“About Schmidt” në ShBA dhe në Shqipëri…
Duke lexuar faqet e të huajve që jetojnë në Shqipëri hasa në krahasimin e mëposhtëm në Annasblog:
Foto në të majtë është nga reklama e filmit “About Schmidt” në shitje në ShBA. Foto në të djathtë është nga disku i filmit të shitur në mënyrë të paligjshme në Shqipëri. Vini re që në kopjen e shitur në Shqipëri personazhi kryesor në foto (Jack Nicholson) ka në duar një pistoletë. Ku është problemi këtu? Në film s’ka dhunë dhe përdorim armësh, kështu që arma mbi kapak është shtuar nga kopjuesi i filmit. Si duket ne Shqiptarët kemi nevojë për pak dhunë që të na duken filmat interesant.

16 April 2006 @ 3:30 pm
Se di nese e keni pare por vete filmi eshte shum shum i merzitshem,tregon jeten e thate dhe boshe te nje pencionisti qe eshte Schmid,dhe veç pistolete qe nuk figuron kerkund :).E per ta shitur kopjuesi nuk ka hezituar ta ‘rregulloje’ pa marre parasysh zhgenjimin e bleresit…..gjetje e zgjuar per interesa individuale por aspak e drejte!
16 April 2006 @ 10:58 pm
Gjeniale sidoqofte. About Schmit eshte film intersant, drame e fuqishme njerezore dhe loje e shkelqyer e Nicholson, sidoqofte jo shume vete do tundoheshin nga pershkrimi im, e per keta vlen pistoleta.