Identifikohu



Regjistrohu

Problemi me bashkëtingëlloret…

nga Koth - Ja problemet per kodin zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese sipas 29 Bashkëtingëlloreve te gjuhës shqipe:
B - Berati do provojë se sa gabim u veprua me këtë lloj rajonali proporcional ku do ketë ndeshje spektakolare Braces dhe atij Lefterit
C - Cërriku nuk do jete me zona e Namik Dokles nga Kukesi
Ç - Çështja e vjedhjes së votave nëpërmjet numërimit nuk zgjidhet…
D - Debati nuk ka qenë sistemi por ata që menaxhojne sistemin.
Dh - Dhe une jam i detyruar te degjoj serish dhe serish Ramen per politike te re pertej te djathtes dhe te majtes.
F - Fiton e majta me kete sistem dhe kjo eshte kompensimi i Berishes per heshtjen e PS per Gërdecin.
G - Gërdeci percaktoi te gjitha keto zhvillimet e fundit dhe jo meraku i rritjes se shkalles se pergjegjesise.
Gj - Gjashte deputet qe votuan per Bamirin dje bene kthese tjeter, kundershtuan veten duke votuar ndryshe.
H - Hall me burre e Hall pa burre i thone kesaj.
J - Jemin Gjana e ka rrugen e hapur tani per tu bere President, sepse cdo partiak mund te zgjidhet President tani per te mos kalu ne zgjedhje.
K - Kastriot Islami eshte arkitekti i ketyre ndryshimeve dhe si gjithmone ka rezultuar qe kjo pune eshte katranosur.
L - Lul Basha vazhdon te qeshe sa here Berisha ben ndonje shaka qe do rrije ne politike edhe per 30 vjetet e ardhshem.
Ll - LlTako, admini i peshkut ka dhene ca arsye per ndryshimet por eshte pjeserisht akoma ne Amerike . :)
M - Me shumice te thjeshte parlamentare do zgjidhet presidenti, po shkarkimi i tij me cer do behet ?
N - Nano me kete ndryshim mund te besoje perseri qe mund te behet president i vendit nese e ndihmon Berisha. ( kete here sinqerisht )
P - Pordhet e medha grisin breket e veta eshte konkluzioni qe nxorra dje une pas deklarimit te Jozefines qe kjo eshte arritje e madhe e demokracise.
Q - Qeni qepen te haje, po veshtire per te besuar se politika jone ka moral.
R - Renia e Presidentit Topi mund te realizohet tani sipas midese se Shaban Memise.
Rr - Rrena i ka kembet e shkurtera e qe do te thote qe nuk duhet me besu se cer thuhet , por cer bahet.
Sh - Shetitores Deshmoret e Kombit do ja veme emrin Edvin Berisha.
T - Tuj tuj tuj pulat e detit ishte parlamenti shqiptar dje.( se mos vetem dje )
Th - Themie Thomai e kishte zili dje Jozefinen qe i la deputetet te degjonin Kroatin Mesic pa perkthyes. ;)
V - Vasil Bollano me konsensus per hir te antarsimit ne NATO nuk eshte habi te perfundoje Kryetar i Gjykates Kushtetuese. ( mbasi te mbaroje Juridikun ne Shkoder ke Trashani)
X - Me x gjeje vete na nji gje se nuk me bi ne hater.
Xh - Xhandaret e Gazidedes vazhdojne te qendrojne ne detyre , megjithese akuzohen per rrembim personi, ndaj entuziazmi duhet frenuar.
Z - Zemerluani Erion Brace dje ishte bere lepur Muzeqeje.
Zh - Zhgaravinat ( ndryshimet kushtetuese dmth ) qe ti i quan te domosdoshme do rezultujne shume me te rrezikshme se Dushku i Madh nese do vazhdohet me kete mendesine e dy udheheqesve.

Zanoret sajoji vete se jane pak !

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

19 Komente »

  1. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 Prill 2008 @ 12:33 pm

    Pas kesaj po marr ca pushime une te me shkojne mire ne tru e ne stomak keto te qeshurat! :)

  2. Perparim Hysi thotë:

    22 Prill 2008 @ 12:47 pm

    Koth!Te pershendes!Ke bere nje”anatomi”te situates politike sa me mire nuk ka se si shkruhet.Sa per t’i”qare”me zanore,po provoj njehere se,ndoshta,”qullos”gjekafshe?!
    A- Ah,c’te gjeti kushetute/Te ndryshuan me te ngute/Aashtu i do mushka drute/
    e-E,e/a degjuat dicka te re?/Kushtetuta na qe halli/Bere si”fletore bakalli?/”dollibash”qe Kac Islami…
    e(ajo qe vjen pas e-se,de)-E,eshte i “mire”ky ndryshim/qeshet z.Jozefine/
    i-Ishalla”nxehet”Bamiri/dhe pas tij,te vije”qafiri”/Le te vije me”faqenxiri”/se ai do jete me i”miri”/
    o-O c’na pane syte/mu ne parlament/po lozin teater/palodeputete/i pacem sa malet/baballaret e Kombit/se zene e”qajne hallet”/e dine c’i”dhemb robit”
    u-upupu e upupu/pse s’kuptoni te patru/ky ndryshim eshte per”mire”/
    e kupton kush ka”fiqir”…
    y-yrysht tani te bejme gje tjeter/pune aspak fare/vec mbushim vec leter/te duket,ne popull, sikur po punojme/ dhe”ngjarjet me spec” shpejt-shpejt t’i harrojme.

  3. M O Z A thotë:

    22 Prill 2008 @ 1:15 pm

    Tashti meqe germa X ngeli si kepuca hirushesh po e provoj une ta vesh :-)

    X - Xixellonja udherrefyese e parlamentit tone (Jozefina) , meqe erdh pranvera ene i erdh sezoni :-) na ndricoi mbreme me shume se kurreeee !!!

  4. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 Prill 2008 @ 1:24 pm

    Koth, s’ka ktu gili vili, ke x-eja duket burrnia… :D …si mer ta mlodh iksi ty…, t’ma thojshin s’do e kisha besu…

    “ajt” te kapim naj gjo me “x”, pale na nimo dhe kernacka… hmmm…x-e… x-e… x-e… a keni naj xanxar ju anej, a naj xixellonj’, a naj xinxifill, a naj Xon a?…(shkurt per Ramazon) …

  5. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 Prill 2008 @ 1:33 pm

    ah, s’dul mire, qe ene i her: xurxull

  6. xuxulli thotë:

    22 Prill 2008 @ 1:35 pm

    o admin
    o ta befshin qente e lagjes ! Pse e nderron emrin mor toc ?

  7. Tironsi thotë:

    22 Prill 2008 @ 1:37 pm

    Xurxull mer!!! Xurxull njeli popull mavriu, bojn c’i do bitha Edua dhe Saliu

  8. Tironsi thotë:

    22 Prill 2008 @ 1:38 pm

    Ma more plako, Hallall :D

  9. idris thotë:

    22 Prill 2008 @ 3:37 pm

    Do ne Moza me kriju . XINXERFILLJA!
    E mer paske harru S ….Apo s’do te merresh me kete germe..S’ta Mba !:)
    S=STALIN
    Ju coni njerzit ke kutite e votimit ….se votat i numuroj UNE ! :D :D :D .
    Ky ka qene “baba” i demokracise apo nuk e njeh ?

  10. klajdevour thotë:

    22 Prill 2008 @ 3:46 pm

    tani e mora vesh une pse ish tym LlTako sot ….

  11. zanoret e shqipes thotë:

    22 Prill 2008 @ 4:06 pm

    a.Arritja e klases politike shqiptare te vendos dicka mbi inatet personale dhe qejmbetjet e te shkuares duhet vleresuar ne rradhe te pare dhe me vone kuptuar..si cdo here te pare ka dyshime dhe mungese transparence.
    o. Ores se vjeter i duhen ndryshuar akrepat..kjo nuk eshte deshire, por domosdoshmeri n.q.s. duhet te eci ai vende.
    u. Urtesia dhe analiza e thelle politike munguan shume ne kete proces.
    y. Yyyyyy sa shume llafe dhe hamendje per nje vende me 3 milion banore.
    i. Ilir Meta s’ka per tu bere kurre politikan me gjithe deshiren e mire.
    e. Edi Rama fitoi shume dhe njekohesisht dha shume pak.
    ë. ëndrra e disave se mund te behen perseri kryeminister apo president, ka vdekur..

  12. Pjer Thomas thotë:

    22 Prill 2008 @ 7:11 pm

    Gje qe do te thote se nje pol i trete, mund dhe duhet ti fshije pazaret e PD dhe PS, si dhe mbajtjen peng te vendit me keto skenare.

  13. olti thotë:

    23 Prill 2008 @ 8:30 am

    Koth, ti plako mendon, ben, rren veten dhe te tjeret me “gjasme di shume”. Keto ketu dhe shume tjera qe shpreh lart e poshte jane muhabete kafeje te atyre si puna jote qe une do t’i cilesoja si politikan, analist, komentues, filozof etj etj “wanna be”. Konsideroje si nder qe po ta bej se ndoshta te tjeret s’ti thone.

  14. Koth thotë:

    23 Prill 2008 @ 8:48 am

    Rrofsh e daje , po ne ketu per thashetheme e qereles jemi. :)

    Po ti mos u merzit, apo te ka dale emri pa dashje gjekuni ? Beje te ditur keshtu me lezet se nuk do e bej me.

    Nje rob perendie dallon tek te tjeret ate qe i mungon ke vetja.

    P.S. Plake !

  15. lulian kodra thotë:

    23 Prill 2008 @ 9:09 am

    Qe ka ndryshim pushteti me kete o kothere nuk do as men a bast e birre me e mor vesh, po pse kaq pa za ky muhabet re, apo dun me na thone se kesaj rradhe do votojme aksh cin dum gjomse?

  16. Koth thotë:

    23 Prill 2008 @ 9:32 am

    O Kodre !

    Ky shkrimi qe gjasme e kan sjelle keta ketu, nuk ishte shkrim si qellim ne vetvete, por ishte vetem nje batute me dike qe shkruante me nickun Syri Shqiponjes ne nje teme tjeter. Dmth cer shkruhej aty me siper e kuptote me mire ai se te tjeret. :)

    Keta e kane marre per shkrim dhe e kan vu ne main page ene Roni ose Olsi eshte keqkuptuar.

    Nuk ka cer te baj une, se nuk a faji im. :)

  17. lulian kodra thotë:

    23 Prill 2008 @ 9:41 am

    Ca Syri Shqiponjes thue ti ere, mu me m’shtyp autobuzi edhe nuk ia lexoj dot numrin. Jom Sy Urith.

  18. olti thotë:

    24 Prill 2008 @ 12:26 pm

    Rrofsh e daje , po ne ketu per thashetheme e qereles jemi. :)
    Po ti mos u merzit, apo te ka dale emri pa dashje gjekuni ? Beje te ditur keshtu me lezet se nuk do e bej me.

    Nje rob perendie dallon tek te tjeret ate qe i mungon ke vetja.

    P.S. Plake !

    Nese s’e ke emrin Xhorxh Bush, Bill Gejts, Sali Berisha, Edi Rama a ndonje tjeter nga keta te kategorise se Olimpit atehere fjalite duhet te fillojne ne format: “mendoj se” “them se” “shoh qe” “kam pershtypjen se” ….
    Ndersa ti ben sikur flet direkt nga “qendra e komandes”.

  19. Koth thotë:

    24 Prill 2008 @ 12:33 pm

    Aha lene se e mora vesh kush je !

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.