1 Maji në retrospektivë
1 maj 2004 - PKSH nuk ishte grupi i vetëm që përkujtoi festën e punëtorëve atë vit (me një paradë diçka më të thjeshtë se tradita). Një grup i minoritetit mori pjesë gjithashtu në parakalimin, me një mesazh që nuk po e deshifroj dot.
Atëherë Nano ishte Kryeministër (Nazist?) kurse Berisha ishte…pirat? Më ndihmoni.


Fotot: Peshku Fluturues



1 Maj 2008 @ 1:24 pm
Me fal Blendi. Eshte 1 Maj 2004, po behej rikonstruksioni i kryeministrise. Kryeminister Nano. Ish Pedagog i Shkolles se Partise. Teorikisht keto duhet te ishin kontigjenti i i tanishem i shkollese se tij. Komunistet e fundit ose me mire komunistet e fundme
1 Maj 2008 @ 1:31 pm
Berisha ose Piter Pan, ose Sandokan, po me duket se Sandokan nga poshte dhe Piter Pan nga siper
1 Maj 2008 @ 1:47 pm
Tropizme !
Si e kepute qafen ti pa me dhene nje kafe mua ?!
1 Maj 2008 @ 3:02 pm
ezmerët përsëri me daulle parakalokan
1 Maj 2008 @ 3:19 pm
Sa qef…parrule per PKSH-en maj Benz-it…
1 Maj 2008 @ 4:32 pm
Grupi, ëhëëë, Parrule i thonë edhe në Mamurras
1 Maj 2008 @ 4:39 pm
….edhe ne Mamurras ?
1 Maj 2008 @ 5:59 pm
Sa kane ndryshuar kohet?? Jo me shume se 20 vjet me pare ishin baballaret , nenat dhe gjyshrit tane qe mbanin keto parrulla neper duar..
Gjermanet arriten mbrrekulline ekonomike dhe zhvillimin shoqeror duke nxjerre mesime nga e kaluara e hidhur..
Fatkeqesisht kombi shqiptare akoma vazhdon te vuaj nga e kaluara…
1 Maj 2008 @ 10:39 pm
Grupi thote:
Hehehe, Benz, po me andra ama!!!

1 Maj 2008 @ 10:51 pm
Keta lloj benzash i gjen funksional vetem tek ne dhe ne afrike.
1 Maj 2008 @ 11:31 pm
e ca lesh minoriteti pashi nerin….
2 Maj 2008 @ 6:07 am
Ai benzi simbolizon tamam komunizmin ne Shqiperi.I vjeter e I arnuar por prap I gjall midis nesh.
2 Maj 2008 @ 11:11 am
kete qe do ju nis se keni pare ne asnje vend, ose i ka shpetuar peshkut. per t’ju ndihmuar po ju derg nje artikull ku thuhet se cfare ka ndodhur tjeter dje ne 1 maj. Tung
Vendimi
Në ditën e punëtorëve
qeveria shkurton 622 punonjës
Pikërisht kur punonjësit e administratës presin rritje page, qeveria i hedh në rrugë dhe pikërisht në kohën më të keqe të krizës ekonomike të viteve të fundit, ku përfshihet rritja e çmimeve të ushqimit, rritja e energjisë
elektrike, rritja e çmimit të naftës etj. Në vendimin e Këshillit të Ministrave
nuk është përcaktuar nëse punonjësit e administratës do të dalin me asistencë
Rildo Ngjela
rildo.ngjela@tema.al
Qeveria shqiptare ka vendosur dje që të largojë nga puna plot 622 punonjës. Sipas vendimit të djeshëm të Këshillit të Ministrave, nga Ministria
e Transportit do të largohen 135 punonjës, ndërsa furtuna më e madhe do të jetë në Ministrinë e Arsimit, e cila ka për detyrë që prej datës 1 korrik e deri më 31 dhjetor të këtij viti të shkarkojë nga puna 487 punonjës. Të gjitha këto bien në kundërshtim me premtimet elektorale e bëra në vitin 2005. Qeveria ka vendosur dje të shtojë numrin e të papunëve, ndërkohë që janë regjistruar në zyrat e punësimit mbi 140 mijë të papunë dhe shkollat
dhe sistemi arsimor parauniversitar vuan mungesën e stafeve. Burime nga Kryeministria shprehen se kjo është një mënyrë alternative për të shlyer
katastrofën e Gërdecit. Sidoqoftë, të tilla veprime sjellin efekt negativ te
punonjësit e shtetit. Punonjësit që do të shkarkohen duhet të kërkojnë
një punë tjetër tashmë. Pra, pikërisht kur punonjësit e administratës presin
rritje page, qeveria i hedh në rrugë dhe pikërisht në kohën më të keqe të krizës ekonomike të viteve të fundit, ku përfshihet rritja e përgjithshme e çmimeve të ushqimit, rritja e energjisë elektrike, rritja e çmimit të naftës etj. Në vendimin e Këshillit të Ministrave nuk është përcaktuar nëse punonjësit e administratës do të dalin me asistencë apo do të rregullohen
në institucione të tjera. Vendimi që lë shumë për të dëshiruar dhe i hartuar në mënyrë të përgjithshme nuk i përcakton këto të fundit, pra iu jep të drejtën atyre të mendojnë se do të mbeten në rrugë.
Shifrat e papunësisë
Ministri i Punës, Barka, tha se, objektivat për uljen e papunësisë në vend i vlerëson të përbushura në disa fusha. Sipas të dhënave nga kjo ministri, numri punëkërkuesve të papunë është 140 008 ose 13.2 %. Ndërkohë, shifra e të papunëve rezulton shumë herë më e lartë nga ajo çka deklarohet zyrtarisht, pasi në të nuk janë përfshirë të papunët në fshat dhe ata që nuk regjistrohen në zyrat e punësimit. Nga të dhënat e Institutit të Statistikave, rezulton se 13.2 për qind e popullsisë sot nuk ka një vend pune për të siguruar të ardhurat e përditshme. Gjatë vitit 2007 rezulton se numri i të papunëve është ulur vetëm 2 mijë vetë, shifër kjo e pallogaritshme krahasuar me të papunët që përballen çdo ditë me varfërinë.
Vendimi i plotë i qeverisë, ku verehen qarte mangesite dhe ku nuk përcaktohet se çfarë do te behet me punonjesit e shkarkuar mund ta gjeni ne http://keshilliministrave.al/?fq=brenda&m=news&lid=7892
2 Maj 2008 @ 11:43 am
Si duket e kan humbur rrugen,nese percjellin ngjyren e kuqe do te arrijn ne Kine, zoti na shpetoft nga kta lugat ..
2 Maj 2008 @ 11:53 am
jeni me te vertete te turpshem per komentet qe beni
2 Maj 2008 @ 12:02 pm
nuk e kane humbur joooo, e ka humbur berisha vetem, sepse nuk di cfare ben dhe nuk pyet me njeri. dhe sdegjon me median, pervec kesaj, i ka hapur edhe lufte mediave. e njejta gje qe ka bere ne 1996.
ndersa ne 1994-1995 nje kusheriri im ka pas shkruar keq per berishen ne gazeten shqiptare. e di se ku eshte ai tani? pasi emigroi ne greqi nga kercenimet qe i benin kelyshet e berishes, vajti ne amerike, ku po punon si nje punetor i thjeshte, duke qene se ketu e kishte te ardhmen shume premtuese.
ja kush eshte sali berisha, po ketyre mire tu behet se vete ata e kane votuar dhe prape ata e shajne.
mos ta kishit votuar zoteri… kjo tregon se kemi nje memorie te shkurter dhe kjo vjen nga injoranca…
2 Maj 2008 @ 2:49 pm
Si na njoftoj Lefteri…400 vende pune te reja ka krijaur Birisha ne arsim???
Po sa beni hihihi e hahaha ju te Koth-es se Edvini na paska kritikuar gjendjen e sotme…ja c’ndodhin.
2 Maj 2008 @ 3:22 pm
kete t’a njoftoi ThoughPolice Grupi, jo une; Gjithsesi s’ka pse paragjykohen shkurtimet ne administrate, kur dihet se ajo ka qene dhe mbetet teper e fryre per nje vend si Shqiperia. Rendesi ka qe ata qe iken s’do zevendesohen, se po te zevendesoheshin, me partiake do zevendesoheshin.
Pastaj, problemi i punesimit or mik, nuk zgjidhet me pune ne Shtet; e Pame Komunizmin, siç e kane pare edhe ata qe parakalojne atje - nuk mban pilafi uje po te jene shumica rrogetare apo buxhetore shteti … se dryshe behet kooperative pastaj
2 Maj 2008 @ 3:23 pm
po te kerkosh pune sot, me mire kerko tek privati, se po prite nga shteti …
2 Maj 2008 @ 4:15 pm
O Leshter…si ti si TP s’ka rendesi…Ju si pergjigje per punesimin qe Birisha po krijonte sollet shembull punesimin ne shtet…tani thua…gjej punesim ke privati. Make up your mind…
2 Maj 2008 @ 4:34 pm
Ai shtet i pjerdhur mban me buke mbi 100,000 shpirtra ne administrate (e dreqi e merr vesh sa mbahen me pension te administruar). Sa me pak veta te punojne per at shtet aq me e lehte eshte SIKTERISET!!!
Keshtu qe bravo FMN, BB qe e detyrojne Binishin te ‘prese koka’.
2 Maj 2008 @ 5:02 pm
i kushtohet benzit qe mban pankarten
2 Maj 2008 @ 5:11 pm
une mendoj qe ta kapim ketu debatin…
… Sidoqoftë, të tilla veprime sjellin efekt negativ te punonjësit e shtetit. Punonjësit që do të shkarkohen duhet të kërkojnë një punë tjetër tashmë. Pra, pikërisht kur punonjësit e administratës presin rritje page, qeveria i hedh në rrugë dhe pikërisht në kohën më të keqe të krizës ekonomike të viteve të fundit, ku përfshihet rritja e përgjithshme e çmimeve të ushqimit, rritja e energjisë elektrike, rritja e çmimit të naftës etj.
dhe me e tmerrshmja eshte…
… Në vendimin e Këshillit të Ministrave nuk është përcaktuar nëse punonjësit e administratës do të dalin me asistencë apo do të rregullohen
në institucione të tjera. Vendimi që lë shumë për të dëshiruar dhe i hartuar në mënyrë të përgjithshme nuk i përcakton këto të fundit, pra iu jep të drejtën atyre të mendojnë se do të mbeten në rrugë…
2 Maj 2008 @ 5:16 pm
Ndwrsa Ministria e Arsimit e ka justifikuar faktin me nje deklarate per shtyp ku thuhet se:
Njoftim për shtyp
487 punonjës të konvikteve u kalojnë në varësi bashkive. Nisma ne vijim te politikes decentralizuese dhe në shërbim të qytetarëve
“Ju sqarojmë se njoftimi i sotshëm i dale ne faqe te pare te disa te perditshmeve se dje qeveria vendosi shkurtime drastike ne personelin arsimor eshte i pavertete dhe druajme se rrjedh nga keqkuptimi e mosinformimi. Qeveria ka vendosur qe konviktet per nxenesit e shkolles se mesme te transferohen ne administrim te pushtetit vendor, pra bashkive perkatese. Krahas konvikteve, bashkive u kalojne edhe personeli i ketyre konvikteve (gjithsej 487 punonjes) deri tani ne varesi te MASH.
Kjo eshte nje mase ne vijim te politikes decentralizuese dhe te menaxhimit te sherbimeve me prane perfituesve, me prane qytetareve.
Skema e propozuar nga MASH i shërben administrimit më të mirë të konvikteve, rritjes së transparencës dhe luftës ndaj korrupsionit.”
Brikena Kollcinaku
Zyra e shtypit, MASH
Eshte e njejta gje qe ka bere me kalimin e ujesjellesave ne administrim te pushtetit lokal.
A nuk eshte me te futme???
4 Maj 2008 @ 7:29 pm
PF, foto e dyte ka dicka seminale!
The comunists hire “forces of the dark side” on minimum hourly rate.
PS mos me thuj qe e ke kap rastesisht ket.
ajo shenja pytse-habitore “?!” e paraprime nga retishenca “…” te parrulla “asocim-stabilizim” eshte gjithashtu nje perle.
4 Maj 2008 @ 11:02 pm
Emigrant
Kjo quhet: “Dora e zeze” mbeshtet “ideologjine e kuqe” …?!