësitë përkatëse.

Kemi dëshirë që të arrijmë shpejt ku kërkon Kuvendi, mbarë opinioni, par duam që çdo hap ta hedhim me siguri, të mas bëjmë gabime, që do të linin, në mes të tërën, pjesë të saj në errësirë. Për këtë po punohet dhe do të mbështesim akoma më mirë organet e hetimit.

Faleminderit!

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

11 Komente

  1. Koth thotë:

    20 December 2007 @ 7:07 pm

    Ju faleminderit per prurjen por iu dhjefsha stilin.

    Kjo do kater ore te lexohet mer.

  2. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 December 2007 @ 7:11 pm

    Ti do dhe ndonji me ta lexu mer…mundesisht femer me ze te ngrohte… lol

  3. Koth thotë:

    20 December 2007 @ 7:16 pm

    S`e ke mendu keq jo !

  4. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 December 2007 @ 7:20 pm

    S’e di sepse, por sot qënkam kudo dakord me Kotheren… as unë nik arrita ta vazhdoj më shumë se pjesën e parë të ekranit… kuptohet që dhe vazhdimi do të ishte i njëjtë me lojën e tre majmunëve: S’pashë, s’dëgjova, S’fola… :(

  5. Idris thotë:

    20 December 2007 @ 7:29 pm

    Koth.
    Ke ndonje material per marrjen e BASTIJES…?

  6. Koth thotë:

    20 December 2007 @ 7:40 pm

    Idris,

    keto jane shkrime me porosi qe vijne ne media poshtersisht.

  7. artian thotë:

    20 December 2007 @ 7:57 pm

    Metropoli ,pse e ke lene pa vit, 2 Prillin …?

  8. Dori Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 December 2007 @ 8:20 pm

    Për gazetarin, kur përmenden data duhet të jepet dhe viti (ndonëse shumë e dinë).

    Hehe s’e pashë shkrimin e mësipërm, por është konfirmim

  9. artian thotë:

    20 December 2007 @ 8:33 pm

    keto jane shkrime me porosi qe vijne ne media poshtersisht

    Partia mbi te gjitha ,me urdher te Partise ,mund te behet gjithshka !

  10. lumidrin thotë:

    20 December 2007 @ 9:42 pm

    Sido qe te jete e verteta, kushdo qe ka qelluar,”agjent te huaj” “njerz te paguar” apo ku ta di une,e verteta e pamohushme eshte se asnje nuk ka bere kontroll te armeve,asnje nuk ka dhene urdher te sekustrohen per hetim armet qe kishin forcat e policis.Pas kater muajve filloi gjoja hetimi.
    Ku te hetosh,ç’fare te hetosh,cilen drejtesi behet fjala?

  11. 2 2×2=6 thotë:

    21 December 2007 @ 9:21 pm

    ?!
    gjarperi

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.