“Si i thamë Berishës që në Gërdec i vdiq baxhanaku”
Mirela Sula
Panorama
Liri Berisha tregon për herë të parë të vërtetën për motrën dhe burrin e saj që vdiq në Gërdec. Si e mori lajmin e shpërthimit dhe çfarë ndodhi në familjen kryeministrore gjatë ditëve në vijim. Marrëdhëniet me të motrën e burrin e saj dhe takimi i fundit me Muhamet Hoxhën, gjatë Vitit të Ri. Pse Berisha nuk e kishte takuar asnjëherë dhe historia e jetës të motrës. Kush i tha që në listën e emrave të viktimave të Gërdecit ishte edhe baxhanaku i tij dhe reagimi i Berishës. Sulmet ndaj Shkëlzenit dhe Saliut. Sa ndikoi ngjarja në jetën e familjes kryeministrore dhe ndihma për të mbijetuarit në Konvaleshencën e Durrësit. Për herë të parë, lexuesit e “Panorama” mund të krijojnë një tablo të qartë të lidhjeve të familjes kryeministrore. Pse Hoxha punonte në Gërdec dhe sa kohë kishte që ishte kthyer nga Anglia.
Si e morët vesh ngjarjen e Gërdecit dhe cilat kanë qenë përjetimet tuaja atë moment?
Kam qenë në Durrës në rezidencën qeveritare, kur ndjeva një zhurmë të fortë. Atë moment po flisja në telefon me dikë dhe dëgjoj një buçimë nga toka, që nuk më ngjau me tërmet, por më dha ndjesinë e shpërthimit. Dola menjëherë përjashta për të parë ç’kishte ndodhur… Mendja më shkoi te cisternat e Durrësit. Jashtë shoh kërpudhën në qiell, fare afër, dhe më shkoi mendja tek një akt terrorist, duke qenë se ishim në prag të ftesës për në NATO. M’u duk sikur kishte shpërthyer një bombë atomike. Më bëjnë një telefonatë dhe një mik i familjes më tregon se ndodhej në Marikaj dhe se aty kishte ndodhur një shpërthim, duke më folur për një tragjedi. “Më duket se ka plasur një depo ushtarake”, më thotë. Menjëherë më merr Saliu, i cili më thotë: “Liri ka ndodhur diçka shumë e rëndë”. E pyes nëse ka të vdekur dhe ai më përgjigjet: “Me siguri që ka, por do Zoti nuk ka shumë…”. Më pas ajo ditë ka shkuar me telefonata, lajme që vinin nga disa burime, shumë emocione dhe keqardhje ndaj atyre që përjetonin atë situatë të vështirë. Kemi ndjekur pa fund ekranet televizive, së bashku me fëmijët dhe me nipërit. Me Saliun nuk u lidha dot gjatë gjithë ditës, sepse e ka patur gjithë kohën të zënë telefonin.
Pra, kaluan 24 orë pa komunikuar me bashkëshortin. Çfarë ndjesish kishit?
Jashtëzakonisht të rënda. Kemi ndenjur para televizorit, pa ngrënë asgjë, përveçse kemi pirë kafe pa fund. Nuk kemi fjetur fare atë natë dhe jemi kthyer në Tiranë të nesërmen. E kam përjetuar me shumë dhimbje dhe shumë gjatë atë katastrofë. Akoma jam nën efektin e mërzitjes që më ka krijuar Gërdeci.
Ndërkohë që vazhdonte emergjenca, situata u rëndua dhe politikisht. Shigjetat u drejtuan të gjitha drejt qeverisë dhe në veçanti ndaj zotit Berisha. Më pas u përfol dhe djali juaj Shkëlzeni. Si u ndjetë si nënë?
Deri sa shigjetat ishin të drejtuara nga Saliu, m’u duk një situatë e zakonshme, sepse ishte një gjë që e prisja që do të ndodhte. Ndërsa me djalin jam ndjerë pak keq. Akuza ndaj Saliut ka pasur mjaft dhe me kohën jam mësuar të dalloj akuzat me sfond politik nga keqdashjet tendencioze. Familja ime ka qenë shpesh e shigjetuar nga sulmet mediatike. Kur filloi fushata ndaj vajzës sime, Argitës, fillimisht më bëri përshtypje, sepse kisha merakun e vajzës, por më pas çështja u sqarua. Argita ishte e gatshme t’i shkonte deri në fund dhe më pas mediat nisën ta atakonin për faktin se shumë politikanë ishin miq apo shoqe të saj, por kjo nuk më ka bërë shumë përshtypje. Por Shkëlzenin nuk e kishin atakuar kurrë. Ai ka jetuar për shumë vite jashtë dhe për më tepër nuk është përfshirë kurrë në debate të tilla. Ata futën Shkëlzenin në një moment shumë të vështirë për të goditur politikisht Saliun.
Po kur u takuat pas 24 orësh me z.Berisha, çfarë ndodhi?
Saliu ishte shumë i lodhur kur u takuam, shumë i mërzitur. I duhej të përballonte shumë gjëra: duhet të përballonte emergjencën, luftën e rëndë politike, presionin e madh popullor e mediatik, mbledhjet e njëpasnjëshme të qeverisë. Duhet pasur parasysh që, edhe pse duket njeri i fortë, Saliu është njeri shumë i ndjeshëm, veçanërisht ndaj njerëzve që vuajnë. Duke e ditur këtë fakt nuk i kam kërkuar asgjë, asnjë shpjegim, sepse më dukej se do e mërzisja akoma dhe më shumë. Në momente të rënda jam përpjekur gjithnjë t’i krijoj një klimë pozitive dhe të ngrohtë familjare.
Një nga çështjet më të përfolura mediatike ishte dhe baxhanaku i zotit Berisha, pra burri i motrës suaj. Ishte koincidencë apo dhe kjo goditje me këndvështrim politik?
Motra ime ka pasur një jetë shumë të vështirë. Pas një divorci të dhimbshëm dhe një problem shëndetësor me djalin (i cili vuan nga sklerozë multipla e avancuar që në moshë të re) kishte shkuar të jetonte në Londër bashkë me dy fëmijët e saj. Fëmijët kanë vazhduar shkollat dhe janë martuar, duke krijuar jetën e tyre. Ndërkohë që fëmijët janë rregulluar, ajo ka bërë një martesë të dytë. Fakti që djali i saj ka një problem të rëndë shëndetësor, më kishte bërë që më shumë të merresha me gjendjen e tij fizike sesa me problemet e tjera. Para 3 muajsh, pasi ime motër doli në pension, u kthye të jetonte në Shqipëri. Për Vit të Ri unë e takova për herë të parë burrin e saj. Aty u fol që ai ishte gati për t’u futur në punë, sepse nuk i pëlqente të rrinte kot. Ishte hera e parë dhe e fundit që e pashë. Kur një ditë shkojmë në varreza te prindërit, e pyes motrën nëse i shoqi kishte filluar punë dhe ajo më tregoi se po punonte diku afër Marikajt. Kur e pyes se çfarë bën, ajo m’u përgjigj: “Mban ca arka municionesh”. Është i kënaqur me punën? - e pyeta. “Jo dhe aq, mban ca arka, por do të rrijë veç pak sa të gjejë një punë tjetër më të mirë”. Në kohën që vdiq kishte marrë vetëm dy rroga.
Pra, zoti Berisha nuk e njihte fare baxhanakun e tij?
Problemi ishte se ai nuk pati rast ta takonte asnjëherë. Ata (motra me të shoqin) kishin vetëm tre muaj që kishin ardhur. Saliu lexonte emrin aty dhe unë thosha: “E zeza, si nuk ia kemi thënë!”. Ato kohë kishim trevjetorin e vdekjes së mamasë dhe kishim menduar që ta linim për më vonë prezantimin familjar me njerëzit e familjes. Isha unë ajo që ia caktova si detyrë tim biri t’ia shpjegonte situatën të atit. Dhe, në fakt, ka qenë Shkëlzeni që ia ka shpjeguar. Kur e merr vesh historinë e sime motre, Saliu u shpreh: “Ç’fatkeqësi, ç’fat paska pasur ajo grua…!”.
Mbas gjithë kësaj periudhe të vështirë keni filluar të qetësoheni ndopak?
Kam nisur të qetësohem tani që kam shkuar shpesh në Konvaleshencë, ku janë vendosur banorët e Gërdecit dhe kam parë me çfarë fisnikërie ato shprehen. Kur i kam pyetur për nevojat që kishin, të gjithë më falënderonin. Kjo më dukej e çuditshme pas gjithë asaj që kishte ndodhur. Njëri prej tyre më tha: “Të falënderoj se po na ktheni atë që kemi pasur dhe po na e ktheni shumë shpejt. Të them faleminderit se na keni sjellë çdo gjë që kemi kërkuar, po na bëni shtëpi të reja, duke na rikthyer atë që kemi humbur. Ne i kemi ndërtuar vetë shtëpitë mbi krater, duke e ditur që poshtë ishin depot e armëve, i dërguam vetë gratë, vajzat tona dhe mbi të gjitha fëmijët për të punuar aty, megjithëse ia dinim rrezikun”. Për mendimin tim ata njerëz janë shumë fisnikë, kanë humbur gjërat për të cilat kanë punuar gjithë jetën, është normale që të jenë të revoltuar. Për çudi ka ndodhur e kundërta. Çdo herë që shkoj më kanë thënë: “Hajde më shpesh!”. Kjo më shtyn të bëj akoma dhe më shumë për ta. Me anë të Fondacionit që unë drejtoj, kemi dërguar shumë ndihma dhe jemi munduar të ndihmojmë sadopak në lehtësimin e halleve që kanë. Duke krijuar ambiente si biblioteka, interneti, fushë futbolli, parukeri për gratë e shumë aktivitete, jam përpjekur që të kontribuoj sa mundem për ata njerëz të mirë.


15 April 2008 @ 12:09 pm
…Pra, zoti Berisha nuk e njihte fare baxhanakun e tij?…
Problemi ishte se ai nuk pati rast ta takonte asnjëherë. Ata (motra me të shoqin) kishin vetëm tre muaj që kishin ardhur. Saliu lexonte emrin aty dhe unë thosha: “E zeza, si nuk ia kemi thënë!”.
Gabim keni bere !
Gjithsesi kush ka kohe le t`i hudhi sy edhe ketij shkrimi : Kryeministri Sali Berisha, “Espinoza” i mafies ekonomike shqiptare
http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&task=view&id=69410&Itemid=1&lang=
Aty ka nja ca pyetje.
Ndersa une kam kete pyetje : Perse ish Deputeti i Partise Demokratike nga Tropoja , Azgan Haklaj, ishte i interesuar ta conte informacionin e qenies se Baxhanakut te Berishes ne Gerdec per Gazeten Shqiptare ?
Perse ?
15 April 2008 @ 12:11 pm
“Ne i kemi ndërtuar vetë shtëpitë mbi krater, duke e ditur që poshtë ishin depot e armëve, i dërguam vetë gratë, vajzat tona dhe mbi të gjitha fëmijët për të punuar aty, megjithëse ia dinim rrezikun”.
—————–
ç’faj ka buri i Liriçkës ?
15 April 2008 @ 12:12 pm
uuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuffff!!!!
15 April 2008 @ 12:31 pm
Keta perfundimisht na shohin si dele
15 April 2008 @ 12:38 pm
Qenkan si familje hipokrite.
Viktimat mbrojne kriminelet!!??
Ndoshta shkrimi eshte ironik dhe kerkon te sensibilizoje lexuesit duke u perpjekur ta beje kete nepermjet nenteksit.Duke e pare se qeveria dhunon shtypin e lire Panorama perdor kete stil informimi per te shpetuar nga presionet fiskale,gjobat dhe “tritoli” qeveritar.
15 April 2008 @ 1:27 pm
qesharake…. kjo intervista eshte vertet qesharake….
po sikur baxhanaku i sales eshte kthyer ne tirane qe ne 2005 apo … sipas rasteve?
panorama po tregon edhe kesaj radhe b***mjen e rastit. jane gazeta me e peshtire qe kam pare ndonjehere…
Meqe ra fjala per gazeten SOT sikur cuditerisht i paska ardhur nje goxha gjobe. bo sa turp… filloi prap sala…
Me vjen keq qe te Peshku nuk eshte folur aspak per kete gjoben qe eshte vertet nje nga menyrat tipike me te cilat Sala zgjidh problemet dhe qe ka funksionar goxha mire deri tani….
15 April 2008 @ 2:02 pm
Sllobodanken e ka stervitur mire UDB-ja te genjej e te pjelli trillime.
Baxhanaku i Berishes kishte punuar per INSIG para se te largoheshe per ne Angli…kishte nje pune me pozite. Pastaj shkon ne Angli…te “laj pjata”…dhe pastaj kthehet ne Shqiperi…qe te ngarkoj arka municionesh??
Ka njeri qe e beson kte genjeshter???
Puntoret ne Gerdec qe vertet ngarkonin arka…thane se ky person ishte kaq i larte ne pozite sa ata kujtonin se ky ishte Amerikan dhe perfaqsues i kompanise Amerikane…se mbante llogarite e arkave…dhe se ishte personi me i besuar i Delijorgjit.
————
Pyetja eshte…GAZETARET…c’bejne qe nuk vazhdojne te mbajn presion mbi kte ngjarje?? Pse marrin ne pyetje nje POS si Sllobodnaka…nevend qe te vazhdojne te publikojne dhe te zbulojne se kush ishte ky baxhanaku i Berishes qe i shkreti erdhi nga Anglia te ngarkoj arka municionesh ne VORE!!! (thash une shkonte me biciklet Kineze nga Tirana ne Vore)
GAZETAR…mja na cat menderin me artikuj idiotesh….fokusohuni atje ku duhet!!
15 April 2008 @ 2:07 pm
Nese ky mbante arkat pse nuk e ka emrin tek libri i puntoreve ne te zeze qe ka publikuar gazeta “Shekulli” ???
15 April 2008 @ 2:13 pm
Vendosa te mos e lexoj me gazeten “panorama”, e cila, me kete artikull tregon se eshte njelloj si 55. Slobodanka (Liria) perpiqet te beje alibine e te shoqit dhe per kete ndihmohet nga gazeta panorama. Ajo don te na tregoje se Saliu jo vetem qe nuk eshte vrases, por ai eshte edhe shume i dhembshur. Ky eshte nje turp i shtypit te shkruar shqiptar. Para disa ditesh pashe edhe nje interviste qe opinionisti i talentuar Mustafa Nano i beri Sokol Balles ne emisionin “Deja vu”. Sokol Balla tha se mediat shqiptare kishin rene viktime e opozites ne trajtimin e ceshtjes se Gerdecit, duke e politizuar ate. U mor vesh se Balla e ka marre shukun. Njerez, mos kini frike, thoni te verteten. Ndryshe Gerdece te tjere na presin. Mos u besoni ketyre hijenave si Liria. Sa me dhembshuri flet ajo per femijet e saj. Po familjes Deliu e dhjetra te tjereve kush do ua shuaje dhimbjen qe u shkaktoi makuteria e femijeve te Lirise?
15 April 2008 @ 2:33 pm
Familja kishte vendosur qe punen e baxhanakut t’ia tregonin Berishes menjehere pas pranimit te Shqiperise ne NATO.
15 April 2008 @ 2:42 pm
Suganuma thote:
Njerez, mos kini frike, thoni te verteten. Ndryshe Gerdece te tjere na presin. Mos u besoni ketyre hijenave si Liria.
Une do te shtoja qe mos ti besojme edhe ketyre hienave qe vetquhen gazetare. Mostra te verteta te mbulimit te krimit.
15 April 2008 @ 3:08 pm
c’eshte kjo interviste???? a thua se njerzit jane naive e s’kuptojne vijne nga hici e del liria e na belbezon dhe i bejne njerzit te belbezojn me vete a jemi ne ? ndjejm ne? kuptojm ne? ku jetojm ne? ne s’jemi ne ikem na rroft liria saliu
15 April 2008 @ 3:13 pm
“Mos u besoni ketyre hijenave si Liria. Sa me dhembshuri flet ajo per femijet e saj. Po familjes Deliu e dhjetra te tjereve kush do ua shuaje dhimbjen qe u shkaktoi makuteria e femijeve te Lirise?”
Iu ngrof juve teta Lirie me salep dhe batanije!
15 April 2008 @ 3:22 pm
Gazetarja me servilizmin e saj te tepruar familjen Berisha e ka xhveshur lakuriq. Per familjen Berisha gerdecaret paskan qene maloke te trash,qe meritojne fatin qe paten!?Nuk ka me fyerje te rende qe u behet te vrareve e te gjalleve te kesaj toke.Mire te na behet!
Ne Shqiperi klani Berisha i eshte perveshur punes per te mbyllur kraterin e Gerdecit dhe per kete jane vene ne levizje gjithe pjestaret e familjes. Pagesa te medha per ata qe jane te afte tu mbyllin gojen popullit dhe dhune gazetave qe pasqyrojne te verteten. Natyrisht dita dites behen me qesharake dhe karagjoze gje qe do ti çoje me shpejt drejt fundit te tyre. Para e madhe eshte vene ne dispozicjon te masmedjas dhe opozites e siç thone tani ne Shqiperi kercen “qeni i kallajxhiut”.
15 April 2008 @ 3:34 pm
Liria thote:
Ua !Po pse e merrni keshtu mor cuna?
:( 
Une e kam thene shkarazi qe kujtova se “ishin Cisternat e Naftes ne Durres”.Ua po nga i di une keto qe paska cisterna ? Po pse nuk e kutponi rrolin tim ?…une e kam shpjeguar ….vete Berisha dhe qeveritaret e tjere me merrnin ne telefon ne REZIDENCEN time ne PLAZHIN e UDHEHEQJES
per te me raportuar dhe me thonin “mos u merzit se nuk jane vrare shume”
Po mua me vjen keq per tim shoq se merzitet shume kur vriten njerez megjithse e dine qe
JETOJNE ne NGREHINA mbi KRATERE….VETE futin ne PUNE FEMIJET dhe GRATE… dhe pasi vriten…….. dhe une i vizitoj… Me gezim mem presin e thone:- “Hajde prape me depo te tjera”…..Rrofte Populli GERDECIT !
Gazetare pa pike vlere .Shpetojeni shpejt PANORAMEN pa u kthyer Perfundimisht ne PACAVURE . Ka kohe qe po cfaqet si e tille.!
Dikush nga afer mund te thote c’po ndodh nga “brenda ” me kete SIGAZETE ???????
15 April 2008 @ 4:26 pm
Nuk e kuptoj kete botom te kesaj interviste. Krahaso gazetaret e BBC me ata tonet qe i bejne pyetje malazezes me servilizem dhe hipokrizi. Interviste me cinike nuk kam lexuar ndonjehere. Kur ajo diket kaq e interesuar per problemet e burrit ne politike dhe merr pjese aktive ne to nuk e di nese i ka thene burrit te saj dicka mbi fjalorin e sharjeve si “ti je bire bushtre” une “te hap koken” etj qe nuk ka fjalor qe i permban. I bej pyetje asaj si i vjen kur burri i saj perdor fjalorin e nje rrugaci ne parlament?
Panaroma kete radhe merr note 0 dhe bojkot edhe nga une.
15 April 2008 @ 4:46 pm
Kjo eshte pjesa me e forte e shkrimit (pasi interviste nuk guxoj ta quaj)!!!
15 April 2008 @ 5:22 pm
kjo eshte tallje bythe, shpresojme qe si ha me njeri keto pallavra. kjo dukej si me serioze se nuk hapte gojen - po jemi ne nivelet e nje shteti afrikan ku qeveriset nga familja e kryeministrit
15 April 2008 @ 5:53 pm
Bobo, cfare niveli gruaja e Kryeministrit. Vetem nga ajo qe komenton Lexuesi me mjafton ti ve vizen perfundimisht. Kisha pershtypjen e nje zonje grua, nuk qenka vecse nje nivel shitese bulmeti. Panorama doli ne fis.
16 April 2008 @ 4:49 am
Ju bej thirrje te gjithe Ju, peshakatareve: BOJKOTONI LEXIMIN E GAZETES “PANORAMA”! Vetem keshtu do te ndjehemi pak me te qete ne ndergjegje. Krimin ta mbajne persiper ata qe e shkaktojne.
Faleminderit!
E. Sulaj
16 April 2008 @ 8:12 am
E po ju jeni koqe kanari. Pse çfar prisnit ju ……
Mos valle te ndodhur ne te tilla pozita ju do te tregoheshit ndryshe?
16 April 2008 @ 8:44 am
Na ishte njehere nje person ne nje fshat qe shquhej per bemat e tij. Nuk e kishte per gje t’i kepuste koken edhe gruas se tij per hicmosgje. I vetmi person qe i hahej muhabeti me te ishte baxhanaku i vetem qe kishte. Nuk thone kot, me mire shkojne dy baxhanaker se sa dy vellezer. Por ja qe edhe Baxhanakut iu mbaruan ditet dhe, krejt papritur ra ne nje furre gelqereje dhe nderroi jete. Jeta e tij vate e shkoi, por cili do te qe ai trim qe te merrte persiper t’i jepte lajmin e vdekjes trimit te fshatit? U mblodh i gjithe fshati per ta pleqeruar kete pune. Nga do qe ta vertisje fjala e fundit me vdekjen do te lidhej. E mori persiper kete pune me i humburi i fshatit. Vajti dhe e takoi trimin. “Ke baxhanak”, e pyeti kokeshkretin. “Kam ore, si nuk kam”. “Ke patur dikur, i tha, por tani ke nje mut.” Sa e mori vesh muhabetin kokeshkreti, budallai i fshatit ishte ne maje te malit, po kulloste bagetine.
16 April 2008 @ 8:48 am
Une di nje tjeter qe ia thane me kenge…se atij qe po ja tregonte i mbahej goja dhe komandanti i kishte thene qe cdo gje ta thoshte me kenge. Ky: zoti komandant, te ka vdeke jot eme…
16 April 2008 @ 8:53 am
100% dakord!
personalisht kam kohe qe e bej…. esthe gazeta tipike qe merr urdherin nga lart.
Do lutesha te mos t’ja vini fajin gazetares (apo te gjithe gazetareve te PANORAMES), e cila thjesht punon per buken e gojes.. Te perpiqemi te shikojme realitetin e hidhur shqiptar ne sy.
16 April 2008 @ 9:29 am
vari lesht.. ne shqiptaret jemi njerez te korruptueshem deri ne palce. te mos na vij hic keq per kete.. e pse te bejne perjashtim keta mjeranet e panorames.. nuk eshte problemi se merret nje interviste me gruan e kryeministrit, por ndertimi i intervistes dhe pyetjet e parazgjedhura jane fyerje per lexuesin me minimum inteligjence… perfundimisht shtypi esht ne krize.. keta ose bejne palacolleqe te tilla te peshtira ose merren me bythet e ingridit dhe cicat e zajmines.. hallall buka me dhall themi ne andej nga fieri
16 April 2008 @ 12:12 pm
Gazeta Shqip
SHSHSHT, PO FLET NEXHMIJE BERISHA
MUSTAFA NANO
Liri Berisha ka mbajtur gjithë kohën një profil të ultë publik. Ka qënë e urtë, e qetë, e pazëshme, një hije lëvizëse krah bashkëshortit të vet, bash si shumica e grave shqiptare. Nuk është çudi që kjo sjellje publike të ketë qënë zgjedhja e saj, por nuk duhet përjashtuar dhe fakti që gjithçka të ketë të bëjë me pafuqinë e saj për të luajtur rolin e një protagonisteje. Kjo ka bërë që për shumë njerëz ajo të jetë një grua e mirë, një zonjë e vërtetë. Dhe kjo është e natyrshme. Në një botë të mbushur me (të dominuar nga) dokrraxhinj, heshtja ka charme-in e magjinë e vet. Me këtë shpjegohet - fjala vjen - edhe nami i mirë i Bamir Topit, sot President i Republikës, e dje “njeriu i mirë” që maskohej prapa heshtjes; më saktë, prapa pafuqisë për të thënë ndonjë gjë interesante, të guximshme e inteligjente.
Por le të qëndrojmë tek Liri Berisha, e cila më në fund u bë e gjallë. Kishte dhënë një intervistë të gjatë në numrin e djeshëm të “Panoramës”, nëpërmjet së cilës rrekej t‘u mbushte mendjen shqiptarëve se bashkëshorti i saj, jo vetëm është dorëjashtë në ngjarjen tragjike të Gërdecit, por edhe ka vuajtur shumë prej kësaj tragjedie, tok me Lirinë. Ne të gjithë kemi pritur kryeministrin të dalë, të shpjegohet e të hedhë poshtë dyshimet që bjenë mbi të e vetëm mbi të, por Saliu këtë herë ka ndryshuar taktikë. Ka nxjerrë të urtën, të mirën: Lirinë.
E çfarë thotë Liria në këtë intervistë? Duhet theksuar, se për ata që janë të interesuar të marrin vesh diçka më shumë lidhur me atë që ndodhi në Gërdec, ajo nuk thotë asgjë. Thjesht bën çmos të na bindë, se burri i saj nuk e ka takuar asnjëherë baxhanakun e mbetur në rrënojat e katastrofës. Ajo vetë e ka ditur që burri i motrës punonte në Gërdec, e që atje “mbante ca arka municionesh”, por këtë nuk ia ka thënë asnjëherë të shoqit. Për më tepër, kur e motra i paska thënë, se i shoqi punonte në Gërdec, se atje “mbante ca arka municionesh”, e se atje “nuk ishte fare i kënaqur, por s‘kishte gjetur punë tjetër për të bërë”, Liria hesht. Nuk e shtyn më tutje bisedën, nuk befasohet se si kunati i vet bën një punë tejet banale në kushtet kur i shoqi i saj nuk ka lënë militant e familjar pa punësuar në administratën publike, nuk i thotë se “kjo nuk ka kuptim”, nuk i thotë se “ne mund të gjejmë një punë tjetër më të hijshme për të”. Ka budalla që ta hajë këtë gjë?
“Saliu lexonte emrat atje, dhe unë thosha: e zeza, si nuk ia kemi thënë?” Ja, këtë na tregon Liria, e çuditërisht harron të na thotë, se si është e mundur që i vetmi emër viktime që u lexua gabim prej Saliut, ishte emri i baxhanakut. Të gjithë e mbajnë mend, se kur erdhi radha të lexonte emrin e baxhanakut, Saliu bëri një pauzë të pashpjegueshme, e pastaj tha : Mehmet. Në fakt, më pas u mor vesh se baxhanaku quhej Muhamet.
Ja, kjo është gjithçka që thotë Liri Berisha lidhur me Gërdecin në atë intervistë të gjatë. Pjesa tjetër është e mbushur me paranoja që kanë kuptim veç në gojën e grave të diktatorëve. “Kur i kam pyetur familjarët e viktimave dhe të mbijetuarit, që ishin strehuar në konvaleshencë, se çfarë nevoja kishin, ata më përgjigjeshin: jo, asgjë, të faleminderit shumë. Madje njëri syresh, më tha: të falenderoj, se po na ktheni atë që kemi patur, po na i ktheni shumë shpejt, dhe na keni sjellë çdo gjë që kemi kërkuar. Është faji ynë që i kemi ndërtuar shtëpitë mbi krater, që i dërguam vetë fëmijët e vajzat tona, ndonëse e dinim rrezikun. Dhe në fund më thonë: hajde më shpesh”. Të gjitha këto fjalë janë të Liri Berishës. Gati sa nuk na thotë: As që e çanin kokën që u kishin vdekur njerëzit e afërm; thjesht ishin të lumtur që më kishin mua e burrin tim pranë tyre. Lind pyetja: A i vjen zor kësaj gruaje vallë, që pikërisht në momentin e një tragjedie të këtyre përmasave, ajo gjen guxim e nge të na flasë për mirënjohjen e familjarëve të viktimave për familjen kryeministrore? A i vjen zor kësaj gruaje, që pikërisht në kohën kur shumë dëshmitarë okularë bëjnë be e rrufe se Muhamet Hoxha nuk ka mbajtur arka me municione në shpinë, por ka qënë supervisor a inspector, ajo na flet për familjarët e viktimave, të cilët s‘dinë ta fshehin lumturinë prej begenisjes që u ka bërë gruaja e …Atij?
A i vjen zor kësaj gruaje, kur na flet për dramën e vet familjare për shkak të sulmeve politike e mediatike që i janë bërë burrit, djalit e vajzës së saj, në një kohë që i shoqi ka shkaktuar me qindra drama të tilla, duke sulmuar e përgojuar gratë, fëmijët, burrat, familjarët e kundërshtarëve politikë? A i vjen zor kësaj gruaje, kur na flet për Valentinma Leskaj si për “një grua dinjitoze, të ekuilibruar, me vlera, që di të respektojë vetveten e që di t‘i bëjë të tjerët që ta respektojnë”, në një kohë kur burri i saj nuk ka lënë gjë pa thënë kundër Valentinës e djalit të saj? Me siguri, nuk i vjen zor. Ose i vjen, por s‘ka ç‘të bëjë. Burri e ka urdhëruar të dalë e të thotë gjëra të porositura. Dhe një gjë e porositur është edhe rrëfimi mbi momentet e anëtarësimit në NATO, të cilat kjo i paska përjetuar si një idealiste e madhe, që i digjet barku për Shqipërinë, e në të cilat ajo merr një telefonatë nga Saliu, e hap celularin, e dëgjon burrin t‘i thotë: Liri, gëzohu deri në fund, pasi hymë në NATO.
Kur dëgjon këto broçkulla, të vinë në mendje asosacjone të regjimit të shkuar; të vjen në mendje një skenë, ku diktatori del tok me gruan në ballkonin e vilës së vet, hedh vështrimin nga Tirana plot drita që lëndojnë terrin e mbrëmjes, dhe thotë: Shiko Nexhmije, njerëzit janë nëpër shtëpira, po gëzojnë, janë të lumtur. Dhe aty për aty diktatori dhe e shoqja përloten, duke u shtirur se po besonin një gjë, që nuk ishte tjetër, veçse një sendërgji e tyre haluçinante e duke harruar se shumë nga ata njerëz nuk kishin ç‘të hanin e shumë të tjerë e kishin mendjen tek të afërmit e tyre të burgosur e të egzekutuar.
Ja, kështu dhe Liria na qënka përlotur, duke harruar shumë shpejt se për shkak të paaftësisë apo zullumeve të të shoqit vetëm disa javë më parë kishin humbur jetën 25 shqiptarë të pafajshëm e ishin plagosur qindra të tjerë, duke i dalë nga mendja se në vitin 1997, vetëm e vetëm se i shoqi donte të mbronte një karrike të qelbur, humbën jetën tre mijë shqiptarë, duke i dalë nga mendja se vetëm pak ditë më parë u masakrua një mjek në krye të detyrës, dhe as ajo, as i shoqi ( i cili “është shumë i ndjeshëm ndaj njerëzve që vuajnë”) nuk thanë një fjalë ngushëlluese, duke i dalë nga mendja se e mira e këtij vendi nuk mund të identifikohet me të mirat që mund t‘i vinë një familjeje prej abuzimit me pushtetin.
Ç‘soj i shpifur njerëzish shtinjakë!
16 April 2008 @ 12:20 pm
të vjen në mendje një skenë, ku diktatori del tok me gruan në ballkonin e vilës së vet, hedh vështrimin nga Tirana plot drita që lëndojnë terrin e mbrëmjes, dhe thotë: Shiko Nexhmije, njerëzit janë nëpër shtëpira, po gëzojnë, janë të lumtur. Dhe aty për aty diktatori dhe e shoqja përloten,……………….
…………………..
paralelizem i kote per te mos thene idiot.
16 April 2008 @ 12:37 pm
Mustafa Nano, shume i drejte si gjithnje
16 April 2008 @ 1:12 pm
Nene Liria qe merzitet per djalin e vajzen po a e di ajo sa djem e vajza kane ngrene koken apo u eshte prishur jeta nga bemat e burrit te saj?!
Per Lirine kisha pak respekt, e do qe me mire te rinte jashte politikes , te pakten te qe nje pjese e families qe njerezit kishin dicka pozitive.Po jo.
E quante mire sot ne gazeten shqip Mustafa Nao Lirine, Nexhmie Berisha, se kete psikologji prezanton pas gjithe ketyre viteve ne pushtet, e si nis intervista ne ”vilen e udheheqies” ne Durres.
E llogarite keto dalin ne nje interviste qe e kane gatuar sic e donin per propogande. Shiko ne ca gjendie psikologjike jane pas gjithe ketyre viteve ne pushtet, e si i shikojne njerezit. Nexhmie Berisha.
16 April 2008 @ 1:52 pm
16 April 2008 @ 2:05 pm
Shoku Sali, nate e dite punon e mendon per popullin, sipas Nexhmie Berishes, ca te bej me ketij populli, se i ka bere pak, qe nga djegiet e shkaterimet e turmat qe kur u fut ne politike te 97ta deri e te Gerdeci.
Teta Liria, o me fal Nexhmia na del pas intervistes se te vetmit te lendur jane La Familia Berisha, e fajtoret Gerdecasit, te cilet u perulen Berishajve e falenderojne per te gjitha ato te mira qe u bene, e kerkojne ti shikojne me shpesh, se nuk i shikojne as ne gazeta e tv-ra.
Thame hoqem regjimin e vjeter,qe kishte vdekur vete ashtu pa e mar vesh, e vetmia gje qe beme ngjallem ca modele te reja te Enverit e Nexhmies po kete radhe dhe pa pike pergjegjesie per shtetin.
Xhaxhi Sali Hoxha
e
Teta Nexhmie Berisha
16 April 2008 @ 2:07 pm
“Të them faleminderit se na keni sjellë çdo gjë që kemi kërkuar, po na bëni shtëpi të reja, duke na rikthyer atë që kemi humbur. Ne i kemi ndërtuar vetë shtëpitë mbi krater, duke e ditur që poshtë ishin depot e armëve, i dërguam vetë gratë, vajzat tona dhe mbi të gjitha fëmijët për të punuar aty, megjithëse ia dinim rrezikun” Çdo herë që shkoj më kanë thënë: “Hajde më shpesh!”
****
Març nga ditet tona shoqja Lirie!
16 April 2008 @ 2:14 pm
Dikur ne cdo shtepi kishte foto te Enverit, e ca ndryshim me sote?
E ke Saliun 24 per 24 ore ne media e nuk ka shqiptar qe ti shpetoj nje dite pa pare e degjuar ate e fjalet e tije te ”embla” si oshetimat renqethese nga gryka ku fryne stuhite e ardhura nga tavani i kokes.
Ca po thote Nue Llesh Pali
Hic spo me dhimbset jeta e djalit
Se per djal kam partine e shtetin
Kam Enverin dhe Memetin
Qe me dune si baben e vetin
Dikur nje keng ne monizem si kendonte babai i heroit te partise
16 April 2008 @ 2:27 pm
Dikur ishte me mire se sot. E mbaje fotografine ne mur por e peshtyje nga ndonjehere fshehurazi. E dije qe ishte atje ne mur nga e keqja.
Sot ndodh e kunderta nuk e ke ne mur po e ke ne zemer dhe si i thone Muri ( me gjithe foto) lu, por burri ( me gjithe zemer) nuk lu.
Lexoni Ypin se ka gallate
16 April 2008 @ 2:29 pm
Eh! mor TOKO e peshtyje ,por edhe e lepije
16 April 2008 @ 2:37 pm
Kur te kapnin qe peshtyje patjeter qe do ta lepije. Me mire lepije ate se muret e qelise apo internimin. Jo te gjitha jane trima ( ka pasur trima?)
16 April 2008 @ 2:40 pm
“Si i thamë Berishës që në Gërdec i vdiq baxhanaku”
Te ftonte e bente kurioz sesi Berisha e mori lajmin e vdekies se baxhanakut, po del nga shkrimi qe ai se njihte fare!..E ben titullin pa kuptim.
Ose, e njihte sic thone, e i ka shpetuar e verteta, e madie numuronte arkat per Familien Berisha (pasi Liria ne vend te numurimit thote ngarkonte, ta mbuloj), burri dyte qe dhe po iku, kush can koke, pas burrit te pare qe kishte dhe femite sa burra vine nga pas.
16 April 2008 @ 2:47 pm
Per Mustafa Nanon, artikulli eshte ne linje me karakterin e personazhit.
Mendjemadh, arrogant, autoritar, autoreferent, ofendues, abstrakt ne ide e ne praktike. Nuk di se si ta klasifikoj; gazetar jo qe jo, po as analist, perderisa perdor rrethanat per te vertetuar bindjet (paragjykimet) e tij dhe jo anasjelltas(dmth. te vendosi mendjen e tij ne sherbim te rrethanave per te krijuar bindjen).
Jashtezakonisht i parashikueshem.Eshte tipi i personit qe di se cfare do te thote pa hapur gojen hic. Thelbesisht monoton. Ka ekipin e financiatoreve dhe fansave te tij.
Fansave te tij, i them qe mos te krijojne lidhje te qendrueshme shpirterore me te apo opinioniste te tipit tij. Kur interesat e financiatoreve te M. Nanos te perkojne me interesat e atyre, qe sot Gazeta Shqip sulmon, M. Nano do te hidhet tej si lecke e perdorur teper (gjithmone nqs. nuk nderron pozicion).
Prsh
16 April 2008 @ 2:49 pm
.
. “Jo dhe aq, mban ca arka, por do të rrijë veç pak sa të gjejë një punë tjetër më të mirë”. Në kohën që vdiq kishte marrë vetëm dy rroga.
Nuk e di une ca lloj problemesh mendore kane keta njerez, por nje njeri normal do ta kishte pyetur motren, dhe ne kete rast pyetja eshte edhe per Nexhmijen
- Po si moj Nexhmije e paska lene Londren kunati per te punuar hamall ne Gerdec, per te ngritur disa arka ?
16 April 2008 @ 2:53 pm
O tmerr… O lemeri…….
16 April 2008 @ 3:02 pm
Paska ndru shqipja nga FINANCUS ne Financiatore …
:) 
:( 
Muc,problemet i ke kape po krahasimet sikur ti kishe bo me Motren Sanije…..ose grun e I Qemolit( te vluaren) ose …asell asell me Donika Kastriotin….Nuk do qe keq edhe me nonji dashnore te Muamet Aliut apo ne fund te fundit edhe te vluarave te Qyperlijve…
Ne kemi UJKUN s’kane pse te duhen gjurmet .Ti ke zhurmen e PLASJES GERDECARE merresh me Jehonen…
Nejse mire si pershkrim po ndonje perfundim me kahje Bajraktarizmi s’ke pa ti!
U bo gjith ajo 97 ???? e se pame nji here te thote pak fare pak si shkarazi ..Kerkojme qe shqiptaret te fusin armet brenda dhe te shikojne jeten!
S’kishim fitorje m’athere .TANI ehehehehe!
Dilni Burra! Kena mor Ftes prej Nates! Kjo qe ju bome nuk esht nonjigjo. Po prit c’do t’ju bejme me vone . Tani na Mbron Natja!
Hallall gjaku baxhanakut te burrit tim (jo kunatit) ,hallall dhe juve per deshmoret qe dhate ne kete dite te shenuar!
16 April 2008 @ 3:18 pm
Flm per keshillat gjuhesore
Sa per:
mjaftojne politikanet per ato pune, apo jo.
Arsyeja e kesaj interviste te gazeta Panorama eshte, sepse ka humbur jeten edhe nje familjar i saj dhe jo se eshte gruaja e kryeministrit. Po me sa lexoj komentet me siper duket se kemi te bejme me ndonje komplot nderkombetar ku Liri Berisha luan rol kryesor.
Nuk ka mundesi me thjeshte, qe i vdiq kunati edhe vajten ta intervistojne. Pastaj, nje interviste nuk i eshte mohuar as kriminelit me te madh edhe po behet nami se foli edhe ajo. Nuk e marr vesht, nejse.
16 April 2008 @ 3:29 pm
Sa te zgjut jemi ne te peshkut. S’lejm idiotllik a korrupsion pa zbulu. Ja, dhe ket e kapem, ja ka fut kot se kujto se jemi si dele. Berishen e kapem qe ishte kontradiktor ke BBC e keshtu me rradhe. Neser na nxirrni ndonje shkrim tjeter ta zberthejme pa ron ne tok. Nderkohe s’ka problem qe po na lerojne nonat (duke perdorur gjuhen qe degjohet ne parlament) e rendesishme eshte ta mbajme trurin ne stervitje ne mungese te fjalekryqeve. O sa mire me ken Shqiptar.
Ketu ne emer te lirise se shprehjes se mendimit nuk duhet me i thone gjo ofenduese dhe tipave si ky Hunter.
16 April 2008 @ 4:45 pm
Dakord me Gerin. Te mos merremi me Hunterin, ta leme ne boten e tij. Bojkot “PANORAMES”.
16 April 2008 @ 5:17 pm
Hun-ter informativ!
:) 
:(
edhe ne s’mjaftofshin ato jete qe na moret ne kemi prape te tjera per JU “…..
:(
Pse mer pak te vram ka atje qe si ka PJERDH njeri per intervista …DHE te VRAME nga pjestaret e FAMILJES jo nga baxhanaket ,damar pas ….?
Me shtruar djale se nuk zbulon njeri komplote por INJORANCE e CINIZEM,
e jo nga ty dhe e une, por nga KUPOLA qe fatkeqesisht per ty e per mua eshte shndruar ne KUPOLE e AFERAVE te PISTA.
Dhe nje ze Berishian qe iu shtua kesaj Katraure me pasoje Vdekje njerzish fatkeqe , zhytet ne llumin e propogandes makabre me shprehje
“Hajde prape z.Berisha”…. ?????
Shembullin me 97 duhet ta kuptoje DREJT…Ishte pergjegjesi JO DREJT per se DREJTI , por nje sinjal i MARREZISE kolektive qe duhej ndaluar se K/mafiozi kishte rene nga KALI.
Tani Ai eshte Hypur …do ndrroje ca Kuaj,do rifinoje Shalen e Kalit te Tij , dhe do shtoje ‘hingellimat ‘me FITORJE te Tjera GERDECARE!
Ky ishte mesazhi i njeriut qe me te DREJTE e quanim “nen ze” nje nga njerzit qe ne pamje REZATONTE MIRESI ,znj nderuar LIRI BERISHA !!!
Per me teper po te njohesh “gjuhen ” e politikuajve me qe je xbulus
do kesh vene re KERCENIMIN e hapur per MERZINE e AKILE KORDHETARIT qe i shtonin merzine …..KRITIKUSIT……Por kjo pasi te marre VETEN!!!!! Dhe per me keq KJO nga goja perseri e znj.nderuar ( me te vertete) L.BERISHA!!!!!!!
16 April 2008 @ 7:31 pm
O Hunter seriozisht e kishe kete me siper? Kane humbur jeten edhe 25 njerez te tjere o Hunter e askush s’i ka marre ne interviste nenat, baballaret, bashkshortet, femijet, vellezerit, motrat apo ne fund fare edhe kunatat/kuneterit e tyre.
Nje cike me pak humor kur i thua keto gjera aman se s’jemi te gjithe si ata te shkretet qe blejne Panoramen per 20 Lek se duan te shtyjne diten me gallate.
16 April 2008 @ 9:21 pm
Ajo qe thua ti eshte e drejte. Po pyetja jote, qe perse nuk jane intervistuar ne fillim nenat, baballaret, bashkshortet, femijet, vellezerit kujt mund ti drejtohet?
Liri Berishes, e cila humbi kunatin? Gazetes Panorama? Gazetave te tjera?
Une nuk e kuptoj. Nqs. ka nje boshllek informacioni, intervistash a nuk mendon se ku boshllek duhej te mbushej prej gazeta te tjera, edhe gazeta opozitare? Per mendimin tim intervista Liri Berishes eshte nje interviste normale nje personi publik qe humbi nje familjar. Interviste qe vetem ne aspekt sekondar paraqet qendrimin e te shoqit kryeminister. Nga pikepamja jote, perndryshe kjo interviste eshte nje propagande proqeveritare. Mund edhe te jete, po propaganden antiqeveritare duhet ta bejne te tjeret, pse duhet ta bejne gazeta proqeveritare Panorama. Me siper dikush solli komentin (nje hartim i mbushur me urrejtje, per mua) te M. Nano te Gazeta Shqip. Dmth. M. Nano ben i koment, komentit te Liri Berishes.
Nuk eshte me e thjeshte nje interviste te demtuarve kryesor te Gerdecit se sa koment komentit? Pse Gazeta Shqip nuk ben ate qe edhe ti kerkon perpara se te shkrehi mitralozat e M. Nano. Per fat te mire per gazeta nuk vuajme, ka me bollek, perfshi edhe kete gazeten Panorama, per te cilen mohoja ekzistencen para se te sillnit kete interviste te Peshku pa Uje.
Une nje ide e kam. Kam pershtypjen, qe opozita bashke me satelitet e saj, ishte me e perqendruar per permbysje politike, se sa per problemet reale te viktimave te Gerdecit. Prsh.
16 April 2008 @ 10:45 pm
O hunter… Po jo me dak se nuk ka pas boshllik intervistash dhe infosh, biles me kete me lart eshte bo mbyllja… kapaku i arte me i llaf…
A nuk e shef qe nuk kemi mo probleme.. e kemi mbyll kete pune, fajtoret i ka gjet e shoqja e kryeministrit ne Kovalishence, ja kane thene vete ata qe e kane pas vete fajin qe i ndertuan shtepite mbi depo (Vini re ne gerdec nuk ka pas depo, por nje repart ushtarak te braktis dhe pa arme, deri sa ja cuan armet), qe i derguan femijet e tyre ne pune…Madje po ta shofesh holle holle, faj te modh kane pas edhe ata kalamojt e shkolles qe kaluan andej pari me autobus dhe nje grua qe mbeti e verber ndersa ishte me makine, ca doshin ata aty njehere… E rendesishme eshte qe faj nuk ka pas Kryeministri… Ska se si.. Ne asnje lloj menyre… Atij i ka ardh fort keq, po ska pas ca me bo… Ca te bonte, psh te conte noj kontroll atje… te urdheronte mediun te inspektonte, te kerkonte informacion per demolimin, pse pak pune ka kryeministri… Po Eksportin e energjise elektrike kush do ta beje… Keta shqiptaret e trashe ketu, nuk e marrin vesh qe eshte merite e atij burri qe po bie shi dhe do te kemi drita… Po po padyshim…
O lemeri………….
16 April 2008 @ 10:51 pm
Se harrova Prokuroria te arrestoi sa me shpejt fajtoret… Pavaresisht moshes… Jane ne kovalishencen e durresit te gjithe dhe tek tuk te shperndam neper shpi komshish… Kshu u gjejme edhe strehim burgun, dhe leket e mbledhme per ndihmat e gerdecit, plus sasise se parave qe ka akordu qeveria ta kalojme urgjet ne kombesim te vuajtjes shpirterore qe i eshte shkaktu familjes se kryeministrit…
Madje mire bon kryeministri qe i ka fut ne buxhetin e shtetit leket qe falen qytetaret.. se ashtu duhet… ku ti gjeje ai paret, apo tja marre delijorgjit…ca faj kishte ky i shkreti fundit fare… ai biznes po bonte, pse i ndertuan keta shtepite aty…Keta te shkojne ne burg… Biles te burgosen megjithe kafshe shtepiake…
18 April 2008 @ 7:49 am
ne cfare shkruhet me siper kritikohet fakti se gazetat dhe ne vecanti panorama kan nje drejtim politik.
pyetia qe kam une eshte a mendoni se edhe ketu tek peshku ka nje drejtim politik se me sa shoh une eshte e kunderta e panorames?????????
19 April 2008 @ 11:01 am
Gioi…..
Ke shume te drejte edhe peshku ka menjanim:
PUBLIK DHE VETEM PUBLIK.
Te vihesh pro fatkeqeve dhe kundra shkaktareve te fatkeqsive nuk eshte te perkrahesh njeren ane apo tjetren. DMTH TE INDIVIDUALIZOSH FAJTORET DHE TE KERKOSH DENIMIN E TYRE.
Hapni more syte se nuk eshte me cdo gje bardhe e zi, eshte me ngjyra.
Fajtore per cfare po ndodh ne Shqiperi jane te gjithe politikanet qe na kane qeverisur dhe vazhdojne ta bejne gjate ketyre 18 vjeteve, duke filluar nga kryeplaku i fshatit deri te kryetari qeverise dhe shtetit.
Zonja Berisha ne qoftese do te ishte nje person i denje si grua shteti minimumi qe duhet te bente eshte te mos leshonte intervista. Shumica e atyre qe shkruajne ketu kane lindur ne Shqiperi dhe ne e kemi ne gjak menyren farefisnore te ecjes perpara. Ne edhe ketu ku jetojme vdesim me fol i cik shqip, ene me bo dallavere e thashetheme per gjithe lagjen. Ne dime cdo gje qe ka ndodh ne lagjen ku jetonim edhe pse jemi me mijra km larg e jo me kryeministri yne te mos njihte baxhanakun, te mos dinte ku punonte edhe zonja Lirie te pranonte qe baxhanaku te punonte hamall ne Gerdec.
Po e bija Argita nuk ka lone shoke e shoqe Kopshti pa sistemu ne krye te qeverise shqiptare dhe paska lone burrin e tezes hamall. Po minimumi do ta kishte bo doganier te shifte ene tezja i dite te bardhe se e shkreta paska qene fatkeqe?!
Shpresoj vertet qe ata qe e shfaqsojne zonjen ne fjale te jene duke bo shaka se vertet do me vinte keq per ta, shume shume keq.
21 April 2008 @ 1:49 pm
kur mendoj qe Liria (zonja me duket e tepert) dikur ka qene First Lady e Shqiperise….hi hi hi….
dua te mesoj nga ju (ose sipas jush) c’pune, c’rol ka patur i ndjeri baxhanak??
sipas meje kontrollonte nga brenda biznesin e qelbur, e kujdesej qe xhaxhit Sali ti shkonin leket sakllam per çdo fishek te shitur.
po imja eshte vetem hipoteze, ndoshta dikush ka me te mira.
mezi i pres!!!!!
21 April 2008 @ 2:06 pm
Liria thote :
…kam shkuar shpesh në Konvaleshencë, ku janë vendosur banorët e Gërdecit dhe kam parë me çfarë fisnikërie ato shprehen. Kur i kam pyetur për nevojat që kishin, të gjithë më falënderonin. Kjo më dukej e çuditshme pas gjithë asaj që kishte ndodhur. Njëri prej tyre më tha: “Të falënderoj se po na ktheni atë që kemi pasur dhe po na e ktheni shumë shpejt. Të them faleminderit se na keni sjellë çdo gjë që kemi kërkuar, po na bëni shtëpi të reja, duke na rikthyer atë që kemi humbur…
Liri Berisha eshte sa hipokrite.Keta lloj njerezish te vrasin naten e te qajn diten.
Gjithsesi mendon se asht mbreteresha Geladina e II e shqiptareve dhe e meriton mirenjohjen e viktimave.
21 April 2008 @ 11:50 pm
Sala me Lirin jane si ata agjentet e Matrix se na kane bere te jetojme ne iluzion.
22 April 2008 @ 12:20 am
shume po merreni me salen. SALA per mendimin tim eshte politikani me i pa perlyer ne pune te pista
22 April 2008 @ 1:36 pm
Bobobo nuk lexohet kjo… na i solli zorret te gryka. Pas tre muajsh qe ka ardhur nga Anglia motra me te shoqin e takon kjo??? Nuk i thote te shoqit qe kunati ka lene Angline e ngre ca arka??? Bobobo si tallen me ne
Mire e kane ata, risollen diktatorin me te shoqen dhe shume shpejt. Te drejte kane gerdecaret
:(
23 April 2008 @ 7:53 am
s’po e akuzon njeri per “perlyerje” me pune te pista… eshte organizatori, ideatori, frymezuesi. shume me lart se pislleku.
23 April 2008 @ 8:03 am
Po nuk eshte as edhe diktator more,eshte budall fareeeeee moooo!
30 May 2008 @ 5:40 pm
CFARE PYETJE INTELIGJENTE !!!!!!
Kur e pyes se çfarë bën, ajo m’u përgjigj: “Mban ca arka municionesh”. Është i kënaqur me punën? - e pyeta.
Pas pergjigjes “NGRE ARKA ME MUNICIONE” vjen nje pyetje shume ineteresante:
- ESHTE I KENAQUR ?
Ha ha ha ha