11-vjeçari “çarmatos” policin e Briskut

Elona Elezi (Korrieri)

TIRANË - Fëmija “gjeni” i vjedhjeve, 11-vjeçari Markeljan C., “çarmatos” një polic të Briskut. Superhajduti i mitur nuk rresht së ushtruari profesionin që e ka aq shumë pasion. Burime të besueshme policore i thanë dje “Korrierit”, se djali imcak me origjinë nga Mirdita, rreth orës 18:00 të pasdites ka bërë një ndër vjedhjet më spektakolare të “karrierës” së tij. Markeljani i ka marrë pistoletën e shërbimit policit të Briskut, Preng Ndoit, duke “e zhveshur” nga detyra për disa orë më radhë. Përveç pistoletës, vogëlushi i ka vjedhur punonjësit të policisë edhe një portofol me para. Sipas të tjerë burimeve zyrtare, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Kamzë. Në momentin që Ndoi ka kuptuar se e kishin vjedhur, nuk ka mundur t’i besojë vetes që djali imcak që po vraponte disa minuta më parë përpara hundës së tij, t’i kishte grabitur lekët dhe armën. Identifikimi i tij nuk ka qenë i vështirë, për shkak se jo pakkush e njeh hajdutin e vogël të shtëpive. Menjëherë pas ngjarjes, i dëmtuari u është drejtuar forcave policore të Komisariatit Nr. 5, të cilët pas deponimit të kolegut të tyre, u përballën me rastin më të freskët të Markeljanit, i cili dyert e atij komisariati i ka parë me qindra herë. Edhe pse lokalizmi dhe kapja e tij nuk do të jetë aspak e vështirë për uniformat blu, problemi i vetëm që do të ngelet është ai i moshës së mitur të tij, që e favorizon deri në mbushjen e 14 vjetëve, moshë në të cilën do të mund të mendohet mirë para se të bëjë vjedhjen e radhës. Rreth orës 19:00 të pasdites së djeshme, forcat e policisë mundën ta gjejnë armën e vjedhur nga 11-vjeçari, të hedhur në një kanal jo shumë shtëpisë së tij në Laprakë

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

13 Komente

  1. Leon thotë:

    6 June 2008 @ 2:20 pm

    Fëmija “gjeni” i vjedhjeve, 11-vjeçari Markeljan C., “çarmatos” një polic të Briskut. Superhajduti i mitur nuk rresht së ushtruari profesionin që e ka aq shumë pasion

    woaaa i jepni dhe nje medalje … Na e bene hero tani.. :( :(
    Qe kur qenka pasion te vjedhesh???

  2. Moza thotë:

    6 June 2008 @ 2:47 pm

    Si i tha ai labi shitesit ne treg kur i biri zgjati doren dhe vodhi dicka :
    Mos mi bertit djalit se e ka per here te pare e i del qejfit :-)

  3. artian thotë:

    6 June 2008 @ 3:53 pm

    Policet tane i vjedhin kollaj , se rrine gju me gju me popllin.. ai kadosh kalamoni ka qene i mire se edhe mund ti kepuste no nji koqe plumb bytheve !

  4. Shqiptare thotë:

    6 June 2008 @ 4:09 pm

    Ncncncnc cfare po me lexojne syte nuk me besohet !!!!!! Arrin nje kalama te marri armen e nje polici wowwwwwwww ,nje dite do i marrin gruan atij policit :D cfare po behet
    Hahahahahahaha
    Sa qesharake qe jane bere forcat e rendit ne Shqiperi , normale kur kane politikane “qe pse i mban kjo toke” ,turp kush e lexon dhe e degjon kete lajm .

  5. alidea thotë:

    6 June 2008 @ 4:15 pm

    Media per koke te medias, dhe polic per koke te policit !! Tragjikomedi prizmatike !

  6. Penar Musaraj thotë:

    6 June 2008 @ 4:58 pm

    nga blogu Kusaret:

    Ja vlen ta lexojmë përsëri këtë fjali: Superhajduti i mitur nuk rresht së ushtruari profesionin që e ka aq shumë pasion! Një fryrje bombastike e subjektit. Gazetarja nuk na thotë asgjë në artikull rreth faktit se personazhi i saj qenka një “supërhajdut”. Cili nga ne i ka numëruar vjedhjet e këtij të mituri me të cilin për këtë shkak duhet të trajtohet edhe më me tepër kujdes nga media. Pastaj gazetarja përsëri nuk jep asnjë justifikim për termat e përdorur, profesion, nga e mësoi faktin se i mituri e ka profesion vjedhjen, a verifikoi ajo nëse ky person grabit për pasion apo nga halli. Në shkrim nuk ka asnjë citim të 11-vjeccarit ku ai të ketë pohuar se vjedh për pasion. Gjithsesi urojmë që “superhajduti” M.C, të mos e lëzojë këtë artikull sepse ndonjë ditë, me këtë reklamë dhe publicitet të pa justifikuar dhe jo profesional që i bëhet, do ta ndjente veten “personazh të krimit” në ato përmasa sa mund të vjedhë jo ndonjë polic të pa vëmendshëm por ndonjë personazh kushedi sa lart në Qeveri apo në Parlament. Jo për gjë por besoj se edhe “profesionisti” e di qe parlamentarët ene qeveritarët mbajnë goxha pare me vete e aq më tepër telefona të shtrenjtë!

  7. alidea thotë:

    6 June 2008 @ 5:45 pm

    :) Flm Penar,

    Ne fakt kete po mendoja , shkon me larg ky artikull : Vlerat dhe Antivlerat ..

    Mbase ky djali i vogel hajdut ne fakt eshte vellackoja e gazetares :) Kushedi , kushedi loooooool

  8. xhenius thotë:

    6 June 2008 @ 6:08 pm

    Moza! je fantastike! je e vetmja qe me ben te qesh.

  9. artian thotë:

    6 June 2008 @ 6:18 pm

    Fëmija “gjeni” i vjedhjeve, 11-vjeçari Markeljan C., “çarmatos” një polic të Briskut.

    …ai polici do kete qene qose!

  10. gimi thotë:

    6 June 2008 @ 7:56 pm

    Nuk e kuptoni qe ka nen-tekst ky shkrim? Gazetarja e trajton kete Mirditorin lab si Gavrosh…nje hero te koheve te erreta qe po kalon Shqiperia. Sidomos fakti qe ia ka vjedhur nagantin policit (naganti - tirania; polici - vegel e pushtetit = pushteti)
    Si thote? “..nje djale imcak” Na duhet nje figure e tille e rreshkur, e mbledhur nga buka e zeze me gjize te simbolizoje popullin shqiptare ne keto kohe terri…
    Apo…jo jo…me duket se eshte thjesht nje artikull per keqberesit e vegjel shqiptare qe nuk u rri prapanica rehat.

  11. shqipo thotë:

    6 June 2008 @ 8:33 pm

    gimi, hahahahaaa! e bukur! :)

  12. edrus thotë:

    6 June 2008 @ 8:54 pm

    Pse duhej publikuar emri i policit?

  13. Artian thotë:

    6 June 2008 @ 9:49 pm

    Emri i grabitsit te armes 11 vjecari Markelian C…
    Emri i policit te grabitur,Preng Ndoi..do kene qene nga i njeti fshat ..

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com