***
Pa pra’
Po jehin daullet
E lartesimit tand t’vonuem
Dheu im!
Si fmin tan t’humun
M’gjete!
N’gezim t’papam nojhere
Po rriten lulet ngadhnjimit!!!
MODENA 19 PRILL 2007
Pa pra’
Po jehin daullet
E lartesimit tand t’vonuem
Dheu im!
Si fmin tan t’humun
M’gjete!
N’gezim t’papam nojhere
Po rriten lulet ngadhnjimit!!!
MODENA 19 PRILL 2007
21 Shkurt 2008 @ 8:20 pm
T’lumte Kapiten se kjo poezi eshte tamam si nje profeci per Kosoven e cila u realizua me 17 Shkurt!
21 Shkurt 2008 @ 8:51 pm
Sa bukur dinë të flasin poetët
21 Shkurt 2008 @ 9:09 pm
Edrus, shume fare
21 Shkurt 2008 @ 10:44 pm
kapiten….
une e mora librin , madje te kam shkruar… jam kenaqur shume gjate leximit e vazhdoj. Ma vone do te me besdise pyetja: Pse nuk me pergjgijet poeti? Pse nuk i fut nje te kontrollume- gmail’it qe temarrim vesh si asht puna….
Ke letra qe te kam nise, si pergjigje te postes tande (librit te mrekullueshem) , dhe kartolinave shume te bukura, kam fole edhe per poezine qe sapo rilexova e me dha te njejten kenaqesi…
Fol pra kapiten, fol …
(folsh me gishta)
21 Shkurt 2008 @ 11:18 pm
po me irritojne kto prurjet e fundit te Peshku nga poete e prozatore qe kane blogje te tyre. Perderisa c’do gje qe sillni tek Peshku mund po ashtu fare lehte te lexohet ne blogun tuaj atehere me mire rregjistroni blogun tek lista dhe sa here postoni dicka te re vijm e ju lexojme atje dhe furcat e lepirjet virtuale ua bejme atje. Postuat njehere dy tek Peshku sa per te bere emer e thirr vemendje po aman mos e bajatoni duke sjell cdo gje qe postoni neper blogje. Nje pjese e mire e juaja njiheni nga forume e qoshka te tjera letersie e lepirje dhe po me duket sikur dhe Peshku eshte shnderruar thjesht ne kasollen me te fundit qe po mbledh bashk macet e kalterushet e virtualitetit shqiptare.
Meqe shkruani shume mire dhe un ka kohe qe ju lexoj ndonje perle ja vlen te sjellet tek Peshku per te balancuar temat politike e tru-shplarese qe sillen nga media shqiptare por jo c’do postim nga cdo blog i ri qe po hapet.
kjo vlen sa per blog-pruresit e letersise si dhe per adminet qe duhet te sjellin dicka qe smund ta lexojme e ta komentojme neper blogjet private te secilit prej poeteve.
21 Shkurt 2008 @ 11:34 pm
0. Mua më irritojnë ata që japin direktiva.
1. Poezia më lart është perlë dhe po të kishe marrë mundimin ta lexoje, do vëreje se mbart ka një të vërtetë që ti e mësove të djelën që shkoi.
2. Autori nuk ka sjellë poezinë e fundit që shkroi, shih datën.
3. Si blogaxhie-peshkaxhie, mund të them me gojën plot se Peshku është superblog dhe nr. i mendimeve është shumë më i madh se një blog personal. Dhe kjo është një nga arsyet më të forta pse njerëzia shkruajnë te Peshku.
4. Ka peshkatarë shumë të nerum që s’i kap inter-rrjeti shumë dhe s’futen nëpër blogje. Dhe mendimi i është shumë i vyer për mendjet e shkronjëtarëve.
5. S’ta ka fajin njeri ty që s’lë blog pa lexuar.
Me gjithë dashurinë për gjithë shqiptarët kudo si ndodhen që më ka zgjuar dita e pavarsisë
A.
vijon (ndoshta)
21 Shkurt 2008 @ 11:42 pm
Poetet ngjajne pak me Profetet.Te lumte,Gjeneral!
21 Shkurt 2008 @ 11:54 pm
Vertet e bukur.
Sikur ke dale maje (cdo maje mali shqipe) e pasi merr fryme thelle …….
Ah! Ti do shpirti ca vargje ti thuresh , ne ate ajer te paster…
Sa per ato datat do ishte me e shkelqyer sikur te fliste per kete rast dhe
te shkruante me te MADHE…..21 Shkurt 2008….
Sikur po teprohet kjo me datat qe nuk kane pike rendesie ne se nuk do ti jepej nje ngjyrim PROFETESH e UNDERGRAUNDESH.
Thjeshte po BUKUR!
21 Shkurt 2008 @ 11:55 pm
e di qe posti im se kishte vendin ktu tke poezia e kapitenit dhe eshte pikerisht nje nga ato postime blogjesh qe ia vlen ta shkepusesh e ta sjellesh tek akuariumi i Peshkut. per kte te me fali Kapiteni.
por komentet personale te tipit hap emailin.. me nis librin etj mund te behen ne blogun e Kapitenit.
tashti nese tere ato qe kan blogje per arsye se peshku ka me shume audience te sillinin postimet e tyre te perditshme atehere Peshku humbet pikerisht ate qe ka bere te mundur kte audience. Un ke peshku marr vesh sa here poston bleta noj gje te blogu vet, e sa here poston Xhaja e sa here hap ekspo Anri Sala po s’ka pse cdo postim neper kto blogje te dal ne faqe te pare tek Peshku. Peshku eshte mu si nje blog i madh permbledhes, por jo gjithpasqyrues.. dmth lidhjet per ne blogjet qe shumefishohen c’do dite mjaftojne si dhe sjellja nga adminet apo kushdo tjeter te ndonje shkrimi nga ndonje blog qe meriton vemendjen e ne te gjithve …gje qe deri tani eshte bere efektivisht.
nuk i lexoj rreptesisht blogjet (per fatin tim te mire) vetem kur dua te vras kohen ne pune, por kam vene re qe te njejtet emra komentojne dhe bejne elozhe neper temat e blog-letrareve si ketu tek peshku si tek blogjet personale te ketyre te fundit. komentet kan arritur deri aty sa thjesht thone ” qe je e bukur ta thash njehere tek blogu jot, por po ta them dhe ktu ta morr vesh gjith shoqnia” ose ne “mengjes te lexova tek blogu ne mbremje te lexoj tek peshku”
dhe njehere un nuk jam kondra prurjeve nga blogjet e ndryshme sidomos nga ato me karakter kritik e social per te miren e peshkatareve por ju lutem mos sillni cdo gje qe kap rrjeta ose te pakten grupies le te falen e perulen tek tempulli -qe eshte blogu personal. ok akell
22 Shkurt 2008 @ 12:26 am
…apo për Kapitenin?
Më erdh mirë kur lexova fjalinë e parë dhe të jap të drejtë për të tjerat, krejt të drejtë. Dhe replika e rastit mbas 17.02.: ok loçkë.:)
Idrisi ka të drejtë; ç’punë ka data tek e fundit…. Po sikur Kapiteni të na ndriçonte si e qysh i erdhi ajo poezi, do ishte shumë interesante, mendoj unë.
Natën o njerëz!
Aklli i dekonspirum
…
6. Ka avtorë që s’ti botojnë komentet nëpër blogje. Dhe unë mezi pres ta sjellin shkrimin që ka tërhequr vëmendjen time te Peshku që t’i bie fort dhe pa dhimbje.
22 Shkurt 2008 @ 1:06 pm
@ “Furçat”
ketu administratoret e peshkut kane fshire nje mesazh te maces blu-shume keq!sepse mua me pelqeu pergjigja e saj direkte dhe me vend,pasi o furce,vertete c’te shqetesojne te gjitha keto gjera???
lexo 2 komentet e tua dhe do me kuptosh sepse ashtu si ka prurje te teperta tek peshku,po ashtu ka dhe kritike e kritikues te tepert tek peshku,e une e ti kemi secili vendi e tij ne ato dy grupe.mua me pelqen imi sepse adhuroj ti nxjerr te tjeret nga mizerja psikologjike-shiko veten tende qe kerkon te vrasesh kohen ne zyre.por ti…?bah nuk ke mundesi te gjykosh pse ne nje koment dikush permend libra e me the e te thashe…
prurja e kesaj poezie tek “Peshku…” nuk ishte deshire e imja.sepse e kam botuar ne blogun tim.ishte nje fare “BELLE_FLEUR” qe me nxiti ta botoj,per vete faktin se ky site eshte me i frekuentueshem se nji blog minimal si ai imi.qelloi qe e botova atje dhe pas 2 ditesh tek peshku…ok what’s the deal,i don’t get it!!!ka te tjere qe as qe e dine ekzistencen e blogut.pastaj desha ta them dhe une dicka per pavaresine e kosoves dhe e thashe me ato vargje edhe pse te shkruara thuajse nje vit me pare.por une fola per vendin tim dhe ja,vendi im sot ka tjeter fytyre.guxoj te them thuajse te plote sepse i mungon pjesa e maqedonise,e greqise dhe malit te zi,por gjithesesi arriti dicka.a ka lidhje poezia para nje viti me c’ka ndodhi….sigurisht qe do isha teper injorant sikur edhe ta mendoja vete dicka te tille.vertete vetquhem gomar por qe nuk jam gomar eshte dicka qe duket.
a eshte profetike poezia ne fjale???
kam njohur ca njerez,qe “Flamuri u dukej lecke”
“Skenderbeu duke luftuar kundra turqve ka vrare me shume arber se sa turqit ne te vertete”
“Nuk me duhet gjuha shqipe”
“Nuk njoh nene terezen si shqiptare vetem pse eshte katolike”
“C’kuptim ka flamuri shqiptar”
“Isa Bolitini luftonte nen flamurin turk kundra serbve”
qe ndarja e kufijve eshte bere nen perandorine turke dhe se atehere nuk ekziston shqiperia.
e sa e sa pallavra te tjera te ketij lloji qe vertete me kane bere te mendoj shume,gjate rreth vendit tim.dhe ta kuptoj urrejtjen e Martin Camajt,vendimin e tij mos meu kthy kurre ma n’shqipni as i vdekur.sepse jemi ne vete qe po ia bajme gropen se fundi atij vendi.a kane lidhje gjithe keto gjera njera me tjetren???edhe une dua ta kuptoj,por kur nis e mendoj se sa i madh ka qene Baca Ise n’Londer kur nxorri pisqollen tjeter them Hallall qumeshtin e nenes!!!se ti e ke ba dicka po ne?Ne vec “prishemi” forumeve duke dasht me u duk te zgjuar dhe ironike.
THANK’S BELLE_FLEUR qe me binde vertete ta botoj kete poezi ketu te k peshku
dhe ju administratore uroj mos ta fshini kete mesazh se pervecse pa kuptim dhe lidhje kam harxhu 3.80 euro me e botu.pra kini meshire per nej te papune dhe profet!!!
22 Shkurt 2008 @ 1:10 pm
“hey, ti”furcat i beni neper …” ketu e ne kine bie era inat personal. Dhe vogelsi e pafundme. Permbahu… se sigurisht duhet te me njohesh tek me ke aq ne shenjester qe mua nuk me kercet per verejtje apo keshilla, apo urdhera si keto tuat. Qe kur te qenka mbush mendja se njerezit(peshqit) do bejne, mendojne, thone, (shkruajne) ate qe pelqen zotnia jote???
U irrutu b…. jote e problem shume….nuk e shef?”
ky eshte komenti i Maces_blu.
shpresoj mos ta fshijne se do me vinte vertete keq.
22 Shkurt 2008 @ 1:12 pm
Furce,
edhe ti po na tregon se kujt i ben ti furca. Sigurisht, ti je furce me e mire. Por, cave ju pelqejne furcat e tjera. Cdo shije eshte e mire! Ne se irritohesh mos i lexo. Nese i lexon dhe irritohesh, ky eshte problemi yt. Mundohu te rrish e qete. Ose, drejtoju atyre qe ju ben furca.
22 Shkurt 2008 @ 1:53 pm
Avokat,
Eshte mashkull “furca” ( lool )
Por ndonjehere sillet si femer dhe e ka shume problem kur thuhen fjale te mira ne adrese te ndonje personi. Tip semundje profesionale do jete. Mos lavderoni me, se irritohet furca dhe na semuret. Si do beje peshku pa te pastaj?
22 Shkurt 2008 @ 1:59 pm
Kapiten,
Poezia, shume e fuqishme. Pak vargje shume fjale.
N’gezim t’papam nojhere
Po rriten lulet ngadhnjimit!!!
shume bukur!
22 Shkurt 2008 @ 3:06 pm
Hey Kapiten, mos u merzit nga njerez qe mesa duket s’kane pune me te mire sesa te kritikojne njerez lart e poshte, vend e pavend. Nese te kerkova ta postosh poezine ketu, ishte ngaqe kjo poezi eshte shume e fuqishme dhe perkonte me Pavaresine e Kosoves, vargjet jane vertet shume domethense. Dhe, kjo per ti thene furçes qe Kapiteni nuk vuan nga deshira per te komplimentuar dhe per t’i bere qejfin kot se koti, por ngaqe poezia ishte me vend.
Kapiten, karavani te shkoje per para….
22 Shkurt 2008 @ 3:43 pm
Kapten, me ka myt gripi. Keqas! Ene vazhdon.
Pranej s’jam bere mbare.
Mos e RR (TM) hic fare. E di si thojte i mikja ime per i rast te ngjashem: pemes me kokrra i gjujne…
Shqiperi Natyrale, Ardhsh e Bardhe!
22 Shkurt 2008 @ 3:55 pm
Edhe dicka Kapiten, para se te kumbisem prape. “Problemi” yt eshte se ti nuk je “AnaDHist enough”, ke pathos, i cili nuk eshte cool; je nga rraca e atyre qe nuk i peshtyjne mitet kombetare, nuk shet pordhe se di emrin e Comskit, nuk ben pra si kurve intelektuale.
Per keto qe po te them mjafton te lexosh perciptazi artikuj e blogje te te gjithdijshmeve tane, me emer, me reputacion, lexo psh Miti i Skenderbeut, apo fiset Lumumba qe qenkeshin aleatet e vetem te Kosoves ne kete dite, qe i bren meraku se mos Kosova u beka qender frymezuese per levizjet separatiste ne bote etj etj.
Keshille for free: Po qe me grip mos i lexo, se te pengojne ne sherim te shpejte.
Turqeta per tani Kapiteni im!
Shqiperi Natyrale, Ardhsh e Bardhe!
22 Shkurt 2008 @ 4:15 pm
çensurojeni mor kët emigrantin, se ô bo nacionalist i keq!…
p.s. uthull molle, të thashë!:)
22 Shkurt 2008 @ 4:37 pm
Ah na vduq censura si me ken n’komunizem
P.s. Te shkuara! Ene pije uthullen e molles se éshte dore me nji.
22 Shkurt 2008 @ 4:52 pm
Belle-bella mia ti me njeh ma mire se kushdo ketu!!!
mua me erdhi vertete keq pse komenti i furces ishte i turbullt dhe thellesia e ceket e tij(komentit) mbyti vetem ate.sigurisht nuk ishte drejtuar mua,por nuk mund ta justifikoj sepse kishte sulmuar nje koment pikerisht per mua.
nje nderhyrje krejt e pavend.sikur mos te ishte dicka e tille as qe do e vrisja fare mendjen por me vjen mire qe Macja blu sa qe ka ndryshuar nga ajo qe mbaja mend une.nane-nane.ka dhene nje pergjigje tip F*** off!
Emigrant!qenkam vertete me grip sepse ky komenti yt po me turbullon…
sa per ata intelektualet tane te shquar dhe “anadhistet e mirefillte”,ok,te siguroj qe kam bere vaksinen kundra tyre.prej kohesh tashme!!!
hej ju lexues te kendshem-betohem se nuk “po i bie me llape muhabetit”
te me falni pse nuk ju pershneta.nuk kam harru,jam gjall e shqiptar ma shume se kurre me kosove n’mes t’ballit si flijimin ma sublim t’gjakut e shpirtit,me ju!Veç me ju!!!
Papi perulem para teje rob zoti!
jeni prova se vendi im dhe i juji nuk asht vetem!!!
kjo poezi per ju…
…
E shkrujti legjenden e vet
N’vete,
guri,
nji dite.
Kthetrat hemoragjike t’myshkut
Kollitje t’mbetuna
N’mushknite e kohes
Qe brehet n’vete.
Ngado
Jane lartesu kullat
Ku flejne heronjte e pamposhtjes!!!
Dhe guri qesh!!!
MODENA 19 PRILL 2007
22 Shkurt 2008 @ 5:01 pm
Furca,
Por peshku, nuk eshte prona jote mor zotni!
Poezia e kapitenit..
sa e vockel,..e vockel,..
..aq e madhe , e madhe behet ne cdo shpirt shqiptari!
E bukur.
22 Shkurt 2008 @ 5:30 pm
Oh kapiten kapiteni I’m, sigurisht! T’falemners per qit perle qe deshmon edhe I here forcen e poezise tande.
24 Shkurt 2008 @ 4:40 am
….
kapiten edhe nje here, jo per inat te furces edhe pse e meriton,por per hir te se vertetes, Je Poet…! Peshqit jane vertete peshqit me te mire qe kam njohur ne internet… dhe webi gjitheashtu eshte i pelqyeshem. ( sa kam pare deri tani)
ps. Ne pergjithesi une jam tip qe merzitem kur m’i fshin gjurmet , edhe ato per te cilat mund te pendohem pse i lashe.(ndonese ende nuk kam provuar te pendohem , sidomos per gjurmet e mija… sido te qena) Cuditerisht per fshirjen e postes time , per furcen , nuk isha merzitur as inatosur…
Tung te gjitheve…. !
24 Shkurt 2008 @ 5:08 am
Emigrant shkruan:
Emigrant, po më ngjeth mishtë! Cilët qenkan këta qenër që guxojnë dhe e prishin atmosferën festive? A janë shqiptarë këta njerëz xhanëm?
24 Shkurt 2008 @ 6:49 am
Lumbumba apo Lumbonja?LoL
24 Shkurt 2008 @ 6:53 am
Meqe u permend Chomski: ky palla ka dale ne RTV Serbia e ka thene qe NATO ia keputi serbise ilegalisht sepse Serbia nuk i bindej diktatit neo-liberal te FMNse dhe Bankes Boterore, dhe se Albright e hengri rrenen e Recakut, dhe se ne te vertete ne Kosove nuk ndodhi genocid por shumica e viktimeve u shkaktuan pas fillimit te bomardimit nga NATO-ja.
Mund ta shihni ne YouTube