“Forbes”: Jeni të fundit në botë për mbrojtjen e investitorëve
Kufizimet e energjisë elektrike dhe infrastruktura e dobët, shkaqet e situatës së vështirë për të bërë biznes.
Shqipëria mbetet vendi më i vështirë për të bërë biznes në rajon. Korrupsioni në vend mbetet i lartë, përparimi teknologjik i ulët dhe për mbrojtjen e investitorëve zëmë vendin e fundit në botë. Në raportin më të rëndësishëm që “Forbes” publikon, sqarohet se të drejtat e sipërmarrjes në Shqipëri janë të cenuara dhe ligji funksionon pak në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre me palët e treta. Kjo është panorama që revista prestigjioze “Forbes” jep për Shqipërinë. Vende të tjera fqinjë me Shqipërinë, por edhe më gjerë në rajon, vlerësohen se zbatojnë një legjislacion të plotë në mbrojtjen e të drejtave të sipërmarrjes. Renditja e tyre është në nivele të larta, duke treguar një tërheqje më të madhe për investimet e huaja. Vetë nivelet e ulëta të investimeve të huaja në Shqipëri, tregojnë për klimën e vështirë të biznesit që është në vend. Pavarësisht përmirësimeve në krahasim me një vit më parë, raporti e vlerëson Shqipërinë si një vend që vazhdon të jetë në tranzicion dhe me zhvillime të pakta në drejtim të përmirësimit të klimës së të bërit biznes.
Sipas raportit të realizuar nga “Forbes”, për mundësitë që vendet në të gjithë botën i japin biznesit, Shqipëria renditet e 77 në një studim prej 121 vendesh. Në krahasim me vitin 2007, Shqipëria ka bërë një përmirësim, duke u renditur në vendin e 77 në 2008, nga vendi i 111 që ishte vlerësimi i bërë për vitin e kaluar. Rritja ekonomike, sipas “Forbes” në vitin 2008 do të jetë vetëm 5 për qind, ndërsa problemet më të mëdha për klimën e biznesin në vend paraqiten në korrupsionin galopant dhe krizat e vazhdueshme të energjisë që prekin vendin. Por një pjesë të rëndësishme në këtë situatë tepër të pafavorshme, zënë edhe infrastruktura tejet e amortizuar dhe reformat e vakëta të qeverisë. Një përmirësim në nivelin e renditjes së vendit sjell edhe norma e papunësisë, që nga “Forbes” është marrë 13 për qind. Kjo është norma zyrtare që nuk tregon nivelin real të fenomenit të papunësisë, që nëse do matej me profesionalizëm dhe pa kritere politike, do të ishte 2-3 herë më i lartë. Siç thekson edhe Agjencia e Inteligjencës Amerikane (CIA), papunësia në Shqipëri i kalon 30 për qind.
Taksat, krahasimi me rajonin
Në vlerësimin që i bëhet vendit, shkaqet që bëjnë që klima e biznesit në Shqipëri të jetë e përkeqësuar nuk është niveli i taksave, por korrupsioni dhe presioni që ushtrohet ndaj sipërmarrjes. Krahasimi i nivelit të taksave e rendit Shqipërinë në të njëjta nivele si Maqedonia, Kroacia apo Turqia.
Por Shqipëria renditet në vend të fundit në botë, përsa i përket mbrojtjes së investitorëve, duke treguar se të drejtat e sipërmarrësve janë të cenuara në vend. Një tregues tjetër i rëndësishëm që le vendin në nivele të ulëta zhvillimi mbeten përmirësimi i teknologjisë dhe shpikjet e reja në të gjitha fushat, që mungojnë. Shumë vende në zhvillim e kanë të bazuar rritjen e shpejtë pikërisht në inovacionet teknologjike.
1 July 2008 @ 10:43 am
Ec aty dezinformacioni vazhdon. Ja artikulli original
http://www.forbes.com/business/lists/2008/6/biz_bizcountries08_Albania_CHI064.html
Shkurt, artikull (ai origjinali i Forbes) me nota pozitive per rolin aktiv te qeverise, ne saje te cilit Shqiperia leviz nga vendi 111 ne 77.
Shkrim dezinformues si ai ne lidhje me raportin e BB. Artikujt e gazetave (anti)shqiptare jepnin nje tablo me te zymte se Sudani, por po ta lexoje me kujdes zbuloje qe fliste per permiresime te dukshme ne te gjithe indikatoret (stabiliteti politik, kontrolli i korrupsionit, efektiviteti i qeverisjes etj.)
1 July 2008 @ 11:08 am
E lexova artikullin ne origjinal dhe me duket se autori i ketij shkrimi tek Shekulli e ka komentuar sakte dhe pa gabime. Hunter thote se artikulli flet me nota pozitive per rolin e qeverise, gje qe une nuk e konstatoj. Ajo qe me beri shume pershtypje eshte fakti se ne renditemi ne vendin e fundit persa i perket mbrojtjes se investitoreve. E pra nqs mbrojtja e investitoreve nuk eshte detyre e qeverise atehere une bie dakort me Hunterin, perndryshe ………………… nuk du me thone ndonje fjale te piset se ma canselojne pastaj. Por ju mereni me mend.
1 July 2008 @ 11:20 am
Te fundit e botes!? Kush ? Shqiperia? Shqipetaret? Apo Shekulli me gazetaret e saj? Jemi te fundit e botes thote shekulli ,por kete vit jemi ne vendin e 77-te nga 111 -ta qe ishim me pare.Po ,me PS-ne ne cilin vend ishim?Jo pergje, por te llogarisnim vete ne differencen? Shkrimin tim tek Shekulli i Zi ma hoqen per 2 minuta sepse e krahasova Edin me Enverin.Ndersa aty rrinte per jave te tera nje shkrim i nje serbi qe dinte shqip qe ofendonte te gjithe Kombin.Kjo eshte fytyra e vertete e gazetes Shekulli i Zi.
1 July 2008 @ 11:34 am
kokedhima si eshte me pagesat e taksave ?? ky shekulli me eshte bere sikur jep lajme funeralesh ,po per punen e mire te bashkise ka folur Forbes
1 July 2008 @ 11:36 am
Hunto te citimi te pakten ja ke fut kot.
“Duke u zvarritur, ne bisht te saj fqinjeve Ballkanike“, thote Forbes “Shqiperia po realizon kalimin e veshtire drejt nje ekonomie moderne tregu te hapur”
Ja c’thote per ekonomine kjo pjesa qe ke zgjedhur ti:
1.
Ekonomine e forcojne dergesat e pervitshme nga jashte … kjo ndihmon ne zbutjen e deficitit te larte (towering) tregtar
2.
Agriculture…is held back because of lack of modern equipment, unclear property rights, and the prevalence of small, inefficient plots of land
Energy shortages and antiquated and inadequate infrastructure contribute to Albania’s poor business environment, which make it difficult to attract and sustain foreign investment
4.
gjithashtu, qeveria po leviz ngadale per te permiresuar rrjetin kombetar te rrugeve dhe hekurudhave, nje pengese e hershme ndaj rritjes se qendrueshme ekonomike
Perkthimi im eshte bere shpejt e shpejt, por mendoj se thelbin e kam perkthyer drejt.
Artikulli i Forbes thote se ekonomia Shqiptare vuan nga:
1. Deficiti i larte tregtar (te cilin e zbusin emigrantet, ne punen dhe jeten e te cileve qeveria nuk ka asnje ndikim)
2. Bujqesia e pazhvilluar per shkak te:
- mungeses se makinerive moderne (e paincentivuar nga qeveria)
- problemit te prones (i pazgjidhur nga qeveria)
- fraksionimi i pronesise se tokes bujqesore (dhurate e qeverise se pare Berisha)
3. Mungesa e energjise dhe infrastruktura e dobet ne kete sektor (shteti nuk eshte se nuk ka investuar gjate viteve ne qeverise Berisha; ka inestuar e shume madje, qindra miliona euro, por jo ne infrastrukturen e energjise, por ne tunelin e Kalimashit…)
4. Rrjeti i amortizuar rrugor dhe hekurudhor (per permiresimin e te cilit, e thote shkoqur Forbes, qeveria po leviz ngadale)
Te gjithe keta faktore te marre sebashku bejne qe vendi yne te mos jete terheqes per investitoret e huaj.
Keto thote Forbes, te pakten tek ky paragrafi qe na ka sjelle ti.
1 July 2008 @ 11:43 am
Mos u merrni me analizen e Shekullit, qe dihet i pershtatet oreksit te pronarit te saj.
Kush ka qejf te diskutoje le te merret me analizen e artikullit te Forbes-it, qe eshte edhe burimi, apo baza e komentit te Shekullit.
1 July 2008 @ 11:43 am
“unclear property rights” - do te mjaftonte per t’i futur tmerrin cdo investori serioz.
1 July 2008 @ 1:08 pm
Nejse ku s’arrin te mbroj qytetarin e vet ska si mbrohet ma mir invest. i huj.Proporcionale ajo pun.Se di cila a lista e vendeve ku perfshihet SHQ. po nga 111 te77 per 1 vit ska ba ndojher arritje ma perparimtare.Pergezime Albania.
1 July 2008 @ 1:28 pm
finish, ketu ke faqen e pare te ranking te pergjithshem:
http://www.forbes.com/business/lists/2008/6/biz_bizcountries08_Best-Countries-for-Business_Rank.html
1 July 2008 @ 1:51 pm
FLM hunter pra kemi qene para 1 viti ne nivelin e 111(Gambas,kurr degju si emen.. 112 a sot Mauritania pra nje ide krijohet… dhe kemi lan mrapa RUSIN???? vendi 86 kurse ne ne vendin e 77…Jo keq pra se mendova mos kan ba nji ranking te vendeve te Botes se Trete…
1 July 2008 @ 1:52 pm
Gjithmon nese e vjetshmja ish e njajta PROCEDURE dhe liste…
1 July 2008 @ 3:46 pm
I fundit apo i pari eshte gjithmon subjektive. Varet nga e fillon numerimin
1 July 2008 @ 5:12 pm
rendesi ka qe autobusi u nis . ketu po ndertohet qdo dite dhe3 neser forbes do shkruaje me mire kur te ndertohen keto rruge qe po punohet
1 July 2008 @ 6:08 pm
Per te qene ne teme.
…The government has taken measures to curb violent crime, and recently adopted a fiscal reform package aimed at reducing the large gray economy and attracting foreign investment…eshte 300 milion dollar buxheti shtese per 2008.
Megjithate, gjithcka eshte relative. Ajo qe nuk eshte relative eshte se Berisha mbetet nje kriminel gjakpires dhe i shitur
1 July 2008 @ 9:22 pm
Gazeta boton lajmin, per lexuesin Shqiptar,jo per blogistat e militantistat.
Si mund te komentohet lajmi midis dy Shqiptareve.
Qytetari “B”-E lexove gazeten, ku Shqiperia rradhitet e 177 ne bote per sigurin e investitoreve?,3 vjet para ishim ne vend te 21.
Qytetari”A”-Po, e lexova,por e ke gabim,vjet ishim ne vend te 121,e kete vit 77.
Qytetari”B”-Ti te ben te humbasesh durimin.Mjafton titulli, te kuptosh se e ke gabim”Shqiperia e fundit ne bote per mbrojtjen e investitorve”
Qytetari”A”-Prap gabim e ke, te fundit ne rajon,jo ne bote.
Qytetari”B”-Rajon, bote, njesoj eshte,e shikon qe kam te drejte
1 July 2008 @ 9:57 pm
Hunter, se na cudite! Poshte eshte i gjithe shkrimi, dhe jo gjysma qe ty te eshte dukur si pozitive.
Po ta dish anglishten aq mire sa ti kuptosh edhe fjalite e paragrafet dhe jo vetem fjalet me fjalor, do e kuptosh qe ato qe permenden aty jane negativet.
Por nese ti i kupton, por do te na i shesesh ketu ndryshe, tjeter muhabet.
Per saktesi, tek artikulli ne anglisht ta kam bere bolt aty ku thote: “Tani per anen pozitive…” Pra kjo nenkupton ne anglisht (por edhe ne shqip) qe gjithcka tjeter e listuar me siper eshte negativja.
Se kam zakon te hyj ne debate politike, por je bere ketu tek Peshku mu si ata sekretaret e partise se qemotit.
Shih me poshte:
1 July 2008 @ 10:22 pm
Kot fare ..
Student shqiptar une do ta perktheja keshtu :
dhe jo si ti
nje ekonomie moderne tregu te hapur.. apo me shume hapje moderne, ne ekonomine e tregut!!
1 July 2008 @ 10:31 pm
PF,
une shoh me poshte, por ti shiko me lart ku artikullin te plote te Forbes (bashke me link) e kam vene qe ne fillim. Perpara se tema te bombardohej me komentet e zakonshme bazuar te artikulli i Shekullit. Nese eshte pozitiv ne pergjithesi ne drejtim, kete nuk e them une. Nese te bezdis fakti qe Shqiperia ka levizur nga vendi i 111 ne te 77, po shkeputet nga problemet e trasheguara mbi pronesine, infrastrukturen, energjitiken dhe gjithe kjo ka ndodhur gjate qeverisjes demokratike, nuk eshte problem. Nuk ndryshon gje. P.S. Paksi mendjemadhe komentet e tuaja mbi gjuhen, anglishten etj. etj.
Prsh
1 July 2008 @ 10:38 pm
Sidoqofte ze vendin e fundit ne BOTE per mbrojtjen e investitoreve. Dhe ketu besoj se nuk behet dallim vendas apo te huaj.
1 July 2008 @ 11:47 pm
Hunter!
Nuk ka me shurdh se sa ai qe nuk do te degjoje!
Nuk e di as moshen as pozicionin tend social (ne kuptimin se sa ushqehesh drejtperdrejt nga politika) por partitizmi yt eshte i tejskajshem. Kjo ta heq qe ne fillim cdo lloj kenaqesie diskutimi. Mua s’me bezdis fare kalimi nga vendi i 111 ne 77 e as ne te 33-tin. Mua me bezdis menyra dhe devocioni yt per te mbrojtur me cdo kusht, cdo mjet Partine tende te dashur nga kushdo qe mundohet ne ndonje menyre apo tjeter ta kritikoje apo te vere ne dukje ndonje gabim apo te mete te saj. Nje zell i tille ishte e veshtire te gjendej edhe midis Komisareve te Kuq te PPSH, dhe vertet nuk arrij ta kuptoj se si kjo mund te ndodhi per mbrojtjen e nje Partie Demokratike. Eshte thjesht kjo remineshence e te kaluares qe me beri te te shkruaj, dhe jane te gjitha aresyet e mesiperme qe me bejne mos ta vazhdoj me kete debat.
On the pozitive side mdjehem me mire tani qe t’i thashe
Prsh
2 July 2008 @ 12:14 am
Simbas artikullit te Shekullit qe eshte pjeserisht por goxha, dhe qellimisht dezinformues, “Shqipëria mbetet vendi më i vështirë për të bërë biznes në rajon.”
Me poshte jep renditjet e tabeles se Forbes, tabele e cila quhet “Vendet me te mira per te bere biznes”. Ketu kuptohet nuk i ndryshon dot renditjet Shekulli, dhe thote qe Shqiperia renditet e 77 nga 121 vendet qe jane aty.
Po tani eshte vendi me i keq sic e intepreton Shekulli ne fillim te artikullit, apo sic thote burimi i lajmit qe ka bere studimin, Forbes, qe thote eshte e 77 ne renditje? 77/121 i bie qe Shqiperia eshte ne 64th percentile, qe i bie se 64% te vendeve jane me mire se Shqiperia, por ama 46% jane me keq se Shqiperia. Dhe Shqiperia ka vajtur brenda nje viti nga 92 percentile ne 64 percentile, pra permiresim 28%, qe eshte permiresim shume i madh, dhe jo “ka pasur nje permiresim” sic thote Shekulli.
Sic eshte ajo shprehja anglisht, ke te drejte te kesh opinionin tend, po jo faktet e tua. Faktet jane ato qe jane, pavaresisht si mendon Shekulli apo Peshku, qe i gjuan keta artikujt me qiri ne dore:D
Artikulli gjithashtu nuk permend qe poshte Shqiperise ne renditje jane vende si Kina (79) dhe Rusia (86).
Artikulli gjithashtu thote qe “Rritja ekonomike, sipas “Forbes” në vitin 2008 do të jetë vetëm 5 për qind” . Po te mos e kesh haberin dhe ta lexosh kete, tingellon keq;obobo, vetem 5% do rritet. Po artikulli nuk permend qe, Danimarka p.sh. qe ishte e para ne liste, kishte rritje ne GDP sivjet, sa thoni juve? 1.7%
Tani duke iu referuar asaj pyetjes qe bera nese Peshku eshte i paanshem apo jo, ca i bie te mendosh me keto tema dhe artikujt dezinformues si puna e kesaj dhe asaj te BB, dhe tema te tjera si keto?
2 July 2008 @ 12:16 am
36% jane me keq se Shqiperia me nje fjale, se e paskam shkruar 46% gabimisht
2 July 2008 @ 12:20 am
Fshati qe duket s`do “Forbes”… po ne na eshte bo faqja si bytha…
del drejtori spitalit e thote s`kemi ilace se rru njeri…spitali s`ka uje, deri te henen s`ka operacione…so problem, kursejm noi pare ishalla vdesin deri atehere…
Me falni ca shkruan “forbsi” ka me rendesi, vazhdoni On the pozitive side…se mora vesh kush e ka perkthyer me mire…
2 July 2008 @ 12:34 am
odin m, puna eshte se artikulli i Shekullit nuk bazohet ne “del drejtori i spitalit”
As nuk eshte referendum apo vleresim i pavarur nga ana e Shekullit.
Eshte nje artikull i bazuar mbi cka thene dhe ca ka renditur Forbes.
Apo qeveria eshte mut muti dhe i ka fajet qe Shekulli e ka bere artikullin me qellim dezinformimi?
2 July 2008 @ 2:12 am
Bota po behet me e lumtur, sipas World Values Survey qe financohet nga qeveria e SHBA, dhe qe ben nje renditje te vendeve sipas shkalles se lumturise. Vendi me i lumtur rezulton Danimarka. Po jap listen. Per Shqiperine tone duhet me u shty nga fundi… pooooor, ja kemi hudh bottom five (pese me te ligjve pra).
Ja dhe lista
Vetem se na e ka dhi…. Iraku…
Per me hollesi:
“http://news.aol.com/story/_a/denmark-is-worlds-happiest-country/20080701135109990001″
2 July 2008 @ 2:56 am
O xhibo per cilin rajon flet shekulli e per cilin flet ti? Mesa di une ky rajoni yne nuk ka 121 shtete.. tu befsha te llogaritarit!!!!
Mua si biznes, Tropojanet(dhe nuk genjej hic) e tatimeve qe filluan pas zgjedhjeve te shkuara me cane trapin!!! Bojn c’bojne edhe lesho nga nje gjobe e nga nje buzqeshje e nga nje hajt nga zyra se e diskutojme. Po pa pik arsye mer! Shif si mund ta integrosh ket historine qe te thash te ato ekuacionet jo lineare te mbarvajtjes se puneve ne shqiperi.
Ne kutjum se ‘Xhibi Force e Re!’ po edhe ti..
2 July 2008 @ 3:00 am
Cheney, nuk eshte nevoja te besh si smart bythe

Lexo artikullin e Shekullit dhe linkun qe ka vene Hunter me poshte per raportin e Forbes dhe do e shikosh qe une shifrat nuk i shpika, ato i gjeta ketu midis jush
2 July 2008 @ 3:16 am
Uore xhibi,
Shekulli ka thone:”“Shqipëria mbetet vendi më i vështirë për të bërë biznes në rajon.”
Furbi e ka hap fjalimin me “Lagging behind its Balkan neighbors” dhe te ka dhone listen me 121 te persekutum! Nga gjith vendet e ballkanit ne kemi len mbrapa vetem Bosnjen, qe teorikisht o akoma ne lufte. ku ka dizinformu Shekulli? shife listen dhe do shofesh se i ke te gjith para.
Ca me tej per investor protection je ne sediljen numer 116 korrupsioni 80 etj etj Me ke matesh ti mer mik, me Kenian apo me Zambian? Chadid ja kemi njul rondshem i kena lon ne fun..
Ca flisni mer, plasa ne dyert e gjykatave per qef te tatimorve te ri te pangop; ju vini e na tregoni progresin, mbeshtetjen qe ne biznesi gezojme po nuk kemi sy ta shikojme..
2 July 2008 @ 3:25 am
He mer se Forbes e bo nga inati i Ypit dhe e Spiropalit, do me trem kot emigrantet.
2 July 2008 @ 4:03 am
Korigjim Gabimi
Ne germat me te zeza Z zevendesohet me S dhe M me N
Eh, gjithmone na ngaterron kjo shqipe e mallkuar!
2 July 2008 @ 4:35 am
Cheney, Une fola per shifrat qe jane gjera egzakte dhe se si Shekulli i ka keqparaqitur. Aty tek lista e 121 vendve te botes te renditura ka 36% te atyre vendeve qe jane me keq se Shqiperia, perfshi Rusine dhe Kinen, ti thua Shekulli ka te drejte qe thote Shqipria eshte me keq.
Mire pra, vajti plaka ne mulli, beri tre kulace me hi. Me rregull treshi i bie qe kot qe te vazhdojme te debatojme, se ti do kesh te drejte, po ashtu dhe Shekulli
Pikerisht
2 July 2008 @ 4:57 am
nuk e di qfare shkruan forbes e qfare ky gazetaruc por di se ne shqiperi ka shume biznese te huaja e po fitojne shume . ka 18-vjet qe kane filluar te hyjne keto biznesee asnje nuk falimentoi apo u largua pa fituar , prandaj keto gazeta jane bere si te ai filmi me partizan ku kryetari i thonte abedinit ,,,sheno ti abedin sheno,,,
2 July 2008 @ 5:02 am
O xhibo, zbrit nga kali o kapedan!
sic e ke cituar vet, shekulli(qe te *hjefsha shekullin) ka then qe ne krahasim me vendet e rajonit jemi ne fund!!!!! A eshte e vertete ne baz te ’shifrave egzakte’? PO!! jemi mbrapa te gjithve, pervec se Kines dhe Rusise qe ti na i fute ne rajon? Po!!
A po e vuj une ket qeverisje dhe a eshte po aq abuzive sa ajo e kaluara? Ne mos njesoj, pak me shume!!!
xhib, naje menjen o ne kualicon te perhershem me hunterin, ose force e re!
2 July 2008 @ 8:09 am
Menyra se si specialistet perkates te huaj e konceptojne dhe e interpretojne perparimin e nje vendi (Shqiperine etj) ndryshon nga menyra shqiptare. Ne diskutimet e analisteve shqiptar per raportet nderkombetare ne lidhje me Shqiperine, ndikojne pikpamjet e tyre politike, dhe mardheniet e interesave te ngushta me politikanet etj. Keshtuqe ne kesi rastesh eshte e veshtire te gjesh nje gjykim objektiv nga ana e tyre. Personalisht preferoj tu besoj shifrave, te cilat flasin me shume se çdo opinion i dhene nga kushdo.
2 July 2008 @ 11:06 am
se ku jemi e dime vete me mire se “forbes” apo eshte ngushellim per dike se kemi bere disa vende perpara…
rezultatet jane gjithmone relative, ti mund te mos kesh bere asnje permiresim dhe te tjeret kane bere hapa mbrapa, prandaj eshte diskutim i kote…
me statistikat luhet shume dhe perdoren ne shumicen e rasteve per te mashtruar opinionin…statistika vertet te pavarura nga nje opinion ose tjeter gjen shume rralle…
statistikat e sakta ne kuptimin e vertete te fjales kushtojne shume…
2 July 2008 @ 12:11 pm
Cheney nuk eshte puna jo me hunterin apo me s’hunterin.
Puna eshte qe ai artikull i Shekullit ben mu qe tutje tu qe eshte dezinformues, si shume artikuj te tjere. Tani kot te bejme lojra fjalesh?
Se pari dhe ne rajon nuk jemi ne te fundit, eshte Bosnja. Tani prap me rregull treshi ti e nxjerr qe Bosnja nuk quhet se qenka akoma ne lufte.
Po kryesorja, krahasimi behet se pari me veten. 28% permiresim eshte shume rritje e madhe, per te vene tituj te tille bombastike shekulli, apo per te paraqitur statistikat te ndara ne pjeseza ne menyre te tille qe si e si ta nxjerrin Shqiperine me keq. P.sh. thote eshte e 77-a ne liste. Po ajo shifer nuk ka vlere ne vetvete, se nese jane gjithsej 77 dhe ti je 77 je i fundit, nese jane gjithsej 1077 dhe ti je 77 je diku nga fillimi fare. Shifra relevante ne kete mes eshte renditja ne krahasim me veten dhe me te tjeret. Me veten Shqiperia eshte permiresuar 28% dhe ne krahasim me te tjeret, 64% e tyre jaen me mire se Shqiperia dhe 34% jane me keq.
Pra gjerat pasqyrohen ne total, nuk gjendet nje parameter qe eshte me keq dhe vihet si titull artikulli dhe pastaj tjetersohen dhe parametrat e tjere.
Nejse kot qe ta zgjat, se dhe te kishte bere Shqiperia 100% permiresim, prap do gjenit nje parameter juve diku qe ta theksonit me shume se te tjeret
2 July 2008 @ 12:16 pm
Odin, i modh!
hallall nickun!
2 July 2008 @ 12:45 pm
Ku konkursi ku kemi bere perpara, per cfare ishte?
Mos ishte “kush e hudh suren me larg”?
Na e spjegoni mer ca do me thone se kemi bo perpara ne liste.
2 July 2008 @ 5:54 pm
Qe te permisohet klima e biznesit, i bie qe mavria jone i telekomanduar, te heqi jo vetem militantet partiak te PD e PS nga tatimet, por dhe shefat e saj qe i vijne nga mbrapa liste, qe eshte lista po atyre te telekomanduarve. Vetem ne kete menyre ju pritet rruga allishverishteve, kontrrolleve te padrejta te nje klani qe i komandon keta, dhe njekohesisht i hap rruge konkurrences, gje per/ndaj kane frike pikerisht oligarket, siç i quajne dhe kendej.