Login



Register

“Me zemër të hapur” si tek “The Jerry Springer show”

Zemertehapur.JPG


(Satirë)

Ahhhh më në fund. Gjithnjë e kam pëlqyer shumë programin televiziv The Jerry Springer show në ShBA e gjithnjë kamjerry-springer.jpg pasur frikë se mos një ditë kur të kthehesha në Shqipëri nuk do të isha në gjendje ti shijoja më ato skenat e mrekullueshme të të bërtiturave mes familjarve, zënkave të vërteta (ose fallco) në skenë, rrëfimit të sekreteve të mëdha si psh tradhtitë bashkshortore, ndryshimet e seksit, marrdhëniet seksuale mes antarëve të një familjeje. E si mund ta shtysh ditën, javën apo muajin pa një çikë “pisllëk” në televizor? Biles duhet të them që deri diku mungesa e një programi të këtillë deri tani më shtynte të mos kthehesha në Shqipëri. Fatmirsisht Perëndia pati mëshirë për dhimbjen time, i dëgjoi lutjet e mia dhe krijoi me shpirtmadhësi një program si atë të Jerry-t në Shqipëri. Po, po më në fund edhe ne kemi një program të këtillë; quhet “Me zemër të hapur” dhe tashmë çdo Shqiptar që do të shohë zhulin personal të njerzve të tjerë në ekran mund ta plotësojë këtë dëshirë fare lehtë. Më në fund kemi emisionin “Me zemër të hapur”!

Të më falni, u shpreha më sipër gjithë vrull se mendova se të gjithë ishit aq “fatlum” sa unë e do ju kish rastisur të kishit parë të paktën një herë në jetë një program të Jerry-t por tani po më vjen ndër mend që mund të ketë edhe nga ata “fatkeq” që s’i ka rastisur kjo lumturi. Mirë, për ata që s’e dinë po ju sjell një pjesë të vogël nga Wikipedia se ç’është “The Jerry Springer show”, programi më fantastik në botë!!!!!!!

The Jerry Springer show

JerryShow.gifProgrami u transmetua për herë të parë më 20 Shtator 1991. Nisi si një program i tipit politik dhe ndër mysafirët e parë ishin Oliver North dhe Jesse Jackson. Ndër çështjet që diskutoheshin fillimisht ishin të tilla si problemet e të pastrehëve dhe kontrolli i armëve.

Më vonë Springer e ndryshoi programin në mënyrë që të fitonte më shumë shikues dhe emisioni u bë gjithnjë e më i suksesshëm në përpjestim të drejtë me rritjen e vulgaritetit. Mysafirët tashmë janë njerëz të klasave të ulta, me pak arsim, punëtorë etj të cilët përballen në televizion me tradhtinë, homoseksualitetin, prostitucionin, shndërrimin e seksit apo bëma të tjera të një bashkshort/e apo një pjestari tjetër të familjes. Këto përballje sjellin shpesh të bërtitura, hedhje karrikesh, përleshje me grushta, shqyerje rrobash etj (shiko fotografine majtas). Springer është kritikuar shpesh por gjithnjë është shprehur se s’ka kontroll mbi mysafirët e programit. Sipas tij, nqs ata po sillen kot në këtë mënyrë thjesht që të fitojnë famë, ky s’është problemi i tij.

Më 10 Korrik 2002, djemtë e një gruaje e cila u vra nga i shoqi pasi mori pjesë në program hodhën në gjyq emisionin dhe drejtuesin e tij duke arsyetur se ata kishin krijuar një “mjedis që çoi në vrasje”.

Ky pra është The Jerry Springer Show në ShBA, programi kaq fantastik për të cilin po ju flisja më sipër. Po programi Shqiptar, programi Me zemër të hapur si është vallë? Hëpërhë s’e kam parë akoma kështu që s’jam i sigurtë nëse është i të njëjtës “cilësi’ si programi i Jerry-t. Megjithatë “me shumë interes” lexova një shkrim tek Gazeta Shqiptare mbi të. Ja një pjesë e shkëputur:

Marrëdhëniet nuse – vjehrrë nuk janë më vetëm thashetheme që i thuhen në vesh njerëzve më të afërt të familjes, por edhe një ‘show’ televiziv. Ashtu siç ndodh në të gjithë botën e qytetëruar ku debatet familjare kthehen në ballafaqime të drejtëpërdrejta televizive, duket se edhe në vendin tonë po ndodh e njëjta gjë. Ata, të vërtetat e hidhura të jetës sonë të përditshme që të gjithë i dimë, por askush nuk guxon t’i thotë me zë të lartë do të jenë tashmë në qendër të emisonit më të ri të NEWS 24, “Me zemër të hapur” të gazateres Evis Ahmeti, i cili do të përcjellë nga e hëna në të premte, nga ora 11:45 - 13:00 tek të gjithë teleshikuesit dramat e jetës së përditshme familjare. Kështu gjatë ditës së djeshme, teleshikuesit e NEWS 24, kanë pasur mundësi të shohin në një përballje të drejtëpërdrejtë, një konflikt të vjetër sa vetë njerëzimi, atë midis vjehrrës dhe nuses. (pamja e parë sipër është nga shfaqja e parë; nusja, drejtuesja e programit dhe vjehrra. Fotografia është marrë nga Gazeta Shqiptare).

Dmth tani Shqipëria është një me “botën e qytetëruar”, edhe ne do ti hapim zemrën njëri tjetrit në televizor për të bërtitur maskara, qen, prostitutë, e poshtër, lavire etj, etj, etj. Më përpara kësaj i thoshin të nxjerrësh zorrët e barkut por meqënëse po bëhemi pjesë e botës së qytetëruar dhe e gjithë kjo do të bëhet në televizion, atëherë do ta quajmë “hapje zemrash”. Lum si ne. Lum si ne. Lum si ne! Gëzimin që ndjej duke lexuar për këtë risi e kam të vështirë ta përshkruaj. Shyqyr që falë problemeve e halleve të jetës së përditshme të Shqiptarëve, falë krizave ekonomike, shoqërore e familjare ky program (e të tjerët që do ta pasojnë) s’do ta kenë fare problem të gjejnë lëndë të parë për ta paketuar e për ta nxjerrë në televizor. Shyqyr që do të ketë plot qyqarë që do të na argëtojnë ne shikuesit. Faleminderit o Jerry që krijove këtë lloj programi. Shyqyr e faleminderit o News 24 që e more Jerry-n si shembull.

Llukan Tako
17 Shkurt 2007

***************************

Shkrimi i plote nga GSh:

Nuse-vjehrrë, tashmë konflikti në TV
17/02/07

Marrëdhëniet nuse – vjehrrë nuk janë më vetëm thashetheme që i thuhen në vesh njerëzve më të afërt të familjes, por edhe një ‘show’ televiziv. Ashtu siç ndodh në të gjithë botën e qytetëruar ku debatet familjare kthehen në ballafaqime të drejtëpërdrejta televizive, duket se edhe në vendin tonë po ndodh e njëjta gjë. Ata, të vërtetat e hidhura të jetës sonë të përditshme që të gjithë i dimë, por askush nuk guxon t’i thotë me zë të lartë do të jenë tashmë në qendër të emisonit më të ri të NEWS 24, “Me zemër të hapur” të gazateres Evis Ahmeti, i cili do të përcjellë nga e hëna në të premte, nga ora 11:45 - 13:00 tek të gjithë teleshikuesit dramat e jetës së përditshme familjare. Kështu gjatë ditës së djeshme, teleshikuesit e NEWS 24, kanë pasur mundësi të shohin në një pwrballje të drejtëpërdrejtë, një konflikt të vjetër sa vetë njerëzimi, atë midis vjehrrës dhe nuses.

Denoncimi
Një histori dashurie që është shndërruar në dramën e jetës së saj. M.H ka zgjedhur emisionin “Me zemër të hapur” për të denoncuar drejtëpërsëdrejti dhunën që i është ushtruar në familjen e ish – bashkëshortit, lidhjet jashtëmartesore të tij si dhe ngacmimet seksuale nga ana e vjehrrit. Por gjithçka është hedhur poshtë nga vjehrra e M.H-së, e cila ka debatuar ashpër për 30 minuta me radhë me ish –nusen e djalit në emision “Me zemër të hapur”. Nuk kanë munguar as telefonatat e ish-bashkëshortit të M.H-së, i cili ka deklaruar se në fakt ka qenë ajo që i ka shkatërruar jetën atij dhe familjes së tij.

Nusja
Thotë se e ka braktisur djalin e saj 6 muajsh pasi nuk duronte dot dhunën që ushtrohej mbi të dhe tradhëtitë e të shoqit. 24 - vjeçarja M.H, me origjinë nga Dibra, por që prej vitesh jeton në një nga fshatrat e Lushnjes, ka pranuar të rrëfejë ‘ferrin’ e martesës së saj, në emisionin “Me zemër të hapur”, në NEWS 24, të gazetares Evis Ahmeti. Ajo ka deklaruar se gjatë nusërimit të saj në këtë shtëpi nuk i janë ndarë për asnjë moment dhuna fizike, ofendimet madje edhe abuzimet seksuale nga ana e vjehrrit. “Më kanë lënë pa bukë, megjithëse isha shtatzënë, dhe i është dashur babait tim të vijë nga Lushnja për të më sjellë për të ngrënë”, është shprehur mes lotëve 24 –vjeçarja M.H. Ajo tregon se jeta e saj në familjen e ish –bashkëshortit, ka qenë një dramë e vërtetë, ku ajo, përveçse duhet të duronte lidhjet jashtëmartesore të të shoqit, ngacmohej seksualisht edhe nga vjehrri. “Më ka ngacmuar edhe kur sapo kisha lindur djalin në spital, -ka thënë në një transmetim të drejtëpërdrejtë. Ajo ka akuzuar të gjithë pjesëtarët e familjes se ushtronin rregullisht dhunë mbi të. “E kisha djalin vetëm një muaj e gjysëm, - ka vazhduar më tej rërfimin e saj ajo, - dhe pas një zënkë me tim shoq ai filloi të më rrihte. Vjehrri mbante djalin në krah dhe i thoshte “Rrihe, rrihe, por vetëm mos i lër shenja”. 24 –vjeçarja M.H ka thënë gjithashtu se shkaku i zënkave midis çiftit kanë qenë lidhjet e tij jashtëmartesore. “Atij i binte telefoni pafundësisht, -tregon ajo, -dhe kur isha unë aty e fikte. Vjehrri me thoshte të mos bëhesha xheloze se “po të dua unë ia sjell tw dashurat edhe në krevat”, - ka përfunduar ajo që megjithëse ka deklaruar se tashmë ka nisur një jetë të re në qytetin e Fierit, do të marrë hak për vuajtjet që i ka shkaktuar kjo familje. Prej afro 5 muajsh ajo ka braktisur edhe të birin, të cilin nuk ka pranuar ta marrë me vete, por ia ka lënë familjes së ish bashkëshortit, pasi nuk ka mundësi ta rrisë.

Familjarët
Por të gjitha akuzat e M.H.-së janë hedhur poshtë nga vjehrra e saj Shpresa dhe ish bashkëshorti, Shpëtimi që është kujdesur t’i japë zemër së ëmës. Ai nuk ka qenë i pranishëm në emision, por gjatë bisedave telefonike të drejtpërdrejta është shprehur se ka qenë ish –nusja e tij ajo që është bërë burim i konflikteve në këtë familje. “Të gjitha ata që thotë M. janë gënjeshtra, -është shprehur Shpresa,- ne e kemi dashur dhe jemi kujdesur për të si për vajzën tonë, por ajo ishte shumë xheloze dhe e akuzonte më kot djalin për lidhje të tjera. Madje ajo edhe më ka vjedhur në shtëpi”. Ajo gjithashtu i ka mohuar në mënyrë kategorike edhe të gjitha pretendimet e ish-nuses së djalit të saj për ngacmimet seksuale nga ana e vjehrrit. “Ne jemi familje me tradita, -është shprehuar ajo, -dhe nuk na pëlqen që nusja të dalë më bark përjashta.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

25 Komente

  1. Arbeni thotë:

    17 February 2007 @ 7:29 pm

    ….moda aga moda….

  2. tomi korca thotë:

    17 February 2007 @ 7:33 pm

    Eh perse imitojme vetem gjerat e ulta nga bota perendimore? Perse bashke me keto gjera (qe jane te pashmangeshme ne nje vend te zhvilluar e domokratik ) nuk kopjojme dhe gjerat e mirat. si Tolerancen, dashurine, mirkuptimin edukaten e civilizuar . Gjyshja time thoshte te keqiat mesohen lehte te mirat jane veshtire. Por kjo u thuhej femijeve dhe jo njerezve me “kulture ” dhe “intelektuale”.

  3. AL thotë:

    17 February 2007 @ 7:40 pm

    Ti e krahason kete emision me Jerry Springer Show? wow. Emisioni shqiptar sben gje tjeter vec nxjerr ne pah fytyren e shumices–marrdheniet familjare mizerable shqiptare–ajo familja e shejte qe ne jemi aq krenare-”tradita familjare shqiptare”–qe per mua eshte bajge e mbuluar me lule, qe kundermon sa here lexon gazetat se si u vra nje nene ketu, nje bije atje etc etc.

  4. AL thotë:

    17 February 2007 @ 7:47 pm

    nje gje me beri per te qeshur mua—-pse ishte e rendesishme te shpjegohej ” eshte nga Dibra, ka ca vite qe jeton ne lushje, tani ne Fier, por eshte nga Dibra me origjine”?—Autori duhet te kishte shkruar dhe pak nga eshte stergjyshi i nuses–nga e ka lopen–nga lushnja, dibra apo fieri?–cfare origjine i kane delet?! Ah cja fus kot dhe une—eshte per ta damkosur “maloke” apo “malsore” e trashe–injorante–hajt ma se keshtu bejne ata prej Dibre. Analize e thelle shume! PACAVURET SHQIPERISE; Kerkojme te emancipohemi ne!!

  5. Abi thotë:

    17 February 2007 @ 7:48 pm

    Shkrimi eshte interesant por ama mendoj se po kap vetem nje ane te realitetit apo ketij show… Mendoj se emisione te tilla ka jo vetem ne Amerike por dhe dhe ne shtetet e tjera te Europes sepse keto lloj emisionesh ushqehen nga fakti qe shume njerez i shikojne si dicka per tu argetuar dhe per tu shokuar se c fare ndodh mes njerezve…..Prandaj mendoj se news 24 po e paraqet nje program te tille… thjesht per rritje shikuesh dhe me pas muhabet neper kafenera….

    Por ama nqs shikojme dhe nje ane tjeter te medaljes mendoj se eshte mire qe ka emison te tille… Pse???? Sepse duke pasur emisione te tilla te pakten publiku shqiptare po ballafaqehet me disa probleme qe deri tani i fliste neper kafene dhe ndonese i bente por nuk i pranonte….. Pra eshte deri diku nje realitet dhe si i tille sa me shume te flitet aq me mire eshte sepse ne kete menyre do te shikohet ku eshte gabimi dhe shoqeria pak a nga pak do ta korigjoj…. Pra nje emision i tille do te shpresoja qe do te sillte pakez hapje te disa problemeve dhe hapje te shoqerise, pranimin e ekzistences se probleme te tilla dhe si perfundim do te sillte dhe rregullim te gabimeve….Tani sa shpejt dhe sa mund te realizohet kjo varet shume nga drejtuesit e programit se c fare ngjyre do ti japin…

    Abi

  6. akull Shkruaji mesazh privat thotë:

    17 February 2007 @ 8:19 pm

    Damn! Te me falni, po meqe huazojme emisionet nga USA :P

  7. Genty Shkruaji mesazh privat thotë:

    17 February 2007 @ 8:19 pm

    Keto emisione asnjehere nuk me kane pelqyer, sepse edukojne per keq teleshikuesit dhe dicka qe shikuesit e konsideronin me pare tabu keto lloj emisionesh i eleminojne tabute.

    Jerry Springer, u konsiderua ketu ne Amerike si worst show. Pastaj cfare ka per ti pelqy, surratin e disa pijaneceve dhe “drug addicts” qe jane kocke e lekure, apo ato zenkat si femra mes disa meshkujve 100 pounds.

    Po ashtu edhe ky emision ne Shqiperi po tregon llumin, ate pjese te shoqerise injorante, familjet “me tradita” por te dhjera. Ky emision nuk ka synim, synimi i vetem eshte edukimi per keq i audiences se emisionit. Personazhet do zgjidhnin dicka po te drejtohen organeve kopetente sesa dalin e behen qereles i botes ne tv, kur ne fund nuk zgjidhin asgje por i ashpersojne me teper marredheniet mes tyre.

  8. Pjer Thomas thotë:

    17 February 2007 @ 8:29 pm

    Ne fakt eshte sa per te qeshur me keshtu lloj emisionesh, sepse e sheh te verteten, hiberbolizimin apo minimalizimin thuajse lakuriq fare, mirpo nga ana tjeter eshte dhe ca e dhimbeshme sepse aty takohen fate njerzish, fate te perçdunuara, te genjyera, te shtypura. Lum si ata qe kane saçet/parabolat qe mund te shohin Shqiperine. Une per vete e shoh vetem kur shkoja per vizite, se tani s’kam me kohe, shyqyr qe na del pakez kohe per Peshkun.

  9. emigrant thotë:

    17 February 2007 @ 9:10 pm

    Jerry n’Tiron?…. po ku vajti mija le te veje dhe qindi……

  10. Artur thotë:

    17 February 2007 @ 9:49 pm

    Ky emisoin per mendimin tim nuk ngjason me ‘Jerry Springer Show.Ne Amerike ka nje numer te madh shows qe trajtojne marredheniet familjare.Por do te thosha qe do te ishte me mire te trajtohen keto probleme ne menyre te tille qe bashkeshorted to kuptjne gabimet a tyre the ti eleiminojne ato pa arritur ne divorc, perndryshe n.q.se therret ne emision cifte te divorcuar, ata nuk do te pranojne gabimet e tyre dhe do te thone genjeshtra kunder njeri tjetrit.Nuk mendoj qe eshte nje emision nga i cili mund te mesosh dicka pervecse te shohesh gallate.

  11. TeaTime thotë:

    17 February 2007 @ 10:07 pm

    Une po te kisha televizion ku ta gjeja te beja nje emision te tille. Eshte gallate, shtyn kohen po je shtepiake, te ndergjegjeson per mjedisin qe ke perreth ose edhe ne shtepine tende, te acaron, te ben ta diskutosh ne kafe me te tjere…o zooot ca popullariteti merr emisioni, pastaj vijne e ofrohen sponsorat vete, ti fiton leke etj etj…Me vjen keq tju them po televizioni ne shumicen e kohes eshte trash dhe ireal po ja qe you gotta make the money!

  12. kujtesa thotë:

    17 February 2007 @ 10:17 pm

    SHqiptaret jane “copy cat” origjinal,.. :)

  13. Ina thotë:

    18 February 2007 @ 12:26 am

    Mire qe kopjojme ide….po nuk gjeten nje me te denje se sa ajo e Jerry? Ai nje cop idjot eshte per veten e tij….ska gje me te shpifur se sa programi i tij, e vertete apo fallco sido te jete….program i degjeneruar. Nuk ka pse te ndodhin keto gjera dhe ne shqiperi. Se jane dhe femi qe shikojne keto gjera… Sa me shume ti shikosh aq me shume immunizohesh. Nuk te bejn me pershtypje, dhe mund te prishin idene e familjes tek femijet, adoleshentet, qofte dhe ata te ritur. Amerika duket sa vlere i kushton familjes, dhe dashurise, jo vetem se ashtu tregohen ne nje show si Jerry, po dhe statistikat pohojne nje perqindje te madhe divorcimi. Dhe cfare mesazh u jepet te rinjve me keto lloj programe?

  14. komatozja thotë:

    18 February 2007 @ 12:54 am

    keto gjera jane per te qeshur dhe zbaviteze kur sheh zezake qe zihen, po mua m vjen keq qe te shoh shqitparet te prishen keshtu ne tv para te gjitheve.

  15. komatozja thotë:

    18 February 2007 @ 12:57 am

    hej,
    mendoj se te gjithe te peshku ketu duhet t ebejme njehere eskursion dhe te shkojme ne ndonje nga keto serite e jerry springer te shohim LIVE!

  16. komatozja thotë:

    18 February 2007 @ 1:06 am

    Artur,
    jam dakort: “Por do te thosha qe do te ishte me mire te trajtohen keto probleme ne menyre te tille qe bashkeshorted to kuptjne gabimet a tyre the ti eleiminojne ato pa arritur ne divorc”
    Dicka si e Maria Defilipit psh qe eshte me psikollogjike dhe humane do ishte me e mire.

  17. Dajoshi thotë:

    18 February 2007 @ 2:21 am

    Ja ku po behet realitet parulla jone studentore ” E duam Shqiperine si Amerika”. Ja arritem kesaj dite o miq, jini krenare per keto arritje. Vetem nje gje s’me pelqen qe ato dy qeniet qe duken si femra nuk jane shkulur nga floket dhe nuk kane bere komente rreth vaginave respektive, po me kismet do ja marrin doren. Sa me shume emisone te tilla aq me shpejt do ja kapim amerikes.

  18. Ravintsara Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 February 2007 @ 3:54 am

    Sikur të mos kishim mjaft programe acaruese në TV! Shyqyr që s’ka shumë drita në Shqipëri, thuaj, se kështu çedukohen me doza më të vogla populli jonë teledashës që e ka për borxh t’a lerë televizorin ndezur edhe kur s’i intereson shumë vetëm për të patur pak zhurmë e pak thashetheme nëpër shtëpi.

  19. Ravintsara Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 February 2007 @ 3:58 am

    p.s.: E adhurueshme kjo fraza e Gazetës Shqiptare: “Ashtu siç ndodh në të gjithë botën e qytetëruar ku debatet familjare kthehen në ballafaqime të drejtëpërdrejta televizive, duket se edhe në vendin tonë po ndodh e njëjta gjë.” ;-)

  20. Vlore1920 Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 February 2007 @ 3:46 pm

    mbase ka ardhur keq fotografia, po ajo ne te djathte duket si mjelse e dalluar :D :D
    Ore se u japin ca material popullit, qe per te tallur by…. si mungon vullneti.

  21. Eda thotë:

    19 February 2007 @ 8:39 pm

    ok une vajta te shikoja Jerry springer show ne chicago para 1 viti se kishim tickets. me show budalla, me i shpifur, me plehre se ai nuk ka. me kete show shqiperia tregon se sa ulet ka rene, qe ne si komb kemi arritur te behemi si plerat qe ndodhen ketu ne amerike. perse nuk shikon njerez te edukuar te qyteteruar ne ate show po shikon fshataret qe s’kane buke te hane? nuk mund te ma priste mendja qe shqiperia do arrinte ne ate nivel aq te ulet sa te kopjonte Jerry springer show. edhe jerry kur filloi si show nuk kishte grushta po me vone filluan te rrihen e te cvishen a mos valle do arrijne edhe shqiptaret deri ne ate nivel? ky eshte per mua turpi me i madh qe mund te kete ndodhur ne shqiperi deri me sot. me kete show vertete tregon paaftesine e regjizorve apo pronareve te televisioneve shqiptare, qe jane idiot qe kane bere shkolle duke paguar mesuesit ne vend qe te mesonin apo kush e di si e kane marre ate dreq shkolle. pse nuk fantazojne apo te krijojne nje show qe eshte i vecante qe si ka vajtur njeriut ne mendje per ta bere me perpara po kane kopjuar te gjitha show nga western world. kur shikon televisionet shqiptare te vetmen gje qe shikon jane show amerikan vetem ne shqip? mjere shqiperia per idiotet qe ka punesuar.

  22. Filan Fisteku thotë:

    20 February 2007 @ 7:40 am

    Eda thotë:
    “me kete show vertete tregon paaftesine e regjizorve apo pronareve te televisioneve shqiptare, qe jane idiot qe kane bere shkolle duke paguar mesuesit ne vend qe te mesonin apo kush e di si e kane marre ate dreq shkolle.”

    Ketu Eda po ja fut kot.
    Ne rradhe te pare po i fut te gjithe ne nje kallep (regjizoret dhe pronaret e televizioneve shqiptare). Fillimi i ketij emisioni nuk tregon aspak paaftesine e regjizoreve ose pronareve te tv-ve shqiptare, sepse ai Jerry Springer Show ka me shume se 15 vjet qe transmetohet dhe nuk eshte nderprere akoma, pikerisht sepse po i sjell $$$ kompanise prodhuese nepermjet shperndarjes ne tv lokale. Pra nga pikepamja e nje biznesi (e cila duhet te jete pikepamja kryesore qe duhet ti shohesh televizionet) nuk eshte nje vendim i keq (ky vendim i marre ne pronaret dhe regjizoret “idiote” shqiptare).
    Se dyti qe jane idiote sepse kane bere shkolle duke paguar mesuesit. Nuk ploteson argumentin, thjesht sepse paguan mesuesin dhe merr diplomen nuk do te thote se eshte idiot. Mund ta shohesh dhe ne kete kendveshtrim “i eshte dhene mundesia per te arritur dicka ne menyre me te rehatshme duke paguar para.” Shprehje me e sakte mund te ishte se jane dembela por jo idiota detyrimisht thjesht sepse paguan per provimet.

    Eda thotë:
    “pse nuk fantazojne apo te krijojne nje show qe eshte i vecante qe si ka vajtur njeriut ne mendje per ta bere me perpara po kane kopjuar te gjitha show nga western world.”

    Sepse Eda kane disa shprehje amerikanet…”You can’t reinvent the wheel” (nuk mund ta rishpikesh rroten) dhe “there is nothing new under the sun” ( nuk ka asgje te re nen diell). Perse duhet te rrezikojne keta regjizora ose pronare me nje show qe mund te jete si koncept i ri (megjithese kjo eshte gati e pamundur kur te gjitha tv boterore marrin ide nga njera tjetra) kur fare mire e kane kete koncept show gati dhe te provuar qe do jete i sukseshem, gjithmone duke patur parasysh faktin se natyra njerezore gjithmone ka kuriozitet per “bahcen e komshiut”.
    E vetmja veshtiresi per kete show mendoj se do te jete jo gjetja e shikuesve por gjetja e materialeve, e ngjarjeve “shokuese”. Nuk jam dakort me shume prej jush qe e quajne kete trash tv (tv plehre). Kjo eshte nje pamje ose fytyre tjeter e shoqerise, familjes shqiptare qe duhet te tregohet dhe zbulohet per te gjithe.

  23. Ina thotë:

    21 February 2007 @ 7:51 pm

    Filan Fisteku……Eda ka shume te drejte….mire qe kopjojme tani te degjenerohemi si keta plehrat e amerikes? me show degjenerativ une skam pare me….dhe mendo se do jene femije qe do shikojn program te tille, se sa me shume ti shikosh keto programe aq me shume ste trembet syri…gjera te shpifura gjen ne jerry springer….ka 15 vjet qe transmetohet thua???? po kush e shikon???? se ka bere kontrate jerry for morning shows….kush i shikon ato budalleqe qe ne pike te mengjesit, njersit vene ne pune smerren me fundurinat e amerikes…

  24. Filan Fisteku thotë:

    23 February 2007 @ 3:50 pm

    Cdo pikepamje eshte personale, ti mendon se eshte show degjenerativ sepse tregon nje pamje te shoqerise, une mendoj se eshte dhe instruktiv dhe argetues. Transmetimi ne mengjes ose me sakte ne mesdite i ketij programi tregon pikerisht se target audience jane shtepiaket, te papunet etj si keto, prape se prape nuk i heq rendesine nga pikepamja e nje biznesi sepse ka audience, dhe per sa kohe ka audience, do te kete kompani qe do te jene te gatshme te paguajne per reklama gjate ketij emisioni.

  25. stoli thotë:

    21 October 2007 @ 7:20 am

    Po perse more te uruar i keni rregulluar gjerat e tjera ju dhe ju ka ngel pa bere edhe ky program.bota mundohet te shkoi ne hene e ju prape me karriget.

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.