Identifikohu



Regjistrohu

“Mafiozë shqiptarë” në teledramën britanike “The Fixer”

6,2 milionë teleshikues ndoqën serinë e parë me protagonist bosin shqiptar të krimit, Tarek Sokoli

“Mafiozë shqiptarë” në teledramën britanike “The Fixer”

Nga Londra
Muhamed Veliu

Një dramë tjetër televizive angleze me kriminalitet; një personazh tjetër shqiptar në rolin e një mafiozi, duke e nxirë edhe më shumë emrin e atyre që e quajnë veten shqiptar. “The Fixer” (“Sekseri”) është emri i teledramës më të re televizive, me disa episode që po shfaqet në stacionin televiziv ITV në Angli. Seria e parë e saj, e transmetuar disa ditë më parë, është bazuar në ngjarje reale, të ndodhura në Londër, ku në qendër të saj ishte një shqiptar i përfshirë në prostitucion dhe tregti droge. Emri i personazhit shqiptar quhet Tarek Sokoli. Lenny, një personazh tjetër i botës së krimit, është një bos britanik krimi. Ai njoftohet se një kriminel i rrezikshëm dhe i pamëshirshëm shqiptar, ka mbërritur në qytetin ku Lenny kontrollon tregtinë e drogës. Qëllimi i ardhjes së Sokolit në këtë qytet është shtrirja e aktivitetit kriminal tashmë të konsoliduar në qytete të tjera angleze. Bosi anglez i krimit ka një plan për ta frikësuar atë e jo ta vrasë. Lenny instrukton “ushtarët” e tij Rercer, Rose dhe Calum që t’i dërgojnë shqiptarit një mesazh.
Mesazhi është i qartë. Askush nuk mund të bëjë biznes pa Lenny-n partner, kështu që Sokoli duhet të ndërtojë një partneritet me të, duke punuar si një skuadër e vetme. Filmi vazhdon me një skenë, ku Culum ushtar i Lenny-t liron një prostitutë të trafikuar nga Sokoli. Ngjarjet që do të pasojnë më tej janë të dhunshme dhe me vrasje, ku në qendër të tyre vihet Tarek Sokoli.
Një prej prostitutave të liruara nga shfrytëzimi Sokolit do të vritet. Po të njëjtin fat do të mësonte njëri prej “ushtarëve” të Sokolit, që merrej me transportin e heroinës. Përballë kësaj situate, Lenny mbledh grupin e gangsterëve që ai drejton, duke i thënë që nuk duhet të kishin humbur jetën tërë këta njerëz nëse ata do të eliminonin Tarek Sokolin. Ata janë të bindur se me shqiptarët është e vështirë të bësh biznes, duke bashkëpunuar si një grup i vetëm, pasi nuk duan që të jenë ushtarë, por gjeneralë. Disa ditë përpara transmetimit të “The Fixer”, Laura Mackie, drejtore e teledramës në ITV, deklaroi: “’The Fixer’ është një teledramë me elementë kriminalë të paparë më parë”. Sipas statistikave të audiencës televizive mësohet se 6,2 britanikë e ndoqën “The Fixer” ose 25% e audiencës së asaj mbrëmjeje. Drejtuesit e ITV-së e kanë cilësuar këtë teledramë si një sukses të vërtetë.
Kjo shifër është shumë e lartë, njëkohësisht shqetësuese, po të kesh parasysh se roli kryesor në këtë seri është i një shqiptari negativ, i dhunshëm që nuk kursen të vrasë. Si i tillë, nuk bën gjë tjetër, veçse e çon më tej imazhin negativ të shqiptarëve në Britaninë e Madhe, krijuar nga eksponentë shqiptarë të krimit, që merren kryesisht me prostitucion, të cilët sa herë kryejnë krime, kapin faqet e para të gazetave angleze. Titujt e mëdhenj të gazetave “Albanian Mafia takes over organized crime” (“Mafia shqiptare merr drejtimin e krimit të organizuar, shkruar te “The Times”, më 2004-ën) apo “Albanian Gangsters corner Britain’s sex trade” (“Gangsterët shqiptarë kontrollojnë prostitucionin e Britanisë”, shkruar po te “The Times”, më 2005-ën); apo sa herë që shqiptarët arrestohen e më pas dënohen pasi kthehen në lajme gazetash, vënë në punë fantazinë e skenaristëve të filmave, të cilët i kthejnë në personazhe filmash apo teledramash televizive, siç ka ndodhur me “The Fixer”.
Kjo teledramë, e komentuar gjatë si e suksesshme nga kritikët televizivë, nuk është një rast i izoluar, kur në rolet e kriminelëve ata zgjidhen të jenë shqiptarë. Po i njëjti stacion televiziv, në vitin 2004, në teledramën e përjavshme “The Bill” do t’ia kushtonte dy seri të saj trafikut të prostitucionit, ku tutorët ishin personazhe shqiptarë dhe viktimat, vajza lindore. I njëjti subjekt është trajtuar në një dramë tjetër televizive, me titull “Trafficking” (“Trafiku”) në kanalin “Channel 4”, dy vjet më vonë, ku 70% i filmit fliste për “mafiozët” shqiptarë. Ata që e ndoqën, nëse një ditë do të dëgjonin sërish fjalën “albanian” (shqiptarët), do t’i identifikonin ata me prostitucionin. Nuk mbarojnë me kaq bëmat e kriminalitetit shqiptar, kthyer në art kinematografik. Stacioni MTV, në një emision për ndërgjegjësimin kundër trafikut të grave, do të përdorte ngritjen dhe rënien e perandorisë së seksit ndërtuar nga laçiani Luan Plakiçit (Artur Kronit), i cilësuar si mbreti i prostitucionit në të gjitha kohërat në Angli.
Ndërkohë stacioni televiziv “Channel 4” ka nisur xhirimet e një teledrame bazuar në grabitjen e 53 milionë paundve, ku u përfshinë dy shqiptarë, Jetmir Buçpapaj dhe Ermir Hysenaj. Ata u dënuam me 25 vite burg në total. Nuk përjashtohet realizimi i një filmi edhe nga Hollivudi mbi këtë ngjarje. Tashmë personazhet shqiptarë të botës së krimit në Angli, po bëhen gjithnjë e më të pranishëm edhe në ekranet e televizioneve britanike, falë të qenurit të dhunshëm, e mbi të gjitha, lojtarë kryesorë e jo ushtarë në botën e krimit. Fatkeqësisht, këto cilësi i bëjnë ata të veçantë dhe kaq të dashur për skenaristët britanikë, duke ia nxirë edhe më shumë imazhin e shqiptarëve të ndershëm.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

23 Komente »

  1. minatori thotë:

    22 Mars 2008 @ 11:59 pm

    Sipas statistikave të audiencës televizive mësohet se 6,2 britanikë e ndoqën “The Fixer” ose 25% e audiencës së asaj mbrëmjeje.

    Kjo shifër është shumë e lartë, njëkohësisht shqetësuese, po të kesh parasysh se roli kryesor në këtë seri është i një shqiptari negativ, i dhunshëm që nuk kursen të vrasë.

    Si gjithmone, edhe kete here Meti nuk na zhgenjen.

  2. press78 Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Mars 2008 @ 1:08 am

    Minatori

    Shkrimi oringinal derguar eshte 6,2 milion britanik. Mesaduket eshte bere nje gabin kur eshte redaktuar si shkrim.

  3. Taipi Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Mars 2008 @ 4:12 am

    Edhe ne France per fat te keq keto dite jepet ne kinema nje film i Luc BESON me aktortin Liam Neeson, qe lufton “te keqinjte” Shqiptare.
    Ketu keni dicka nga filmi :
    http://www.dailymotion.com/video/x4jvp0_taken-luc-besson-pierre-morel-en-in_shortfilms

  4. ados thotë:

    23 Mars 2008 @ 9:12 am

    Ok, mos i gjeneralizoni gjerat…Eshte vetem art, keshtu qe njerezit kuptojne mire per cfare behet fjale…Nqs do ti gjykonim keto lloj filmash ne baze nacionaliteti, ne nuk kapim as 0.2% e historise….Nje shembull” “Eastern promises” tregonte per Mafian ruse ne UK…!!! Apo serialet amerikane si “24″..ect

  5. Drit thotë:

    23 Mars 2008 @ 9:54 am

    Po ti hysh asaj llogarie duhet te marresh parasysh dhe se sa perqind te popullsise europiane (boterore) perbejme ne.

    Nqs do ti gjykonim keto lloj filmash ne baze nacionaliteti, ne nuk kapim as 0.2% e historise

  6. askushi thotë:

    23 Mars 2008 @ 9:57 am

    shyqyr per diçka jemi te zotet, sikur ate vullnet dhe energji ta perdornim per gjera tre mira, do te ishim po aq te famshem ne tere boten, ndoshta duhet te shikojme edhe pak fajin tek vetja

    jo cdo e keqe vjen per te bere keq thote nje populli italian, e ne mund te perdorim ato leke pe rte ndertuar te ardhmen e shqiperise, mendoj se politikanet tane do te ishin dakord…..

    (thone pastaj se shqiperia nuk ka prodhim te brendshem, kur ne eksportojme prostituta ne tere boten, ups po ato jane motrat tona…)

  7. Ardi thotë:

    23 Mars 2008 @ 10:28 am

    Pse na vret gjithmone thenia e se vertetes ne sy?
    Eshte fakt prania e klaneve mafioze shqiptare ne Europe. Jemi shume te ndjeshem kur te huajt na vene ne dukje te metat.
    Jemi mesuar te degjonim: Jemi me te miret, me besniket, me te bukurit, me trimat etj, etj idiotlleqe te tilla.
    Genjenim veten.
    Kur jemi para fakteve,indinjohemi kundrejt te huajve.

  8. ardi Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Mars 2008 @ 10:28 am

    Ne Itali ka vite qe nuk jemi ne vend te pare per kriminalitetin edhe pse jemi komuniteti me i madh . Per krime vijm mbas Rumuneve,Marokeneve dhe disa komunitetevete tjera. Edhe ne Angli e njejta gje do jete por eshte hapur nami i keq dhe qe te dal nami duhen 100 vjete si ka ndodhur me Italianet qe kane namin e keq ne bote.

  9. ardi Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Mars 2008 @ 10:31 am

    Korrigjim , Londra dhe Britaniket e dine qe problemi nuk jane Shqiptaret sa me shume te ishin aq me mire per ta por emigrantet nga vende te tjera qe e kane kthyer ne LONDONISTAN. Por ndaj tyre ata nuk bejn dot filma sepse kane frike nga bombat ndersa Shqiptaret i fyejn per gjithcka.

  10. Drit thotë:

    23 Mars 2008 @ 12:39 pm

    Pse na vret gjithmone thenia e se vertetes ne sy?

    Albanian migrants are now both amongst the most ‘objectively’ integrated and the most stigmatised of all (non-EU) migrant groups in Italy and Greece. Indicators for assimilation include good knowledge of local languages, high rates of intermarriage (in Italy), balanced gender composition, large numbers of children of Albanian origin in the education system, geographical dispersion in the context of emigration, high levels of informal social contact with host populations and propensity to want to stay abroad and not return to Albania. On the other hand, high levels of stereotyping – with Albanian immigrants depicted as criminals, prostitutes, rough, uncivilised people etc – have been fostered largely by media discourses, building on political statements about the need for immigration control and, for Italy and Greece, to create a positive ‘European’ identity for themselves in the face of pressures from the EU over Schengen borders and economic issues.

    Chaillot Paper - n°107 - January 2008

  11. Genci thotë:

    23 Mars 2008 @ 12:43 pm

    Kur flas me shoket e mi studente neper europe shprehin te gjithe nje shqetesim. Rracizmin me te cilin perballemi cdo dite si ne universitete po edhe gjate jetes te perditshme. Ku ke frike te thuash qe je shqipetar se bashkebisedimi mbaron ne ate moment qe ti thua dicka te tille.
    Me thote nje dite nje Korcar me te cilin ndjek leksionet, “ti falenderojme shitesit e droges per nderin e madh qe po na bejne neper europe”. Nejse qeshim nga halli skemi cbejme eshte tragji komike si gjithcka tjeter qe ka lidhje me shqiperine.

    Une kam njohur disa persona qe merren me kesi gjerash dhe fatkeqesisht jane njerez pa shkolle qe ne vend qe te pastrojne banjot neper europe zgjedhin rrugen e krimit si me fitimprures. Mua me vjen keq per keta njerez se jane shume te varfer ne dije dhe ne shpirt dhe shfrytezohen nga politika ne shqiperi.
    Se duhet te jemi te ndergjegjshem qe pjesa dermuese e parave shkon tek politikanet tane ne shqiperi. ato si punonjesat e sigurimit shqipetar e kontrollojne gjithe kete trafik. permend ne kete rast Skender Gjinushin qe ka pasur mbi 20 skafe ne vlore(dhe me dhjetra te tjere nga te dyja krahet politike).

    I gjithe bumi i ndertimit ne shqiperi ka ardhur si pasoje e pastrimit te parave dhe gjithashtu zhvillimi i medias (mjafton te permendesh Top Chanel ose Kokedhimen).

    Me shume nuk kam se cte them perderisa ne shqiperi eshte shkaterruar sistemi shkollor dhe analfebetizmi ka rritur ndoshta 40 % (se ne rrethe nuk zhvillohet mesim as ne klasat e para). Dhe kemi ministra dhe funksionare ne shtet qe skane as shkollen e mesme me letra origjinale. Nje shoqja ime mbaroi shkollen ne Boconi (ndoshta shkolla me e mire ne itali per ekonomik) me nota te mira (se 10 smerret kollaj ne perendim) dhe kur konkurroi ne tirane per nje pune tek dogana e fitoi nje djale qe kishte mbaruar shkollen me korrespondence ne Elbasan kjo gje nuk do komente te metejshme.
    Me kujtohet qe kur punoja per nje firme ne tirane qe doganieret merrnin rreth 60 Mije € ne muaj nga gjobat e vendosura bizneseve.

    Rinia vazhdon te iki jashte shtetit per te shitur droge dhe per te trafikuar ndonje komshie bukuroshe ne perendim ose per te punuar tokat e Grekut ne vend qe te punoje token e tij qe eshte me pjellore (por qe PS dhe PD ia ka marre me ligjin 7501 dhe ia ka dhene ndonje kryekomunari, ish sekretar partie qe hiqet si demokrat i flakte).
    Keto persona vijne pastaj ne tirane me mbrojtjen e politikes dhe (hapen bythesh thone te fortet) sa sna shtypin ne studentat qe kemi vite qe punojme dhe studiojme qe te sigurojme buken e gojes. Dhe po patem guximi ti themi ku shkon se po kaloj me jeshile dhe ti je me te kuqe, rrezik te dali dhe te te thyeje dhembet se do te tregohet i forte para kuckes qe ka ne vend te pare.
    Po more policine ne telefon normale qe ai e njeh policin jane shoke te ngushte (nqs policia e merre mundimin qe te paraqitet gje qe ne 95% te rasteve nuk e ben) dhe rrezikon te hash edhe nje dru nga polici.

    realiteti shqiptar shume i dhimbshem por ka strukture. komunistat i mbajten 50 vjet skllavet te mbyllur dhe i shfrütezuan sa kishin mundesi sa te gjithe shqipetaret dukeshin sikur kishin dale nga kampet e perqendrimit te Hitlerit.
    Kurse tani i kane leshuar rrefugjatet qe te punojne neper bote dhe ti cojne leket ne Shqiperi (se i ka mbajtur peng gjithe familjen ne shqiperi ngaqe familjaret nuk marrin dot viza per te ikur) dhe politikanet dhe kriminelat (jane e njejta gje) vjedhin pa skrupull parate e rrefugjateve se ekonomia shqipetare vetem me keto para mbahet.

    boll shkruajta se me duhet te mesoj qe te fitoj buken e gojes.
    ju uroj gjithe te mirat

  12. Ardi thotë:

    23 Mars 2008 @ 1:09 pm

    Drit jam shume dakort me ty. Ku ka drite ka dhe hije. Mediat gjithmone kerkojne ato ngjarje dhe fakte per tu bere sa me interesante ne syte e lexuesve.
    Teper interesante konkluzionet e “Chaillot Paper”.

  13. luani thotë:

    23 Mars 2008 @ 1:21 pm

    Genc,
    Do te ishe me i pelqyeshem po te ishe me shume asnjanes. Duket qarte ndikimi qe kur permend emera stacionesh televizive te cilat japin nje kontribut konkret per te luftuar ate qe ti predikon ne shkrimin tend.

    Kemi 15 vjet ne nje gjoja demokraci. ne te cilen politikanet nuk bejne gje tjeter vecse vjedhin, mbushin xhepat dhe cojne ne tragjedi te tilla.

    Ne realitet oponencen qeverisjes se keqe aktualisht ia ben vetem Top Channel, se politikanet zihen ne parlament e ndajne zonat e influences ne pika takimi te fshehta. Ekstremet bashkohen, i dashur student.

  14. Amazona Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Mars 2008 @ 1:49 pm

    Rendesi ka qe ne shqiptaret jemi ne qender te vemendjes!

  15. Aiglon thotë:

    23 Mars 2008 @ 1:59 pm

    Drit, na e dergon dot linkun e plote te artikullit te Chaillot Paper?

  16. Leon thotë:

    23 Mars 2008 @ 2:26 pm

    So what??????????
    Ne Shqiperi eshte shteti mafioz, c’fare pret nga individet!!!!
    Me ke

  17. Pjer Thomas thotë:

    23 Mars 2008 @ 2:43 pm

    Ne fakt 1-2% e shqiptarve dhe rreth 5% e emigranteve na e prishin ter imazhin qe kemi si kombi me miqesor, me tolerant, me i disiplinuar, me korrekt se ter kombet e tjera. Une njoh shum belq dhe shum perendimore qe kur shohin Shqiperine, thone fjalet me te mira per kombin tone. Biles shprehen se kane deshire ta vizitojne perseri Shqiperine. 5% e emigranteve shqiptare, nuk e demtojne traditen tone, veç krijojne nje re te zeze, per ata qe s’kane as nje ide rreth shqiptarve. Edhe racat e tjera mirren me pislliqe te tilla, edhe vendasit, mirpo keta s’bejne dhe aq zhurme sa bejne shqiptaret.
    Filmi , si tere filmat, merr ne subjekt, protagonistet e nje ngjarje, jo tere komunitetin. Ajo qe me habiti aty ishte se si britaniket na e paskan psikollogjisur mendjen, kur shprehen, se;
    ….Ata janë të bindur se me shqiptarët është e vështirë të bësh biznes, duke bashkëpunuar si një grup i vetëm, pasi nuk duan që të jenë ushtarë, por gjeneralë…..

  18. Drit thotë:

    23 Mars 2008 @ 2:49 pm

    Aiglon,

    Citimi vjen nga kapitulli 4 f.63.

    Gjithashtu mos kalo pa lexuar kapitullin e 6 i cili i kushtohet krimit te organizuar ne Ballkan.

    Is there an Albanian question?
    Chaillot Paper - n°107, February 2008
    http://www.iss.europa.eu/uploads/media/cp107.pdf

  19. ardi Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Mars 2008 @ 3:37 pm

    Imazhi eshte shume i rendesishem , prej imazhit te keq qe u krijua 1995 deri aty nga 2001-2002 me mbas imazhi i eshte afruar me shume realitetit - viti i kaluar solli 1 miljon turist ne Shqiperi edhe pse disa burime informacioni ne Evrop e pasqyrojn Shqiperine sikur te jete Afganistan. Kam takuar shume te huaj edhe ne Vlore sivjet te cilet jane befasuar prej stabilitetit , stilit te jetes (sepse FIGARO na ka krahasuar edhe me Algjerin) apo standardit relativ te mire te jetes. Ndoshta shume prej jush jane adoloshent dhe ca gjera nuk i dijn por ne 1990 ne Shqiperi s’kishte kafe,mish, vetem buke ndersa sot Shqiptaret jane mbi peshe, 70% kane makina nuk ka me nga dy familje ne nje apartament 1-1 po vila kudo. Pra standardi i jetes eshte rritur jashtezakonisht deri aty sa 700miljon dollar ne vite Shqiptaret i shpenzojn per te kaluar pushimet jashte shtetit. Konkretisht duhet qe ne te sjellim nje imazh real te vendit perpara sesa te presim nga te huajt. Nje ngjarje tjeter historike per permiresimin e imazhit eshte anetaresimi ne NATO. Shqiperia mori ftesen sepse plotesoj kriteret demokratike . Mbas anetaresimit ne NATO vendi yne futet ne ate bllok vendesh qe konsiderohen teper te sigurta per investime.

  20. Ardi thotë:

    23 Mars 2008 @ 4:28 pm

    Miredita adash!

    Ke bere nje analize interesante, por po te kujtoj se te tilla analiza bente dikur qeveria komuniste kur krahasonte arritjet e saj me kohen e Zogut, pra me vitet ‘38.
    Nuk po filloj te te numeroj te mirat e te keqijat e kohes se sotme se nuk kam kohe, por po te them vetem dicka se neqoftese nuk je i “verber” je nje aparitcik i bindur i Sale Rame Berishes “Skenderbeut” te koheve tona. Dil pak jo me larg rrezes 10km. perreth Tiranes te shikosh mjerimin dhe skamjen e atij populli dhe persa i perket shtepive qe ngrene ato jane pa kanalizime ujerash te bardha apo te zeza se pa le per energjine qe e marrin ku te mundin neper tela kuturu. Edhe nje here nuk po i hyj ketyre problemeve.
    Pa parate e emigracionit ai vend do te ishte edhe me keq se sot se sa per qeverite ato s’kane qene gje tjeter vetem mafie, ndoshta je dhe ti nje pjese e tyre, qe shkruan si nje militant pa llogjike. Te kujtohet parrulla “E duam Shqiperine si gjithe Europa”.Ne kete pike krahasoje Shqiperine pas dy dekadash dhe mos na trego 1milion turiste qe kane vizituar Shqiperine.
    Te uroj sherim te mbare

  21. Pjer Thomas thotë:

    23 Mars 2008 @ 7:40 pm

    Ardi; -…70% kane makina nuk ka me nga dy familje ne nje apartament 1-1 po vila kudo. Pra standardi i jetes eshte rritur jashtezakonisht deri aty sa 700miljon dollar ne vite Shqiptaret i shpenzojn per te kaluar pushimet jashte shtetit….

    Po flet per 1-2% te popullates, apo per tere shqiptaret. Nese flet per ter shqiptaret, me duket se nuk e ke par mire realitetin.

  22. 23-dimension Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Mars 2008 @ 11:57 pm

    Aktori kryesor ne kete teledrame luhet prej nje serbi. Do ishte interesante te mesohej prej nga sponsorizohej kjo teledrame.

  23. Artian thotë:

    25 Mars 2008 @ 12:20 am

    Cdo thenie per Shqiptaret por edhe per shume nacionalitete te tjere, ne bote eshte subjektive,dhe paragjykim. i qelimshem racis ose i zakonshem .
    Mos e cani koken
    Osa mire me qene shqiptar,o hej !

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.